UPDATE- Ndersa doli ne nje konference per shtyp per te sjelle fakte te reja mbi pasurimin e deputetes se PD-se Albana Vokshi, deputeti i PS-se Erjon Brace ka sqaruar incidentin e paradites se sotme ne te cilin ishte vete i perfshire. Ai tha gjithcka u sqarua ligjerisht, dhe se 27 vjecari Rigels Shehaj pasi kuptoi gabimin, kerkoi falje.
Nderkaq edhe ne njoftimin zyrtar te policise se kryeqytetit konfirmohet zgjidhja e ceshtjes ne rruge ligjore.
Pas debatit, deputeti Brace, u paraqit ne ambjentet e Komisariatit te Policise Nr.1 Tirane, i cili refuzoi per te ndjekur ligjerisht kete incidet te rastesishem. Po ashtu edhe 27 vjecari Rigels Shehaj, nuk depozitoj asnje kallzim penal per kete grindje te castit-thuhet ne njoftimin e policise
Nderkohe policia ka lene te lire Rigels Shehajn