Publikuar me : 30.11.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 98 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

INSTAT bënë të ditur se në 6- mujorin e parë të 2011 indeksi i shitjeve me pakicë pësoi rënie në 6-mujorin e parë. Sipas statistikave rënia më e dukshme ishte në 3—mujorin e parë të vitit.
Sipas treguesve të INSTAT, rënia e konsumit filloi në muajin shkurt 2011. “Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është ulur 6.9 perqind dhe krahasuar me tremujorin e parë u rritën 1.9 perqind”, njofton INSTAT.
Rënien më të madhe në 3-mujorin e parë e pësoi sektori i pajisjeve shtëpiake me 21 perqind më pak shitje. Treguesit pësuan përmirësim në 3-mujorin e dytë ku vërehet se konsumatorët i janë rikthyer disi normalitetit, me përjashtim të mallrave që konsiderohen të luksit, të cilat vijuan të shiten më pak.
Sipas INSTAT rënia e shitjeve këtë 6-mujor preku punësimin në sektorin e tregtisë me pakicë. “Indeksi i punësimit në ‘Tregtinë me pakicë’, në tremujorin e dytë të këtij viti, arriti 170.1 për qind kundrejt vitit bazë (2005=100) dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010, u ul 1.1 perqind”, bënë të ditur instituti i statistikave.