Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Instinkti qe te shpeton jeten, femija vret gjarprin duke e kafshuar

Publikuar me : 31.01.2012 Ne : Sociale - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Përleshja e një gjarpri me një bebe në Izrael ka përfunduar në mënyrën më të paparashikueshme. Fëmija 1-vjeçar e ka vrarë gjarprin duke i këputur kokën me një kafshim.

Ngjarja e habitshme ka pushtuar të gjitha mediat izraelite ditët e fundit.

Fëmija 13 muajsh Imad Gadir, nga Shfaram, një zonë në veri të Izraelit, u gjet nga e ëma teksa kafshonte trupin e gjarprit të ngordhur me gjatësi 35 cm.

E tmerruar, ajo ka lajmëruar menjëherë një nga fqinjët, i cili ia ka hequr nga dora gjarprin fëmijës.

“Mendoj se Imad është shtyrë nga instinkti fëmijëror kur  ka futur kokën e gjarprit në gojë”, citojnë mediat izraelite  Eli Cohen, një njohës i mirë i gjarpërinjve.

“Për fat të mirë, ky lloj gjarpri nuk është helmues, përndryshe ngjarja mund të ishte kthyer në tragjedi”, thotë ai.

Por ata që mendojnë se fëmija ka fituar një betejë të lehtë, gabohen. Sipas Cohen, gjarpri që ka sulmuar fëmijën në fjalë kishte një tjetër strategji për të kapur prenë.

“Ky lloj gjarpri mbështillet rreth qafës së presë së tij derisa e mbyt”, thotë Cohen.

Tashmë fëmija, i cili krahasohet nga mediat me Herkulin e vogël të mitologjisë klasike, është dërguar në spitalin e Haifas. Aty, ai u është nënshtruar ekzaminimeve, të cilat më shumë do të shërbejnë për të qetësuar dy prindërit e tij.

Përgatiti: Gazmira Ndoja

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollaten

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sociale - Lexuar : 84 here.
Nje lajm i mire per ata qe pelqejne cokollatenÇokollate / foto arkiv Shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë, në San Diego ishin duke studiuar gjendjen e rreth 1000 burrave dhe grave në moshë mesatare 57 vjeç për një studim mbi kolesterolin kur rastësisht zbuluan se pjesmarrësit që hanin çokollatë më shumë se dy ditë në javë, kishin një BMI më të ulët sesa ata që nuk hanin çokollatë aq shpesh. Mos kjo do të thotë se çokollata të bën elegant? Megjithëse ndryshimi në BMI (BMI është sasia e yndyrës...Lexo te gjithe artikullin »


» Kapslleku, ekzaminimi dhe trajtimi i anomalise
» Telashe te tjera per Xhon Travolten
» Shpenzimet e cmendura qe e futen Greqine ne krize
» Australia vendi me i lumtur dhe i pasur ne bote
» Femrat tradhtojne me shume se meshkujt
» Greqi, dy shqiptare rrihen gabimisht nga anarkistet
» Te braktisur por te dashuruar
» Prifti amerikan T’i izolojme deri ne vdekje homoseksualet
» Tragjedia e Himares, RTSH nuk do transmetojne naten e pare te Eurovisionit
» Pyjet po kthehen ne pemishte per te fituar subvencionin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit