Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Importi i energjise elektrike thellon deficitin tregtar

Publikuar me : 27.12.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 28 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Importi i lartë i energjisë elektrike përgjatë muajit nëntor kanë thelluar edhe më tepër deficitin tregtar të Shqipërisë. Të dhënat e publikuara sëfundmi nga Instat, flasin për një ulje si të importeve ashtu edhe të eksporteve gjatë muajit të shkuar, ndërkohë që përjashtim bën energjia elektrike. Shqipëria importoi rreth 85 milionë mallra nga grupi lëndë djegëse, energji elektrike dhe minerale gjatë nëntorit 2011 kundrejt 66 milionë dollarëve në nëntor 2010, me një diferencë të madhe në rritje prej 19 milionë dollarësh. Instat ë, konfirmon edhe një përgjysmim të importit të mallrave të akcizës ku futën edhe lendet djegëse, ç’ka tregon se rritja e beftë e importeve për këto mallra është shkaktuar nga blerja e energjisë elektrike nga KESH gjatë nëntorit.

Energjia e importuar vetëm përgjatë këtij muaji, ishte me një vlerë rreth 30 milionë dollarë. Korporata ndërkohë shpenzoi thuajse dyfish përgjatë dhjetorit pikërisht për të blerë energji elektrike. Nëse kësaj i shtojmë edhe rritjen e konsumit për festat e fundvitit, rrjedhimisht edhe të importeve, pritet që Shqipëria t’a mbyllë 2011-n me një deficit tregtar më të madh. Krahas importeve, gjatë nëntorit u rritën edhe eksportet e këtij grupi mallrash si energji elektrike, minerale dhe lëndë djegëse. Pjesa më e madhe e eksporteve në këtë drejtim përbëhen nga mineralet, pasi Shqipëria ka pasur bilanc negativ për sa i përket lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike.

Sipas Instat, Shqipëria importoi në total rreth 470 milionë dollarë dhe eksportoi rreth 168 milionë dollarë mallra gjatë nëntorit, me një deficit tregtar prej 303 milionë dollarësh. Deficiti ka pësuar një rritje prej 0.6 për qind krahasuar me tetorin ose rreth 2 milionë dollarë. Bilanci tregtar i Shqipërisë është përkeqësuar përgjatë gjithë këtij viti duke shënuar një zgjerim të deficitit me 17 për qind ose rreth 42.5 milionë dollarë që prej nëntorit 2010. Edhe eksportet në përgjithësi kanë pësuar ulje gjatë nëntorit. Vendi ka eksportuar rreth 3 milionë dollarë mallra më pak krahasuar me tetorin, por 25 milionë dollarë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një tregues i rëndësishëm është edhe përgjysmimi i importit të mallrave të akcizës, si cigare, karburante dhe pije alkoolike. Pjesë më e madhe e këtij grupi, përbëhet nga karburantet.

Vendi vijon që dy të tretat e aktivitetit të tij tregtar t’i ketë me vende të Bashkimit Evropian, ku spikasin Italia dhe Greqia. Shqipëria dërgon tre të pestat e eksporteve dhe merr një të tretën e importeve, kurse në Greqi dërgon 6 për qind të eksporteve dhe merr nga ky shtet 10.3 për qind të importeve. Rritja të aktivitetit tregtar mësohet të ketë edhe me Kroacinë, Turqinë, Kinën, etj.

 

 

Deficiti tregtar

Deficiti tregtar i vendit rritet zakonisht përgjatë muajve të verës dhe festave të fundvitit për shkak të rritjes së konsumit. Kjo vjen për shkak të faktit se pjesa më e madhe e mallrave të konsumit, importohen.

 

Korrik     302 mln USD

Gusht     308 mln USD

Shtator   295 mln USD

Tetor      301 mln USD

Nëntor    303 mln USD

 

 

Rritet importi i makinerive

Bizneset shqiptare kanë importuar më shumë makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi gjatë nëntorit krahasuar me tetorin 2011. Rritja për këtë grup është rreth 38.1 për qind. Importi i makinerive dhe pajisjeve është një tregues i mirë për ekonomitë pasi përkthehet në investime dhe hapje të vendeve të reja të punës në këtë periudhë mungese likuiditeti në treg.

