Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Infeksionet qe rrezikojne veshkat e femijeve

Publikuar me : 31.03.2011 Ne : Shendeti - 156 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Semundja e veshkave tek femijet shpesh vjen nga infeksionet e ndryshme, me natyre bakteriale apo virale. Mjekja nefropediatre, Elveta Tomorri, shpjegon se cilat jane sinjalet e semundjes ndaj te cilave duhet te tregohen te vemendshem dhe si mund te parandalohen keto probleme.


Doktoreshe si ndikojne infeksionet bakteriale ne shfaqjen e semundjeve te veshkave te femijet?
Eshte e vertete qe infeksione te ndryshme, me natyre bakteriale apo virale, qe prekin femijet, jo rralle behen shkak per shfaqjen e semundjeve te veshkave. Prandaj prinderit me te drejte shqetesohen kur femija semuret shpesh nga infeksioni i bajameve dhe pyesin se nese do te kete probleme me veshkat.


Nje nga bakteriet qe prek me shpesh kete grupmoshe, qe shkakton infeksionin e fytit, te veshit dhe sinuseve, eshte streptokoku beta-hemolitik i grupit A, i cili eshte pergjegjes dhe per semundjen e veshkave, te quajtur Glomerulonefrit akut. Ky bakter vepron me ane te nje antigeni, i cili provokon ne organizem duke krijuar kundertrupa dhe komplekse antigen-antitrup te formuara, te cilat vendosen ne membranen bazale te glomerulit (strukture ku realizohet filtrimi i gjakut) duke e demtuar ate.

Sa problematike eshte situata?
Vitet e fundit shpeshtesia e kesaj semundjeje ka rene. Ne Europen Perendimore dhe SHBA tani konsiderohet e rralle dhe me tepert njihet si semundje problematike per vendet ne zhvillim. Duket se faktoret e ushqyerjes se shendetshme te menyres se jeteses dhe perdorimi me i liberalizuar i antibiotike kane ndikuar ne uljen e shpeshtesise se semundjes.


Gjithashtu studiuesit te fushes perkatese konstatojne se ka dhe renie te agresivitetit te bakterit. Me kenaqesi konstatojme se edhe ne vendin tone, Glomerulonefriti akut post-streptokoksik te pakten ne formen e tij klasike, po e ndeshim disi me rralle. Megjithate ka ende mjaft raste kur semundja shfaqet ne forma te lehta, pa shenja te qarta, qe shpesh kalojne pa u diagnostikuar ne kohe.


Format e lehta te semundjes trajtohen ambulatorisht. Ne keto raste eshte e rendesishme te ndiqen me rigorozitet keshillat e mjekut ne lidhje me dieten dhe rregjimin e te semurit dhe te behet kontrolli i vazhdueshem mjekesor. Eshte konstatuar se edhe ne format e lehta te semundjes, prania e rruazave te kuqe te gjakut ne urine vazhdon rreth nje vit pas shfaqjes se semundjes, disa here dhe me teper.


Cilet femije jane me te rrezikuar nga semundja?

Me te predispozuar jane femijet me sistem imunitar te dobet dhe qe semuren shpesh nga infeksionet streptokoksike.

Vetem keto lloj infeksionesh jane te rrezikshme per veshkat?

Jo. Pervec infeksioneve streptokoksike te permendura, qe ndoshta jane edhe me te njohura, infeksionet e lekures, te shkaktuara po nga streptokoku si dhe nga stafilokoku, infeksionet e frymemarrjes, abscese dentare, infeksionet e zorreve dhe te rrugeve urinare te shkaktuara nga Esheria Koli, infeksionet e kockave e vecanerisht gjendrat septike (kur shkaktari infeksion gjendet ne gjak) rrezikojne veshkat.

Gjithmone e me teper marrin rendesi infeksionet virusale, jo vetem per problemet akute, por edhe per pasojat e mevonshme. Mbas infeksioneve virusale te rrugeve te frymemarrjes etj, si dhe mbas infeksioneve shume te njohura tek femijet si varicela, parotiti e fruthi, mund te te shfaqen semundje te veshkave, nganjehere edhe te renda e me pasoja per te ardhmen.

Shenim Neser do te lexoni per keshillat per parandalimin e semundjes, shenjat e semundjes dhe reakomandime per parandalimin e semundjes.


Infeksionet
Gjithmone e me teper marrin rendesi infeksionet virusale, jo vetem per problemet akute, por edhe per pasojat e mevonshme. Mbas infeksioneve virusale te rrugeve te frymemarrjes etj, si dhe mbas infeksioneve shume te njohura tek femijet si varicela, parotiti e fruthi, mund te te shfaqen semundje te veshkave, nganjehere edhe te renda e me pasoja per te ardhmen.

Diagnostikimi
ka ende mjaft raste kur semundja shfaqet ne forma te lehta, pa shenja te qarta, qe shpesh kalojne pa u diagnostikuar ne kohe. Format e lehta te semundjes trajtohen ambulatorisht. Ne keto raste eshte e rendesishme te ndiqen me rigorozitet keshillat e mjekut ne lidhje me dieten dhe rregjimin e te semurit dhe te behet kontrolli i vazhdueshem mjekesor

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit