Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Indiferentet

Publikuar me : 01.03.2011 Ne : Shendeti - 133 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

I urrej indiferentet e besoj, si Friedrich Hebbel, qe « te jetosh, do te thote te jesh partizan» e qe njerezit e ndare nga qyteterimi nuk mund te ekzistojne. Kush jeton me te vertete nuk mundet te mos kete qytetari dhe as te vecohet. Indiferenca eshte plogeshti, parazitizem e mungese burrerie. Indiferenca nuk eshte jete e per kete une i perbuz indiferentet.


Indiferenca eshte pesha e vdekur e Historise, eshte goditje plumbi per novatorin, eshte materia inerte qe fundos shpesh entuziazmet me te ndritura ne mocalet e kufomave te qyteterimit te vjeter, te cilin e ruan me mire se sa muret e fortesave, me mire se sa gjoksi i luftetareve te saj, mbasi ajo gelltit trimat ne thellesite e tokes se etur, i dekurajon dhe ndonjehere i ben edhe te terhiqen nga ndermarrja e tyre heroike. Indiferenca vepron fuqishem ne Histori.


Ajo vepron ne menyre pasive, por ajo vepron. Ajo eshte fataliteti. Ajo eshte e tille qe te le pa mbeshtetje. Ajo eshte e tille, qe te c organizon programet, ti permbys planet e ndertuara me se miri; eshte materia e paperpunuar qe rebelohet me inteligjencen dhe e ndrydh ate.


E keqja me e madhe qe buron prej saj eshte se ne vend qe te kete perfitim nga nje akt me vlera te medha per njerezimin, ka humbje, per shkak te indiferences se nje grupi qe vepron me mospjesemarrjen e tij, me mungesen e tij numerike ...


Ajo cfare ndodh, nuk ndodh per shkak te nje numri njerezish qe shpreson qe kjo te ndodhe, por per shkak te kesaj mase qe ligeshtohet e heq dore nga vullneti, qe vecohet e i le gjerat ne dore te fatit, qe terhiqet dhe lejon te lidhen te tilla nyje, qe vetem shpata mund ti shbeje, qe lejon shpalljen e ligjeve qe mund ti shfuqizoje vetem rebelimi, qe lejon te mbrrijne ne pushtet te tille njerez qe vetem nje kryengritje mund ti permbyse. Fataliteti qe duket sikur dominon Historine, nuk eshte asgje tjeter vetem se pamja e genjeshtert e kesaj indiference, e kesaj mungese.


Shume prapaskena gatuhen ne hije. Nje numer i vogel njerezish mund te veproje jashte normave te kontrollit, duke ndryshuar strukturen e jetes se komunitetit, ne nje kohe qe masa tjeter e injoron kete veprim dhe as qe e vret mendjen te lodhet per nje gje te tille.


Fatet e nje brezi mund te manipulohen per shkak te vizioneve dhe koncepteve te kufizuara, qellimeve te castit apo ambicieve dhe pasioneve vetiake te nje grupi te vogel njerezish, ne nje kohe qe masa tjeter i injoron ato e as do tja dije per pasojat.


Por e keqja eshte se faktet dalin ne skene pasi jane pjekur dhe vetem atehere, kur pelhura e endur ne hije eshte perfunduar... e pastaj duket sikur eshte fataliteti ai qe shkaterron gjithcka dhe te gjithe, duket sikur Historia nuk eshte gje tjeter pervec se nje fenomen i jashtezakonshem natyror brenda te cilit ne jemi te gjithe viktima, dashje pa dashje, me ose pa deshiren tone, me ose pa dijenine tone, edhe nese kemi vepruar apo kemi qene indiferente.


Dhe se fundi, kjo mase njerezish inatoset, desheron te shpetoje nga pasojat, duke kerkuar se kush eshte fajtori e duke i larguar pergjegjesite nga vetvetja.


Disa madje ankohen me devocion, te tjere mallkojne ne menyre te turpshme, por asnjeri prej tyre nuk i ben pyetjen vetes neqoftese do ta kisha kryer edhe une detyren time apo neqoftese do te kisha provuar ta pohoja deshiren time, keshillen time, a do te kishte ndodhur valle kjo qe ndodhi ?

Por askush ose pak njerez mund te fajesojne veten se kjo ndodhi per shkak te indiferences se tyre, skepticizmit te tyre, apo pse ata nuk ja dhane ndihmen ne kohen e duhur atij grupi me ndjenje te larte qytetarie qe, me te drejte, per te eviruar te keqen propozoi te luftonte per te fituar drejtesia.


Pjesa me e madhe e tyre, perkundrazi, preferojne te flasin per deshtimin e idealeve, te programeve te shkatrruara pergjithmone e banaliteteve te tjera te ngjashme me to. Ata rifillojne keshtu, ti shmangen plotesisht pergjegjesise. Dhe kjo nuk ndodh vetem se ata nuk i shohin qarte gjerat ose nuk jane ne gjendje te gjejne zgjidhje per problemet me urgjente.


Problemi eshte se keto zgjidhje mbesin gjithnje shterpe dhe se kontributi i tyre ne jeten e komunitetit nuk animohet nga asnje ndjenje morale ; ai eshte produkt i kuriozitetit intelektual dhe aspak nje ndjenje e forte pergjegjesije historike, e cila duhet te na perfshije te gjitheve e qe nuk pranon as agnosticizem e as indiference, e cilitdo lloji qofte.
Une i perbuz indiferentet edhe per arsyen se ankesat qaramane te ketyre « inocenteve te perjetshem » me bezdisin.

I kerkoj llogari sejcilit prej tyre per menyren se si e ka kryer detyren ndaj jetes per ate qe ajo i ka falur e i fal cdo dite, per ate qe kane bere e per ate qe nuk kane bere. Dhe e ndjej per detyre te mos kem meshire per ta e te mos i ndaj lotet e mija me te tyret.


Une jam partizan ; jetoj e ndihem burreror ne ndergjegjen time, mbasi luftoj per lumturine e se ardhmes, te cilen e nderton e gjithe qenia ime.


Dhe brenda saj, zinxhiri social nuk bazohet ne nje numer te vogel elementesh; brenda saj, asgje qe ndodh nuk eshte rastesi apo fatalitetit, por eshte vepra inteligjente e nje qytetari.


Ndergjegja ime nuk mund te pranoje asnje njeri qe qendron ne dritare e ben sehir gjate kohes qe nje numer i vogel njerezish sakrifikohen e derdhin gjakun ne kete sakrifice.


Ate qe mbetet ne dritare vetem per te pare, qe e ka mbushur jeten vetem me ate pak gje qe mund ti kete ofruar aktiviteti i tij personal dhe qe e zbraz zhgenjimin e tij duke poshteruar te sakrifikuarin, ate qe eshte pergjakur, vetem pse sakrifica e tjetrit nuk ja ka permbushur synimet e tij, - ate nuk mund ta pranoj. Une jetoj. Une jam nje partizan, nje mbeshtetes. Per kete arsye, i perbuz te gjithe ata qe nuk marrin pjese. Pra, i urrej indiferentet.

*Keto fjale te Antonio Gramshit, filozofit te shquar italian me origjine shqiptare u lexuan ne Festivalin e Sanremos. Perktheu Edlira Dedja

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit