Publikuar me : 15.09.2011 Ne :
Kronike - 97 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Arrest në burg me afat 20 ditë vendosi Gjykata e shkallës së parë në Shkodër për shtetasin Frrok Mhill Toma 45 vjeç, lindur e banues në fshatin “Lekaj”, Komuna Shalë, e rrethit Shkodër, me detyrë roje i godinës së Komunës “Shalë” të rrethit Shkodër.
Ai akuzohet për vënien e zjarrit në godinën e Komunës Shalë. Vetë i akuzuari nuk ka pranuar t`i përgjigjet asnjë prej pyetjeve të drejtuesit të seancës, por me anë të avokatit të tij deklaroi se është i pafajshëm.
Lidhur me këtë ngjarje, policia deklaroi se zjarri ishte i qëllimshëm, ndërsa drejtuesit e PS kanë akuzuar për këtë ngjarje eksponentë të PD pasi sipas tyre pas humbjes së kësaj komune përfundimisht , me vendim të kolegjit zgjedhor, duhet të fshihej abuzimi e vjedhja e bërë nga drejtuesit e mëparshëm të saj që ishin të PD.
Anila Dushi