Shenjat e infeksioneve urinare, faktoret favorizues, menyra se si mjekohet semundja dhe trajtimi i saj do te shpjegohen sot nga mjekja Benedeta Hoxha. Gjithashtu, ajo do te shpjegoje edhe komplikacionet e semundjes, nese ajo kapet ne faza te avancuara ndaj ben apel qe te mos neglizhohet me semundjen.
Ju thate se nje faktor favorizues per shfaqjen e infeksioneve te fshikezes se urines eshte diabeti i sheqerit. Si ndikon konkretisht kjo patologji metabolike?
Niveli i larte i glicemise ne gjak krijon kushte per zhvillimin mikrobit, shkaktare per shperthimin e infeksionit urinar. Ne kete rast, mjekimi duhet te jete me i gjate.
Mund te kronicizohen cistitet?
Po mund te ndodhe qe infeksionet e fshikezes se urines te kronicizohen. Ndodh qe semundja fillimisht te shfaqet pa shenja te medha dhe mund te neglizhohet dhe te kalohet pa probleme dhe pa u trajtuar. Ne kete menyre, ketyre persona qe nje here jane prekur nga keto infeksione, duke rene ne kontakt serish me faktoret shperthyes te infeksionit, tu rishfaqen problemet dhe ne kete menyre te kalojne ne kronizicim te cistitit.
Cilat jane shenjat e semundjes?
Mjekut duhet ti drejtoheni kur pacienti urinon shpesh, ka ndjenjen e moszbrazjes se fshikezes, djegie gjate ose ne fund te urinimit, dhimbje ose rendim ne fund te barkut. Urina mund te ndryshoje ngjyre dhe te behet me e erret, dhe rralle here mund te shoqerohet me pika gjaku ne fund te urinimit.
Si mjekohen infeksionet e fshikezes se urines?
Mjekim behet sipas shkakut dhe duhet bere nga mjeku sipas nje urokulture (mbjellje te urines). Trajtimi behet per 10-14 dite, dhe ne rastet e cistiteve kronike pacienti mund te mbahet dhe me mjekim mbajtes deri ne 2-3 muaj.
Sherohet plotesisht?
Nese kapet ne kohe dhe trajtohet si duhet, cistiti mund te kurohet shume mire. Vecse keta persona qe jane prekur njehere nga kjo patologji, duhet te kene kujdes te vazhdueshem, pasi mund te ripreken prej tyre.
Çfare komplikacionesh mund te shfaqen, nese nuk trajtohet ne kohe?
Pervec kronicizimit mund te ndikojne ne shfaqjen e problemeve ne veshke, si p.sh., pyelonefriteve akute dhe kronike, qe shfaqin problemet e veta qe mund te shkojne deri ne insuficience renale kronike.
Çajrat bimore, ndikojne ne eliminimin e infeksioneve?
Po. Çajrat me kalli te dellit, bishtat e qershise, ureniks, qe eshte perzierje bimesh medicinave, kokat e trendafilit te eger, kane qene mjaft te mira per trajtimin e cistiteve. Keto nxisin urinimin dhe bejne nje pastrim mekanik te fshikezes.
Shenjat
Kur duhet ti drejtohemi mjekut
- Pacienti urinon shpesh
- Djegie gjate ose ne fund te urinimit
- Dhimbje ose rendim ne fund te barkut
- Urina mund te ndryshoje ngjyre dhe te behet me e erret, dhe rralle here mund te shoqerohet me pika gjaku ne fund te urinimit
Keshilla
Si mund te parandalohen?
- higjiene personale sa me e mire
- pini sa me shume lengje pa gaz
- mos pini alkool
- mjekoni semundjet e tjera favorizuese si diabeti, apo dhe infeksionet gjinekologjike te grate
- tregoni kujdes gjate shtatzenise, duke bere kontrolle te shpeshta me analize urine
- zbrazni fshikezen sa here qe ndjen nevojen per te urinuar
- beni analiza te urines komplet te pakten 1-2 here ne vit