Publikuar me : 28.12.2011 Ne :
Sociale - 75 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Imami i qytetit Kusan në Turqi ka thënë se babagjyshi i Vitit të Ri nuk është i ndershëm sepse futet në shtëpitë e njerëzve nëpërmjet oxhakut dhe jo nga dera.
Imami Suleyman Yeniceri e bazon gjykimin e tij në librin e shenjtë të islamit, Kuran, i cili urdhëron besimtarët të hyjnë në shtëpi vetëm nga dera.
“Babagjyshi futet nëpër shtëpi nga dritaret apo oxhaku. Nëse do të ishte i ndershëm, do të hynte nga dera, siç hyjmë të gjithë”, është shprehur imami i qytetit veriperëndimor turk.
G.N. / Redaksia Online