Tek femija duhet te vleresohet me seriozitet cdo infeksion. Kjo eshte keshilla kryesore qe jep mjekja pediatre Elveta Tomorri, e cila thekson se diagnostikimi i hershem dhe trajtimi i kujdesshem i semundjeve te veshkave eshte i domosdoshem. Nderkohe, ajo shpjegoi edhe shenjat e semundjes, te cilat jane sinjale qe lajmerojne semundjen e veshkave.
Çfare keshillash mund tu jepni prinderve?
Keshilla e pare eshte qe tek femija duhet te vleresohet me seriozitet cdo infeksion. Infeksionet e fytit, vecanerisht kur shfaqen te femijet e moshes mbi 3 vjec e kur shoqerohen me temperature te larte, edeme te tonsilave, zmadhim te gjendrave limfatike te qafes eshte e rendesishme te mjekohen per 7-10 dite me antibiotike.
Po keshtu duhet te mjekohen me rigorozitet infeksionet e veshit, sinusitit e abceset dentare, si dhe infeksionet e lekures. Kjo nuk do te thote se mund te perdoren ne menyre abuzive antibiotike me idene per te qene te sigurt, pasi dhe ato kane pasojat e tyre negative, por duhet te behet nje zgjedhje e mjekimit nga mjeku.
Çfare duhet te terheq vemendjen e femijeve?
Pas kalimit te infeksioneve, si atyre bakteriale ashtu dhe virale te siperpermendura femija duhet te vezhgohet me kujdes edhe per 2-3 jave me pas dhe ne qofte se vihet re nje ndryshim i ngjyres se urines, nje edeme e lehte e kapakeve te syve, apo qofte edhe nje gjendje e pergjithshme jo e mire e femijes, duhet te drejtohet tek mjeku per kontroll, pasi jo rralle semundje te veshkave mbeten pa u diagnostikuar per nje kohe te gjate, dhe diagnostikohen atehere kur mjekimi i tyre eshte i veshtire.
Diagnostikimi i hershem dhe trajtimi i kujdesshem i semundjeve te veshkave eshte i domosdoshem per ecurine e mire dhe sigurimin e nje gjendjeje te mire shendetesore te femijes e me vone te te rriturit. Pervec kujdesit ndaj cdo infeksioni, parandalimi konsiston dhe ne nje menyre ushqyerjeje te shendetshme, te pasur me proteina dhe vitamina qe sigurojne forcim te sistemit imunitar. Per kete rekomandohen ushqime natyrale, shume fruta dhe zarzavate. Mbi te gjitha rekomandohet nje higjiene shume e mire.
Cilat jane shenjat e semundjes?
Semundja e veshkave shfaqet 1-3 jave pas kalimit te infeksionit streptokoksik. Femija ndihet i lodhur, pa deshira per aktivitet, pa oreks, ka ndjenjen e te vjellit, dhe mund te kete dhimbje koke, si dhe dhimbje ne ije apo dhimbje barku. Shenja me e rendesishme fillestare qe terheq vemendjen eshte ngjyra e erret e urines si e koka-koles, qe vjen si pasoje e daljes se elementeve te gjakut ne urine.
Sasia ditore e urines mund te pakesohet dhe femija ka edeme qe mund te jene te lehta dhe te evidentohen ne kapaket e syve, por mund te arrijne deri ne te gjeneralizuara (ne gjithe trupin).
Shenjat e semundjes
ngjyra e erret e urines si e koka-koles, qe vjen si pasoje e
dalja e elementeve te gjakut ne urine
Sasia ditore e urines mund te pakesohet
femija ka edeme qe mund te jene te lehta ne kapaket e syve
Keshilla
Te vleresohet me seriozitet cdo infeksion
Infeksionet e fytit, vecanerisht kur shfaqen te femijet e moshes mbi 3 vjec
Te mjekohen me rigorozitet infeksionet e veshit, sinusitit e abceset dentare
Te mos perdoren ne menyre abuzive antibiotik
Te ndiqen keshillat e mjekut specialist