 

 

 

Borxhi, CEZ Shpërndarja hedh shtetin në gjyq

CEZ Shpërndarja duket se ka hequr dorë nga negociatat me qeverinë për borxhin që institucionet publike i kanë asaj duke kaluar në hapa konkret, hedhjen e tyre në gjyq dhe marrjen e parave me forcë. Juristët e kompanisë së shpërndarjes së energjisë i janë drejtuar pak ditë më parë gjykatës së Tiranës me kërkesa për lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për faturat e papaguara nga një serë organesh publike. Kërkesa fillimisht është dërguar për 16 subjekte, të cilat janë shkolla tetë vjeçare, reparte ushtarake, komuna, etj. Në listën e institucioneve të paditura spikat Ministria e Financave, faturat e papaguara të së cilës fillojnë që prej datës 1 tetor 2010 deri në korrik 2011, sipas CEZ Shpërndarjes. Gjykata ka lëshuar urdhrin e ekzekutimit dhe tashmë është përmbarimi ai që do t’i kalojë borxhin e Ministrisë së Financave në llogari të CEZ Shpërndarjes. Kjo është periudha mesatare që institucionet nuk kanë paguar faturat, por edhe nga ato që nuk shlyejnë që prej vitit 2009. Procedura për lëshimin e urdhrit tw ekzekutimit për këtë rast ka zgjatur vetëm pesë ditë. Kërkesa për lëshimin e urdhrit është pranuar për të gjitha institucionet. Në rast se subjektet nuk kanë aktualisht para në llogarinë e tyre, ato do të merren në momentin e parë që do të hidhen.

Nisma e ligjore e CEZ Shpërndarjes nuk është e rastësishme. Kërkesat datojnë që prej datës 12 dhjetor, vetëm pesë ditë pas mbledhjes së Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë elektrike, mbledhje nga e cila u mësua se nuk do të kishte rritje çmimi për CEZ Shpërndarjen (Vendimi u mor më 15 dhjetor), por vetëm për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare si dhe Operatorin e Sistemit të Transmetimit. Rritja për KESH-in ishte 90 për qind duke e çuar çmimin nga 1.48 lekë për kWh në 2.83 lekë dhe për OST-në me 0.05 lekë për kWh.

Po ashtu, pak javë më parë, parlamenti miratoi disa ndryshime në ligjin për energjinë elektrike duke hequr nga llogaria e kompanisë çeke edhe disa miliona euro në vit të ardhura të sigurta. Ndryshimi kishte të bënte me detyrimin e 10 kompanive që konsumojnë sasi të mëdha energjie elektrike që të dalin vetë në treg për të blerë energji. Ligji shqiptar për energjinë njeh dy lloj klientësh, “klientë tariforë” dhe “klientë të kualifikuar”. Klientët tariforë e blejnë energjinë nga rrjeti vendas dhe me çmime të vendosura nga Enti Rregullator i Energjisë, kurse klientët e kualifikuar e blejnë në treg të lirë. Kompanitë që harxhonin më shumë se 50 milionë kWh, si klientë të kualifikuar duhet t’a gjenin vetë energjinë, por kjo ishte me kosto të lartë dhe kompanitë preferuan t’a blejnë nga CEZ Shpërndarja. Çekët ndërkohë e merrnin energjinë nga KESH me çmim 1.48 lekë për kWh dhe ia shisnin kompanive disa herë më shtrenjtë duke përfituar kështu miliona euro në vit. Ligji i miratuar detyroi këto kompani që t’i rikthehen tregut të huaj, duke i hequr mundësinë e fitimit CEZ-it nga ana tjetër.

 

 

Si nisi përplasja CEZ-Shtet

Problemi i kompanisë së shpërndarjes me mos pagesat e faturave të energjisë elektrike nga institucionet shtetërore daton që prej vitit 2009, kur OSSH u privatizua. Në mënyrë të përsëritur drejtues të CEZ Shpërndarjes i kanë kërkuar institucioneve publike që të shlyejnë detyrimet e prapambetura, pasi po iu shkaktonin probleme në realizimin e investimeve. Të pyetur me insistim nga media për vlerën e këtij borxhi, drejtues të CEZ-it nuk pranuan të japin shifra. Megjithatë, deri më tani, ishte përfolur një marrëveshje midis qeverisë dhe kompanisë për shlyerjen e detyrimeve nga ana e ekzekutivit me këste. Nuk dihet se cili do të jetë fati i saj pas kësaj nisme radikale të kompanisë.

CEZ Shpërndarja nuk është kompania vetme, të cilës të tjerët i kanë borxh për t’i shlyer. Kompania në fjalë i ka KESH-it rreth 55 milionë euro (KESH pretendon 58 milionë bashkë me kamatëvonesat), të cilin e ka njohur. CEZ Shpërndarja gjithashtu, i ka një tjetër borxh Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) me vlerë 20 milionë euro.

 

Subjektet e paditura

Ministria e Financave

Dr.Rajonale e Sigurimeve Shoqërore

Kopshti Zoologjik

Reparti Ushtarak 4451 Tiranë

Shkolla “Seit Brahja”

Shkolla e Mesme Ndroq

Shkolla 8 vjeçare Kamëz

Ndriçimi Rrugor

Komuna Ndroq

Tipografia Ushtarake

Shkolla 8 vjeçare Kalac

Ndërmarrja Administrimi të Ujërave

Kopshti Sauk

Baza Prodhuese Kamëz

Komuna Paskuqan

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit