Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
ILO Kriza ekonomike boterore po diskriminon emigrantet

Publikuar me : 17.05.2011 Ne : Sociale - 236 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kriza ekonomike dhe sociale boterore ka rritur rrezikun e diskriminimit per grupe te caktuara, sidomos punetoret migrante. Ky eshte rezultati i studimit te Zyres Nderkombetare te Punes (ILO) te cilet bene te ditur raportin Boteror mbi Barazine ne Pune 2011 .


Koherat e veshtira ekonomike jane nje terren i favorshem per diskriminim ne pune dhe me gjere ne shoqeri. Ne e verejme kete gje me rritjen e zgjidhjeve populiste, thote Drejtori i Pergjithshem i ILO-s, z. Juan Somavia, duke shtuar se kjo kercenon arritjet e disa dekadave.


****


Raporti i titulluar Barazia ne pune Sfide e vazhdueshme, citon organe per barazine, te cilet kane marre nje numer ne rritje ankesash cka deshmon se diskriminimi ne vendin e punes eshte bere me i larmishem, dhe se diskriminimi mbi baza te shumefishta po behet rregulli dhe jo perjashtimi. Ky raport gjithashtu paralajmeron se ne periudha renieje ekonomike ekziston nje tendence per ti dhene prioritet me te ulet politikave anti-diskriminuese dhe te drejtave te punetoreve ne praktike.


Masat e rrepta dhe shkurtimet ne buxhetin e administrates se punes dhe sherbimeve te inspektimit, si dhe fondeve ne dispozicion te organeve te specializuara qe merren me barazine dhe mos-diskriminimin, mund te kompromentojne ne menyre serioze aftesine e institucioneve ekzistuese per te parandaluar qe kriza ekonomike te shkaktoje me shume diskriminim dhe pabarazi, thote raporti.


****


Raporti veren forma te reja diskriminimi ne pune, nderkohe qe sfidat e meparshme vazhdojne te ekzistojne dhe u eshte dhene zgjidhje vetem pjeserisht. Midis gjetjeve kryesore te raportit jane Pagat e femrave jane mesatarisht sa 70 deri 90 per qind e pagave te meshkujve. Megjithese jane prezantuar rregulla me elastike persa i perket orarit te punes si element politikash me te favorshme per familjet, diskriminimi qe ka te beje me shtatezanine dhe amesine vazhdon te jete i zakonshem.


Ngacmimi seksual eshte nje problem i rendesishem ne vendin e punes. Me te prekur jane femrat ne moshe te re, me varesi ekonomike, femrat beqare apo te divorcuara dhe punetoret migrante, nderkohe qe meshkujt qe kane pasur eksperienca ngacmimi seksual priren te jene te rinj, homoseksual ose anetare te minoriteteve etnike apo raciale.


Punetoret migrante perballen me diskriminim te gjere persa i perket aksesit ne punesim, dhe shume prej tyre diskriminohen mbasi punesohen, perfshire ketu dhe pjesemarrjen ne programet e sigurimeve shoqerore,- behet e ditur ne raportin e ILO-s duke shtuar se te diskriminuar jane edhe personat qe vuajne me virusin HIV/AIDS, personat me aftesi te kufizuara, personat obez etj.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Telashe te tjera per Xhon Travolten

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 28 here.
Telashe te tjera per Xhon TravoltenFaqja e pare e "National Enquirer" Së fundmi, ai është akuzuar nga disa meshkuj për sulme seksuale, por ditët e fundit, Xhon Travolta e ka gjetur veten në faqen e parë të një reviste i veshur si femër. Revista “National Enquirer” thekson se fotot nga janë marrë nga asnjë prej filmave të Travoltës, por janë personale. Travolta shfaqet në foto veshur me një fustan të bardhë me një rrip ngjyrë kafe, vëthë dhe varëse me perla. Pamja femërore e Travoltës...Lexo te gjithe artikullin »


» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit
» Pyjet po kthehen ne pemishte per te fituar subvencionin
» Politikanet kosovare kane me shume pasuri se sa ka shteti
» Ka mbetur vetem… Ulkonja!

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit