Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Infeksionet e veshit te mesem, si mund ti parandalojme

Publikuar me : 28.03.2011 Ne : Shendeti - 221 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Shkaktaret e infeksionit te veshit te mesem, grupmoshat me te prekura dhe shenjat e semundjes mjeku otorino-laringolog, Ylli Kercani, i shpjegoi ne numrin paraardhes. Sot, mjeku do te shpjegoje se si shfaqet, parandalohet dhe trajtohet kjo semundje, shenjat klinike te otitit te mesem, si mund te mjekohet dhe rekomandime per parandalimin e semundjes.


Mund te flasim per faktore ndihmues per shfaqjen e otitit te mesem?


Faktoret ndihmues jane te ndryshem dhe lidhen kryesisht me ndryshimet e temperatures, kohen e paqendrueshme, te cilat favorizojne shfaqjen e virozeve, qe behen shkak per bllokimin e rrugeve te siperme te frymemarrjes dhe si rezultat shfaqjen e problemeve te veshit te mesem.


Çfare shenjash klinike ka otiti i mesem?


Pacienti ankohet per dhimbje te forte, te menjehershme, pulsante te veshit. Pervec dhimbjes, ai mund te kete rrjedhje sekrecionesh nga veshi. Nese pacienti eshte femije, e shfaq dhimbjen me nervozitet dhe grindje pa shkak. Shpesh pacienti ka temperature, qe mund te shkoj deri ne 38-39 grade celsius, ka hunde te bllokuara. Ai ankohet per dhimbje koke dhe me rralle per humbje ekuilibri dhe marrje mendsh.


Si mjekohet otiti i mesem?


Nese pacienti nuk ka sekrecione nga veshi, mjekimi eshte me antibiotike me spekter te gjere veprimi. Por nese ka rrjedhje pervec antibiotikut, rekomandohet marrja e materialit per antibiograme per te evidentuar llojin e mikrobit. Ne kete rast shtohen vazokonstruktoret. Mjekimi zgjat deri ne 10 dite.


Mund te ndodhe qe semundja te kronicizohet?


Ne qofte se kjo semundje e veshit nuk trajtohet ne kohe sa ma te shpejt dhe efikase, mund te kronicizohet. Kjo do ta beje pacientin qe ti nenshtrohet kurave te vazhdueshme, sidomos ne periudhen e riakutizimit te semundjes pranvere dhe vjeshte.


Po nese trajtohet ne kohe mund te sherohet plotesisht?


Nese kapet ne kohe dhe trajtohet si duhet, otiti mund te kurohet fare mire. Megjithate, kjo eshte nje semundje qe nuk le imunitet keshtu qe, nese veshi bie ne kontakt serish me faktoret shperthyes te otitit, atehere semundja mund te riakutizohet.


Doktor, eshte e vertete qe periudha e plazhit ndikon ne shfaqjen dhe ne acarimin e otitit te mesem?


Po, kjo eshte shume e vertete, prandaj para plazhit duhet treguar nje kujdes maksimal per veshin, sidomos ata qe vuajne nga infeksione kronike te veshit. Keta persona, por dhe te tjeret, duhet te ruajne veshet nga kontakti me ujin e ndotur, duke vendosur tapa per veshet ose kapuc. Me pas mund te bejne dizifektimin e vesheve me alkool borik, te kene kujdes per hunden qe te mos u bllokohet, te thajne mire veshin. Mbi te gjitha duhet ta ruajne organin e degjimit nga trupat e huaj (sidomos rera), te cilet mund te futen ne hapesiren e veshit te mesem.


Mjekimi ne kushtet e shtepise
- vendosni kompresa te ngrohta, te thata ne vesh
- perdorni si qetesues alkool borik
- pini analgjezike per temperaturen
- perdorni vazokonstruktor per zhbllokimin e hundeve ilac me pika
- shmangni kontaktin e veshit me ujin, deri ne sherim te plote
(kur laheni mund te vendosni tapa veshi ose pambuk me ndonje solucion qe nuk deperton uji p.sh., vaj)
Parandalimi
-Regjim ushqimor i pasur me vitamina, per te rritur rezistencen e organizmit
- Veshje e pershtatshme, sipas ndryshimeve te temperatures
- higjiene e organeve ORL (veshe, hunde, goje) ne vecanti dhe konsulta me mjekun otorinolaringolog
- femijet e grupmoshes 2-5-10 vjec qe paraqesin sekrecione te shpeshta nga hundet, qe marrin fryme me goje hapur, qe jargosen shume, duhet te jene nen kontrollin e mjekut
- perdorni ilac me pika per te pasur hunde te zhbllokuara

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit