Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Individet nuk shpenzojne, bizneset nuk investojne

Publikuar me : 27.10.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 99 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

E. Senja

Kërkesa e ulët për konsum nga ana e familjeve shqiptare po përcillet me shqetësim të veçantë nga Banka e Shqipërisë. Për disa tre mujorë me radhë, ky institucion po vëren këtë problem gjatë vrojtimeve të kryera në treg duke shtuar njëkohësisht apelet për rritjen e konsumit dhe për më shumë besim në ekonominë e vendit.

Një gjë e tillë u konfirmua dje edhe nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani në konferencën e zhvilluar pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. “Kërkesa e sektorit privat të ekonomisë ka pasur norma pozitive, por të ngadalta, të rritjes. Ritmet e konsumit privat mbeten të përmbajtura, të ndikuara nga pasiguritë për të ardhmen dhe një sjellje konsumatore hezituese”,- tha Fullani.

Njëkohësisht me këtë, individët kanë qenë më të kursyer në drejtim të investimeve. “Edhe investimet private mbeten gjithashtu, të ngadalta. Kërkesa e huaj në rritje, ka mbështetur zgjerimin e investimeve në sektorin e industrisë, por kërkesa e brendshme e ngadaltë nuk ka favorizuar rritjen e investimeve në sektorët e shërbimit e të ndërtimit”,- vijoi Fullani.

E gjithë kjo panoramë është pasqyruar menjëherë tek kreditë, ku të dhënat tregojnë se ka një rënie të theksuar të kërkesës për kredi. “Analizat e Bankës së Shqipërisë sugjerojnë se rritja e moderuar e kredisë mbetet më së pari një funksion i kërkesës së reduktuar të ekonomisë për të. Ky qëndrim konfirmohet nga opinionet e bizneseve, të cilat shfaqin një tendencë të dobët për investime, por edhe nga reduktimi i numrit të aplikimeve për kredi pranë bankave të nivelit të dytë”, – vijoi kreu i BSH-së.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit