Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
INSTAT-i kalon nen varesine e Kryeministrit, debate ne Kuvend

Publikuar me : 31.01.2012 Ne : Politike - 51 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

Instituti i Statistikave ka qenë shpesh herë në qendër të akuzave, në lidhje me treguesit e publikuar prej tij, siç është përshembull rritja ekonomike, por duket se tashmë ato do të jenë edhe më të forta. Komisioni i Ekonomisë miratoi dje mes debatesh midis deputetëve të majtë dhe atyre të djathtë, kalimin e Institutit të Statistikave nën varësinë direkte të Kryeministrit të vendit. Deri më tani, INSTAT ka qenë një institucion nën varësinë e Këshillit të Ministrave, pra çdo vendim duhej të merrej në formë kolegjiale, kurse me ndryshimet ligjore të propozuara nga qeveria, tashmë vendimet do të merren vetëm nga Kryeministri.

Një gjë e tillë është pritur me kundërshti të forta nga ana e opozitës, e cila konsideroi këtë një veprim në drejtim manipulimit të të dhënave. Madje, nënkryetarja e Komisionit, Mimi Kodheli deklaroi se edhe tani, shifrat e publikuara nga INSTAT janë ato që deklarohen nga vetë Kryeministri gjatë mbledhjes së qeverisë dhe më pas certifikohen edhe nga instituti.

“Sot, me këtë ndryshim po sanksiononi ‘de jure’, gje që ndodh ‘de facto’, vartësinë totale që ka institucioni i INSTAT-it ndaj Kryeministrit, ndaj qëndrimi ynë në këtë rast është totalisht i kundërt me atë që keni sjellë. INSTAT-i duhet të jetë një institucion totalisht i pavarur, totalisht i besueshëm, për fat të keq nuk ka as njërën dhe as tjetrën sot. Ju siguroj që në momentin më të parë që do të vijmë në qeverisje, do ta kalojmë në një institucion të varur politikisht në varësi të parlamentit shqiptar”- tha Kodheli.

Deputetët e djathtë nga ana e tyre i shpjeguan ndryshimet ligjore me pamundësinë e kontrollit të punës së INSTAT-it në formën që është sot ligji për shkak të varësisë nga Këshilli i Ministrave.

“Deri më tani, kur në ligj nuk është përcaktuar saktë varësia e INSTAT-it, ky institucion është trajtuar si institucion në varësi të Qeverisë. Kjo mënyrë trajtimi sjell vështirësi praktike për përcaktimin e strukturave të Qeverisë që praktikisht është përgjegjëse për ndjekjen e veprimtarisë së institucionit dhe marrjen e përcjelljen e iniciativave të ndryshme në organet e larta vendimarrëse. Në kushtet kur Qeveria, si organ kolegjial, vepron në bazë të akteve që nxirren në mbledhje, është i pamundur ndjekja në vijimësi e veprimtarisë së institucioneve nën varësi”, – shpjegohet në relacionin e draftit që i është dërguar Kuvendit.

Komisioni miratoi ndryshimet ligjore me 10 vota pro dhe 4 kundër, ndërkohë që Kodheli deklaroi se ligji do të ndryshojë sërish kur PS të vijë në pushtet dhe INSTAT do të vendoset nën varësinë e Parlamentit. Komisioni miratoi dje kalimin nën varësinë e Kryeministrit edhe të Agjencisë së Prokurimeve Publike, gjë e cila hasi në më pak rezistencë nga opozita krahasuar me INSTAT-in, i cili është institucioni i parë që vjel në terren dhe përpunon më pas të dhëna, të cilat përdoren më pas për ndërtimin e politikave qeverisëse.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 94 here.
Luis Tanushi Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga mbarimi i afatit të lënë nga Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule për përfundimin e reformës zgjedhore, palët ende nuk kanë gjetur konsensusin. Edhe pse është biseduar në nivel teknik, asnjë prej çështjeve nuk ka gjetur zgjidhje. Gazeta “Shekulli”, ka mundur të sigurojë procesverbalin e mbledhjes së fundit të Komisionit të Reformës Zgjedhore ku pas pesë orë debate, nuk u arrit asnjë rezultat. Në një moment...Lexo te gjithe artikullin »


» Berisha Numerimi elektronik, pengese temperatura dhe energjia elektrike
» Berisha Numerimi elektronik mund te deshtoje per shkak te temperatures dhe energjise elektrike
» Uollfarth Drafti i Kodit Zgjedhor, nje pune e shkelqyer qe duhet finalizuar
» Zgjedhja e presidentit, raundi i pare ne 30 maj
» Shqiperia heq vizat per kater shtete
» Ruci Po votoni kunder statusit. Patozi Ju kane kapur ethet presidenciale
» 1 muaj pa drita, banoret e Babrruse bllokojne rrugen
» Uollfarth, takim me Ramen ne seline roze
» Presidenti, Konferenca e Kryetareve diskuton sot per nisjen e procedurave
» Totozani Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falas

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit