Publikuar me : 30.09.2011 Ne :
Kronike - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një 31-vjeçar është qëlluar dy herë me thikë, mjet të cilin nuk ka hezituar ta përdorë ish-vjehrra e tij për shkak se i kishte ndarë vajzën me të cilën idëmtuari ishte martuar. Ngjarja ka ndodhur orët e mbrëmjes së djeshme në qytetin e Vlorës.
Dëshmitarë okularë pohojnë se kanë parë dy familjarët të shkëmbejnë fjalë e më pas gruaja ka qëlluar me thikë në drejtim të tij, duke u larguar fill pas kësaj. Sipas dëshmive ata kanë debatuar fillimisht dhe më pas befas 48-vjeçarja ka nxjerrë thikën nga çanta dhe ka goditur dy herë dhëndrin e saj.
48-vjeçarja ka folur shumë pak në polici duke mos pranuar të japë shumë detaje, por ka shpjeguar se dhëndëri i ka ndarë vajzën. Sipas të njohurve të çiftit, vajza ka prishur një martesë të mëparshme për tu lidhur me 31-vjeçarin, ndërkohë që një divorc i dytë ka rezultuar traumatizues për nënën e vajzës.
Autorja është Bukurie Bajramaj, vjehrra e të dëmtuarit. 31-vjeçari i dëmtuar është transportuar për në spitalin Rajonal Vlorë, ku ka marrë edhe ndihmën mjeksore. Sipas mjekëve 31 vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gruaja ndodhet në ambientet e komisariatit të Vlorës ndërsa ndaj saj po dokumentohet akuza “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.
Anila Peçi