Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ilacet, me cmime si Greqia dhe Maqedonia

Publikuar me : 02.02.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 77 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Çmimi final që do të hyjnë në Shqipëri do të përcaktohet nga një Komision i posaçëm prej gjashtë specialistësh nga Minstria e Shëndetësisë, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë si edhe ISKSH-ja. Vendimi është marrë dje në mbledhjen e qverisë. Komisioni do të marrë nga kompanitë farmaceutike ofertat për të gjitha llojet e ilaçeve që ato importojnë në vend dhe do t’i krahasojë ato me çmimet me të cilin një ilaç hyn në shtete si Greqia, Italia apo Maqedonia.

Në çdo rast, sipas vendimit të qeverisë, çmimi që do të aplikohet mbi ilaçet do të jetë ai minimal në të treja këto vende. Komisioni nuk do të marrë në shqyrtim çmimin final që aplikojnë këto vende nëpër farmaci për ilaçe të caktuara, por koston me të cilen një medikament vjen deri në doganë. Pjesë e këtij çmimi është kosto e blerjes, transporti, siguracioni dhe taksat. Në rast se një medikament nuk gjendet në listën e atyre që përdoren në një nga këto vende, do të merret për referencë kostoja me të cilën ilaçi hyn në shtetin më të afërt gjeografikisht që ka Shqipëria. Çmimet e barnave do të publikohen më pas në faqen online të Ministrisë së Shëndetësisë.

Vendimi i qeverisë vjen pas një serë ndryshimesh në sektorin e shëndetësisë siç është aplikimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar tek ilaçet në masën 10 për qind. Ndryshimet ligjore kanë hyrë në fuqi që prej shkurtit të vitit 2011 dhe prej asaj periudhe qytetarët ankohen për një rritje të mëtejshme të çmimit të ilaçeve, tregues të cilët janë pasqyruar edhe në raportet e INSTAT.




TVSH për shërbimet spitalore dhe qendrat estetike

Ekzekutivi miratoi në nëntor të vitit të shkuar një udhëzim të posaçëm për përfshirjen në skemën e TVSH-së edhe të disa shërbimeve të tjera spitalore por edhe të ngjashme. Sipas këtij udhëzimi, tatohen 10 për qind të gjitha furnizimet që shërbejnë për kujdesin spitalor, atë të ambulancave të lagjeve apo edhe urgjencave. I njëjti tatim do të jetë për ekzaminimet mjekësore të ofruara si nga spitalet shtetërore ashtu edhe nga privatët. TVSH 10 perqind aplikohet mbi të gjitha furnizimet në mjete materiale që mundësojnë punën e përditshme. Në listën e shërbimeve mbi të cilat do të aplikohet TVSH 10 për qind, janë edhe shërbimet e analizave mjekësore, kimike për diagnostikim, analizat mjekësore; shërbimet e ofruara në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë profesionale si mjek ose profesione të tjera mjekësore të licencuara si të tilla, të cilat bëhen për qëllime të kujdesit për shëndetin; ekzaminimet mjekësore për lëshimin e certifikatave mjekësore të aftësisë për personat. TVSH-ja ka filluar të aplikohet plotë edhe për çdo shërbim që merret nga qendrat estetike.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit