Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
I mbijetuari qe jeton ne rrenojat e galerive te Krastes

Publikuar me : 14.02.2011 Ne : Kronike - 68 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

I mbetur mes kater rrugeve, nje nga personat me te prekur prej tragjedise se Gerdecit eshte rikthyer ne vendlindjen e tij


Uran Deliu Ende nuk kam mundur te ndertoj nje shtepi per te futur koken, ndaj u ktheva ne Martanesh


Eshte rikthyer, aty ku ka lindur, mes maleve te larta dhe fshatrave te harruar te Martaneshit. E kjo nuk ka qene, nje zgjedhje e tij, si ne ato raste kur njeriu merr arratine per rifilluar gjithcka nga para. Nuk eshte ky rasti i Uran Deliut, nje prej personave qe ka vuajtur me se tepermi tragjedine e Gerdecit.


Urani ka marre arratine i detyruar, ai la Tiranen per tu kthyer mes maleve, sepse fshati ku eshte lindur, Peshke i Martaneshit, eshte i vetmi vend ku mund te fuse koken, tash qe shtepise se tij ne Gerdec nuk i kane mbetur as rrenojat. Pas dy vjet endjesh neper dhomeza te paguara me qira ne kthinat e Tiranes, Uran Deliu eshte detyruar te kthehet ne fshatin e tij. Tre vjet pas tragjedise se Gerdecit ka vetem shpirtin gjalle.


Premtimet e bera aso kohe nga qeveria jane harruar, ashtu sic eshte harruar dhe tragjedia e tij. Burrin qe humbi pese familjare te vetet nga shperthimi i fabrikes se Gerdecit, e gjejme mes maleve te Krastes. Buken e gojes e fiton duke u rropatur ne galerite e kromit. Pune e lodhshme kjo, por Urani ka ende krahe te forte per te germuar dheun.


E nderkohe, si kazme i gerryen shpirtin ndjenja e padrejtesise qe po i behet, mosdenimi i autoreve te vrasjes se njerezve te tij me te shtrenjte. Per te kerkuar drejtesi, Uran Deliu i ka shkruar deri edhe kryeministrit, por sic i rrefen gazetes Shekulli, ende deri me sot nuk eshte realizuar qofte dhe nje prej premtimeve qe kryeministri Berisha beri ne ato dite kur mori te tatepjeten jeta e Uran Deliut.


Z. Deliu, a mund te me thoni ku jetoni tani?


Ne shtepine time, ne Gerdec nuk mund te kthehem me. Per mua eshte shume e veshtire te jetoj ne ate vend, nderkohe qe sot e kesaj dite ende nuk di se kush do te mbaje pergjegjesi per njerezit e mi me te shtrenjte, djalin 3-vjecar, gruan shtatzene, nenen, babane dhe vellane. Ndaj, as qe e mendoj me te rikthehem atje.


Por, edhe sikur te dua, zona ku ishte shtepia ime, sot konsiderohet zone ushtarake dhe mua nuk me lene te shkoj, qofte dhe per te vendosur nje tufe lule ne nder te te afermve te mi qe mu shuan brenda nje dite. Ndaj, qe prej asaj kohe kam jetuar me qira neper zona te ndryshme te periferise se Tiranes.


Qira banese qe jam detyruar ti paguaj vete. Pas tragjedise, na u tha se shteti do te paguante qirane e shtepise, por per vitin 2010 une i kam paguar vete te gjitha. Ne keto kushte, kur gjate gjithe kesaj kohe jam detyruar te endem gjykatave, sepse te gjitha dokumentet ishin ne emrin e babait tim te ndjere, u detyrova te kthehem ne fshatin tim,


Po ku jetoni?


Ne shtepine e tim vellai, ne fshat, nderkohe qe punoj ne galerite e kromit. Aty punoj gjithe diten per te fituar buken e gojes, nderkohe qe jetesen ketu e shihni vete...


Mendoni se do te jetoni gjate ketu?


Nuk e di. Por te pakten kam nje vend pune. Ku te shkoj tjeter?! Ne Tirane nuk kam ku te ndertoj nje shtepi, ndersa per pune as qe behet fjale. Keshtu qe per momentin rikthimi ne Martanesh ishte mundesia e vetme per te mbijetuar.


Pas tragjedise se ndodhur ne mars te 2008-es, Kryeministri Berisha premtoi se familjeve te prekura nga kjo tragjedi do tiu kompensohej cdo dem i pesuar.


Ju nuk keni perfituar?


Edhe pse kam qene ne nje gjendje shume te rende e mbaj mend shume mire, qe kryeministri Berisha na thoshte se mjaftonte qe ne te hapnim gojen dhe do te na plotesohej. Ndersa tani, as nuk denjojne te na degjojne per shqetesimet qe kemi, dhe keto shqetesime nuk jane privilegje qe ne kerkojme, jane ato qe na kane premtuar, te cilat per ne do te thote kushte te domosdoshme jetese.


Si kane qene keto tre vitet e fundit per ju?


Ka ndodhur ajo qe une jam detyruar sot te kthehem ne vendlindjen time si nje mundesi te vetme per te mbijetuar. Per dy vjet rresht jam endur gjykatave, per te nxjerre nje akt trashegimie qe te perfitonim demshperblimin per shtepine e rrenuar. Me pas, bashke me tim vella mezi siguruam nje cope toke ne Farke.


Kryeministri na premtoi qe token per shtepine e re do te na e falte. Por ne e kemi blere, si cdo kush tjeter qe gjen nje cope toke dhe e blen. Me parate qe qeveria na dha, si demshperblim per viktimat, kemi blere ate cope toke, por ende nuk kemi mundur te ndertojme nje shtepi. Gjithsesi, ajo shtepi ka per te qene e tim vellai, se sa per mua, tani per tani jam ketu, e nuk e di se cdo te ndodhe.

A jeni ne dijeni qe para pak ditesh kane rifituar lirine, Delijorgji, Minzolli dhe Pinari?


Po. Madje, nuk me ka bere asnje impresion ky lajm, sepse per mua nuk jane ata njerezit qe vrane djalin tim 3-vjecar, gruan, vellane, nenen dhe babane. Ata jane thjesht njerez qe kryenin biznes ne emer te shtetit. Shteti ma solli ate fabrike vdekje ne shtepine time. Pa dijenine e shtetit asgje nuk ndodh. Ndaj, une vrasesit e familjes sime ia kerkoj shtetit. Jo atyre personave qe per tre vjet rrjesht na i nxorren ne banken e te akuzuarve dhe me pas dihet qe do te fitonin lirine.


Ju thoni se ia kerkoni fajtoret e tragjedise shtetit, kujt konkretisht?


Po shteti fillon me kryeministrin e me pas me institucionet qe kane lejuar dhe licencuar ndertimin e asaj fabrike ku gjeten vdekjen 26 persona dhe u shua nje fshat i tere. Pergjegjes per mua jane ata dhe sa te jem gjalle, nuk do te ndal se kerkuari te verteten e kesaj tragjedie, dhe njerezit qe kane organizuar gjithcka qe une sot te mos kem prane njerezit e mi me te shtrenjte.


Kjo do te thote se ju nuk keni me besim tek drejtesia shqiptare?


Duke pare ecurine e procesit, nuk besoj se jam vetem une qe nuk beson tek drejtesia shqiptare. Por, megjithese do te jete e kushtueshme, ne do ti drejtohemi edhe gjykatave nderkombetare, dhe une jam i sigurt qe njerezit qe gjeten vdekjen nga kjo tragjedi nje dite do te prehen te qete.


Martaneshi, streha e fundit e te mbijetuarve te Gerdecit


Nga qendra e komunes se Krastes deri ne lagjen Peshke te duhet te ecesh me makine rreth 30 minuta. Rruga gjarperon mes malesh te thepisura dhe vetem me nje fuoristrade ndjehesh i sigurt. Po vendasit te thone se, fale Zotit, bora nuk ka mbajtur shume kete dimer, e rruget jane fatmiresisht te hapura. Ne rreze te maleve sheh galeri te braktisura minierash, ndersa ne zemren e tij jane hapur shpella aq te medha sa qe te tmerrojne, vendet ku, duke germuar per mineral, vendasit mbajne frymen gjalle.


Gezimin e gjejme ne shkolle, ne oren e mesimit, por, per fat, nuk na u desh shume te prisnim. Ne pamje te pare, ky burre rreth te 50-ve duket se i eshte dorezuar kushteve te veshtira te jetes se tij te thjeshte, ne kete fshat te humbur ku me zor heq osh ditet pa shpresuar tek e nesermja.


E ne fakt, keshtu eshte. Sapo nis te flase Gezimi, te zbraze nje thes me halle te perditshme, te cilat i kane vene nje korace aq te forte dhimbjes se tre viteve me pare, sa duket sikur e kane shuar. Te mbijetosh qenka me e veshtire se te vdesesh, - thote Gezimi. Gruan, Fiqireten, ia kane pushuar nga puna.


Ndersa vete po mban me thonj ate cope pune si mesues ne shkollen e fshatit, ku i jep vete te gjitha lendet se ska mesues te tjere. Nuk ia ka plasur shpirtin puna, por padrejtesite e njepasnjeshme qe po i behen familjes se tij. Ku nuk ka trokitur, madje ka shkruar dhjetera letra edhe kryeministrit Berisha. Por gjithkund ka gjetur dyert e mbyllura. Pasi ndodhi tragjedia, kryeministri Berisha me tha se mjaftonte qe une te hapja gojen dhe gjithcka do te plotesohej, ndersa sot ne jemi me te harruar se kurre.


Para pak kohesh, me shpirt nder dhembe kam shkuar per te takuar Ministrin e Mjedisit, Fatmir Mediun, per te gjetur nje pune per djalin e tim vellai qe ka mbetur jetim nga shperthimi i fabrikes se Gerdecit. Sekretarja na tha se ai ishte ne Vjene e nuk na priste dot. Tashme dhe Urani eshte detyruar te kthehet ne fshat, te jetoje bashke me mua ketu, - tregon mesues Gezimi. Familja Deliu jeton rreze malit, ne fshatin e quajtur Gjom.


Gezimit i duhet cdo dite te ece 40 minuta ne kembe per te shkuar ne shkollen e fshatit perballe. Tashme, me rrogen e tij mbahet e gjithe familja prej 9 vetash. Ne diten e tragjedise, ai se bashku me femijet e tij, ndodheshin ne Martanesh, nderkohe qe gjithe pjesa tjeter e fisit u shkrumbua ne rrenojat e fabrikes.


Ne Martanesh tashme eshte kthyer edhe Urani. Nje shtepi dykateshe dhe pak bahce eshte e vetmja prone e mbetur e kesaj familje. Gezimi thote se e ka ndertuar te gjithen me krahet e tij, ashtu sic ndertuan dhe dy vellezerit e tjere shtepite ne Gerdec. Sic e shikoni, ketu nuk ka me asnje mundesi per te jetuar.


Ne nuk duam te na falin, apo te na meshirojne per cfare ka ndodhur, por duam te drejten tone. Na shkretuan dhe sot ende nuk kemi nje truall per te ndertuar shtepine. Na premtuan gjithcka dhe sot na kane detyruar te rikthehemi maleve, - vazhdon Gezimi. Nga sa rrefen mesuesi duket se shpresa per nje jete me te mire eshte rrenuar diten qe shpertheu Gerdeci. Dhimbja e te humburve eshte lene menjane, tashme vret me teper pasiguria dhe e ardhmja e te mbijetuarve.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kunati i ministres Bregu ne gjyq per lotarite pa licence

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 86 here.
Kunati i ministres Bregu ne gjyq per lotarite pa licence  Majlinda Bregu / Foto arkiv Flamur Vezaj Kunati i ministres së Integrimit, i pandehuri Ervis Gjecaj, i njohur ndryshe si ish-ortaku i bosit të organizatës mafioze “Sacra Corona Unita”, italianit Albino Prudentino, dërgohet në gjyq me cilësinë e të pandehurit për akuzën e “Organizimit të lotarive të palejuara”. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të organit të akuzës dhe Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ku sekretaria e kësaj të fundit, me anë të...Lexo te gjithe artikullin »


» Alarm i rreme per bombe tek ish-parku “Rinia”
» Prendi e Llupo tentojne lirine me procedure
» Aksidenti ne Himare, dyshime per frenat e autobusit
» Autobusi mbeti i varur ne bordure, vajzat ne panik prishen ekuililbrin
» Alarm per bombe tek ish-parku “Rinia”
» Alarm per bombe tek “Tajvani”
» Lezhe, pezullohet aplikimi per pasaporta
» Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen sot ne Austri
» Durres, grabitje me arme ne mes te qytetit
» Vlore, plagoset 40-vjecari nga 2 vellezer

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit