Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Infeksioni dhe stresi, fajtoret

Publikuar me : 23.03.2011 Ne : Shendeti - 207 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Trashegimia, abuzimi me alkoolin, nje gjendje stresante apo dhe perdorimi pa kriter i medikamenteve jane nder shkaktaret kryesore te shfaqjes se gastritit kronik. Mjeku gastrohepatolog, Altin Cekodhima, shpjegon se si veprojne konkretisht keta faktore dhe cfare komplikacionesh mund te sjelle kjo semundje.


Çfare eshte gastriti akut dhe nga se shkaktohet?


Gastriti akut mund te perkufizohet si pezmatim i mukozes se stomakut. Kjo semundje shpesh shkaktohet nga infeksioni bakterial, viral dhe fungal, nje demtim toksik apo farmakologjik, por dhe nga abuzimi me alkoolin. Natyrisht, elementi gjenetik luan nje rol gati kryesor ne shfaqjen e ketyre shqetesimeve.


Por nuk jane te pakta rastet kur nje gjendje stresante behet burim per te shperthyer gastritin akut, apo dhe perdorimi per nje kohe te gjate i medikamenteve antidhimbje dhe antiinflamator, si aspirina, kortizoni etj. Ne shfaqjen e kesaj semundjeje ndikojne gjithashtu rrezatimet dhe traumat direkte.


Ju thate se medikamentet antidhimbje dhe antiinflamator ndikojne ne shfaqjen e gastritit. Si ndikojne konkretisht ne stomak?


Organizmi prodhon nje lloj enzime qe ka per funksion mbrojtjen e mukozes se stomakut. Keto medikamente qe permendem me siper ndikojne qe kjo enzime te mos prodhohet ne sasine e duhur, gje qe con ne ekspozimin direkt te mukozes gastrike ndaj aciditetit te tij, e per pasoje ne mahisjen e lehte te mukozes se mureve te stomakut deri ne erozione te saj.
Çfare komplikacionesh mund te sjelle gastriti akut?


Gastriti akut eshte nje proces inflamator, qe shpesh zgjidhet pa krijuar komplikacione. Sigurisht qe kerkon nje kujdes maksimal, sepse mund te sjelle komplikacione si anemi dhe ulcer.


Pse stina e dimrit eshte me problematikja per pacientet qe vuajne nga gastriti?
Mendohet se dimri ndikon disi te pacientet qe vuajne prej gastritit, sepse i ftohti i kesaj stine luan rol nxites ne spazmat e traktit tretes, sidomos te stomakut dhe zorres se trashe dhe ben qe pacientet vuajne nga stomaku te kene ankesa me te shpeshta ne kete periudhe. (Shenim Neser do te lexoni rekomandime mbi gastritet, trajtimi i gastritit dhe keshilla)


Faktoret predispozues

- Trashegimia
- Duhani
- Stresi
- Infeksionet
- Abuzimi me alkoolin


Shenjat

Shfaqet me dhimbje ne pjesen e siperme te barkut
- Veshtiresi ne tretje
- Ndjesi rendese
- Ndjesi djegie
- Te perziera
- Te vjella


Menyja

Duhen shmangur
Ushqimet e skuqura
Ushqimet pikante
Ushqimet e konservuara
Ushqimet shume te nxehta ose shume te ftohta
Pijet me gaz
Pijet alkoolike


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit