Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
I semuri mendor vret babane

Publikuar me : 06.04.2011 Ne : Kronike - 141 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

FIER - Vret te atin vetem pak dite pas daljes nga spitali. Policia arrestoi dje 45-vjecarin Aleko Rrapi, i cili akuzohet per vrasjen e babait te tij 84-vjecar, Koli Rrapi. Ngjarja mesohet se ndodhi mbremjen e se henes, por trupi u gjet mengjesin e se martes nga nje e aferme e familjes. Burimet nga policia thane se nuk dihet cila ka qene biseda e fundit babe e bir, por djali kishte vetem rreth nje jave qe kishte dale nga spitali psikiatrik i Vlores, ku kurohej prej disa vitesh.

84-vjecari u vra ne menyre cnjerezore nga i biri me probleme psikike. Familja jetonte ne lagjen Mbrostar Ferko te Fierit. Sipas burimeve nga policia, Koli Rrapi u qellua me mjete te forta nga i biri. Banoret te cilet kane degjuar britma ne familjen e te moshuarit kane menduar se ka qene normale, pasi, sipas tyre, djali 45-vjecar ushtronte shpesh dhune mbi te atin.

Nga hetimet e para rezulton se Aleko Rrapi ishte larguar kohe me pare nga Shqiperi bashke me te vellezerit, te cilet jetonin ne Amerike. Vellezerve u eci fati, ndersa Aleko perfundoi ne burg. Pas kryerjes se denimit ai u kthye ne Shqiperi gati pese vjet me pare, prane familjes se vet. Qe atehere mesohet te kete shfaqur probleme mendore. Here pas here 45-vjecari kurohej ne spitalin e Vlores dhe me pas kthehej ne shtepi.

Banore te lagjes ku banonte familja Rrapi thone se djali e keqtrajtonte te atin jo rralle pasi kthehej nga spitali. Madje, sipas tyre, edhe policia ka qene e pranishme ne disa raste, por dhuna ndaj te moshuarit nuk eshte ndalur. Madje, edhe vete banoret i druheshin 45-vjecarit.

Pak dite me pare, Aleko ishte serish ne spitalin e Vlores. Ai doli vetem 4-5 dite me pare, nderkohe qe te henen ne darke, banoret ridegjuan britmat nga shtepia. Mengjesin e se martes, nje e aferme, e cila i sherbente te moshuarit pas vdekjes se bashkeshortes, e gjeti te vdekur 84-vjecarin. Policia arrestoi djalin 45-vjecar.

E pyetur lidhur me ngjarjen, drejtoresha e spitalit psikiatrik te Vlores, nuk pranoi te jape asnje deklarim, ndersa u shpreh se per 45-vjecarin duhet te shprehet mjeku i familjes, si dhe Drejtoria e Shendetit Publik.

Brenda nje jave eshte hera e dyte qe te semuret mendore shkaktojne vdekjen e personave. Me daten 28 mars nje 26-vjecar vrau me mjete te forta nje 9-vjecar i cili po luante ne oborrin e nje fqinji me nje tjeter femije.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kunati i ministres Bregu ne gjyq per lotarite pa licence

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 86 here.
Kunati i ministres Bregu ne gjyq per lotarite pa licence  Majlinda Bregu / Foto arkiv Flamur Vezaj Kunati i ministres së Integrimit, i pandehuri Ervis Gjecaj, i njohur ndryshe si ish-ortaku i bosit të organizatës mafioze “Sacra Corona Unita”, italianit Albino Prudentino, dërgohet në gjyq me cilësinë e të pandehurit për akuzën e “Organizimit të lotarive të palejuara”. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të organit të akuzës dhe Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ku sekretaria e kësaj të fundit, me anë të...Lexo te gjithe artikullin »


» Alarm i rreme per bombe tek ish-parku “Rinia”
» Prendi e Llupo tentojne lirine me procedure
» Aksidenti ne Himare, dyshime per frenat e autobusit
» Autobusi mbeti i varur ne bordure, vajzat ne panik prishen ekuililbrin
» Alarm per bombe tek ish-parku “Rinia”
» Alarm per bombe tek “Tajvani”
» Lezhe, pezullohet aplikimi per pasaporta
» Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen sot ne Austri
» Durres, grabitje me arme ne mes te qytetit
» Vlore, plagoset 40-vjecari nga 2 vellezer

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit