Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Imuniteti zyrtareve e gjyqtareve pengese per hetimin

Publikuar me : 07.05.2010 Ne : Kronike - 277 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

PROKURORIA
Drejtuesi i Task- Force se prokurorise se kryeqyteti, Dritan Rreshka sugjeron ndryshimin e legjislacionit


TIRANE- Imuniteti i zyrtareve te larte shteteror dhe gjyqtareve te shkalleve te ndryshme te gjyqesorit eshte bere pengese per njesine e task-forces prane Prokurorive te Rretheve per hetimin e tyre per afera korruptive.


Ky eshte shqetesimi i ngritur nga drejtuesi i Task-forces se luftes kunder krimin ekonomiko-financiar prane Prokurorise se Tiranes, prokurorit Dritan Rreshka i cili gjate nje takimi te organizuar nga UPDAT-i, sugjeroi qe te ndryshohet legjislacioni ne fuqi ne lidhje me imunitetin e zyrtareve te larte shteterore dhe gjyqtareve.


Imuniteti i zyrtareve te larte shteteror, si deputet, ministra apo edhe gjyqtar te te gjitha shkalleve te gjyqesorit eshte bere pengese ne punen e perditshme te njesise se task-forces, e cila ka hasur ne veshtiresi ne luftimin e korrupsionit ne keto nivele-tha drejtuesi i task-forces se Prokurorise se Tiranes, prokurori Rreshka.


Ne vazhdim te fjales se tij, ai vuri theksin se edhe pas heqjes se ketij imunitetit nga institucionet perkatese, ndaj zyrtarit apo gjyqtarit nuk mund te behet nje hetim cilesor per shkak se ai tashme eshte i lajmeruar per hetimin ndaj tij.


Ne rastet kur nje qytetar apo shoqeri denoncon nje iks zyrtare te larte shteteror apo nje gjyqtar te gjykates se nje iks niveli, ne nuk mund te bejme asnje veprim hetimor per shkak te imunitetit.


Edhe pas marrjes se iniciatives nga ana jone per te kerkuar heqjen e imunitetit, kjo procedur vonon dhe vete i hetuari njoftohet ne rruge te ndryshme per heqjen e imunitetit te tij-nenvizoi prokurori Rreshka, duke renditur rastet e hetimit dhe gjykimit te tre gjyqtareve te ndryshem.


Gjithashtu, sipas tij, njesia qe ai drejton ka marr ne hetim dhe i ka derguar per gjykim dosjet ku te pandehur kane qene dy prokuror, oficer te policise gjyqesore dhe rreth kater avokat te ndryshem te perfshire ne afera korrupsioni me zyrtaret e larte shteteror.


Po kete shqetesim, e ngriti edhe prokurori Arben Kraja, i cili mban detyren e kryeprokurorit te te gjitha task-forcave ne vend. Sipas tij, qeveria apo legjislatori duhet te beje ndryshime ne Kushtetute ose ne nenet e Kodit te Procedures Penale, ku behet fjale per imunitetet e personave te ndryshme.


Eshte pengese ne punet e perditshme imuniteti i personave, por, ne rastet e konstatimit te ndonje indicje per afera korrupsioni ne nuk do ndalemi ne hetimin ndaj tyre dhe dergimin para drejtesise.


Gjate vitit te kaluar edhe pse njesia e task-forces ka hetuar dhe derguar per gjykim, persona apo zyrtar te larte shteteror, nuk ka pas ndonje presion apo nderhyrje nga individe te ndryshem-tha Kraja, duke shtuar se tendenca e kallezimeve eshte ne rritje. Nderkohe, ish-shefi tashme i task-forces se prokurorise ne kryeqytet, prokuror Altin Dumani qe kryen detyren e prokurorit prane Gjykates se Apelit, u shpreh se nje vit pas konsolidimit te kesaj njesie eshte rritur besimi i qytetareve ndaj ketij institucioni.


Keto tre muajt e fundit, eshte dyfishuar volumi i punes per njesine e task-forces ne hetimin e dosjeve te korrupsionit, pasi edhe besimi qytetar eshte rritur por edhe njesia eshte konsoliduar me plotesimin e stafit te punes-tha Kraja.


Gjithashtu, prokurori Kraja theksoi se eshte rritur edhe bashkepunim me institucionet qe nenshkruan memorandumin e 7 majit 2007 duke iu shtuar ketij memorandumi edhe Kontrolli i Larte i Shtetit dhe Inspektorati i Larte i Deklarimeve dhe Kontrollit te Pasurive, te cilet kane sjell edhe stafin e tyre prane ketyre njesive.


Nderkaq, deri me tani, sipas drejtuesve te task-forces jane gjykuar dhe kane marr formen e prere mbi 28 vendime penale ndaj personave te ndryshem, per akuzat e shperdorimit te detyres; korrupsionit pasive e aktive te zyrtareve qe ushtrojne funksione publike etj etj.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kunati i ministres Bregu ne gjyq per lotarite pa licence

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 86 here.
Kunati i ministres Bregu ne gjyq per lotarite pa licence  Majlinda Bregu / Foto arkiv Flamur Vezaj Kunati i ministres së Integrimit, i pandehuri Ervis Gjecaj, i njohur ndryshe si ish-ortaku i bosit të organizatës mafioze “Sacra Corona Unita”, italianit Albino Prudentino, dërgohet në gjyq me cilësinë e të pandehurit për akuzën e “Organizimit të lotarive të palejuara”. Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare të organit të akuzës dhe Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, ku sekretaria e kësaj të fundit, me anë të...Lexo te gjithe artikullin »


» Alarm i rreme per bombe tek ish-parku “Rinia”
» Prendi e Llupo tentojne lirine me procedure
» Aksidenti ne Himare, dyshime per frenat e autobusit
» Autobusi mbeti i varur ne bordure, vajzat ne panik prishen ekuililbrin
» Alarm per bombe tek ish-parku “Rinia”
» Alarm per bombe tek “Tajvani”
» Lezhe, pezullohet aplikimi per pasaporta
» Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen sot ne Austri
» Durres, grabitje me arme ne mes te qytetit
» Vlore, plagoset 40-vjecari nga 2 vellezer

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit