Publikuar me : 18.10.2011 Ne :
Politike - 32 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Emirjon Senja
Kriza politike e dy viteve të fundit ka pushtuar politikën shqiptare është transferuar tek institucionet e tjera që në një farë mënyre kanë lidhje me politikën. Prej shumë muajsh Avokatit të Popullit i ka mbaruar mandati ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe ajo e Lartë kanë mangësi me numrin e gjyqtarëve. Por këtyre institucioneve i shtohen tashmë Banka e Shqipërisë dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Në kuvend kanë nisur lëvizjet konkrete për zëvendësimin e Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, nga i cili më pas zgjidhet edhe Guvernatori, Bordi i Komisionit të Konkurrencës si dhe Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, të cilëve iu ka mbaruar mandati prej të paktën dy javëve. E njëjta procedurë po nis edhe për kreun e KLSH-së.
Deputeti socialist, Arben Malaj kërkoi dje dërgimin sa më shpejtë të emrave zëvendësues në Komisionin e Ekonomisë për shqyrtim, në mënyrë që ky organ të ketë kohën e mjaftueshme për zgjedhjen e kandidaturave të përshtatshme. “Emërimi në kohë dhe përzgjedhja profesionale e anëtarëve dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese dhe institucioneve te tjera te krijuara me ligj të veçante është një element i rëndësishëm i kontrollit parlamentar. Parlamenti duhet të ndjekë nga afër këtë proces dhe të eliminojë vonesat dhe emërimet jo profesionale”,- tha Malaj.
Lëvizjet në drejtim të zëvendësimit anëtarëve të bordeve të disa prej këtyre institucioneve dhe ç’është më e rëndësishmja kreut të KLSH-së dhe Guvernatorit të BSH-së kanë filluar që prej disa muajsh. Opozita nga ana e saj ka kërkuar zgjedhjen me konsensus të këtyre dy posteve, të cilat duket se do të luajnë rol kyç në marrëdhëniet pozitë-opozitë. Madje, kreu i PS-së ka përfshirë në dhjetë pikat paktit të ofruar ndaj maxhorancës, tri pika të posaçme për zgjedhjen konsensuale të krerëve të institucioneve.
Të dyja këto institucione janë tepër të rendësishme. KLSH është institucion i pavarur që mbikëqyr mbarëvajtjen e qeverisë, buxhetin, shpenzimet, të ardhurat si dhe ecurinë e përgjithshme të saj dhe të qeverisjes vendore.
Por si zgjidhet Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit? Në lidhje me Guvernatorin, fillimisht zgjidhet anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës. Më pas, Presidenti i Republikës zgjedh një kandidaturë prej tyre dhe ia propozon Kuvendit. Pas shqyrtimit, Kuvendi miraton kandidaturën me një shumicë prej 71 votash. Për sa i përket Kryetarit të KLSH-së, është përsëri Presidenti i Republikës ai që ia propozon kandidaturën Kuvendit. Kandidatura kalon në Komisionin e Ekonomisë dhe nëse merr miratimin kalon për votim në seancë plenare. për miratimin e tij nevojiten 71 vota.
Krahas këtyre, në lojë janë edhe anëtarët e Bordit të Komisionit të Konkurrencës dhe Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Kandidaturat e këtyre të fundit propozohen ose nga qeveria ose nga kuvendi duke bërë që të mos jenë pjesë shahut politik të kësaj vjeshte në Tiranë.
Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së, gjashtë anëtarëve u ka mbaruar mandati
Pjesa më madhe e ndryshimeve pritet të bëhet në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Nga nëntë anëtarë që ka ky këshill, gjashtë prej tyre iu ka mbaruar mandati që më datë shtatë tetor të këtij viti. Një ndër ta është edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Ndryshe nga anëtarët, Fullanit i mbaron mandati më datë 28 tetor të këtij viti. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka një mandat shtatë vjeçar. Fullani është zgjedhur Guvernator më datë 28 tetor 2004 me propozim të ish-Presidentit Alfred Moisiu. Në të njëjtën datë mbaron edhe mandati i Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Robert Çeku. Për sa i parket institucioneve të tjera, në bordin e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare mungojnë dy anëtarë, ndërsa në Komisionin e Konkurrencës mungon një anëtar.
|
Nr.
|
Emërtimi
|
Detyra që kryen
|
Organi që e ka propozuar
|
Vendimi i Kuvendit
|
Data e mbarimit të mandatit
|
| 1. |
Ardian Fullani |
Kryetar
|
Propozuar për anëtar nga Këshilli i Ministrave
Propozuar për Guvernator nga Presidenti i Republikës |
Zgjedhur anëtar me vendimin Nr.148, datë 7.10.2004
Zgjedhur Guvernator me vendimin nr.152, datë 28.10.2004 të Kuvendit |
7.10.2011 |
| 2. |
Fatos Ibrahimi |
Zv/kryetar
|
Kuvendi
|
Nr.148, datë 7.10.2004
Zgjedhur Zv/guvernator me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë |
7.10.2011 |
| 3. |
Ksenofon Krisafi |
Anëtar
|
Këshilli i Ministrave
|
Nr.148, datë 7.10.2004 |
7.10.2011 |
| 4. |
Tefta Çuçi |
Anëtar
|
Këshilli i Ministrave
|
Nr.148, datë 7.10.2004 |
7.10.2011 |
| 5. |
Benet Beci
Në mandatin e Elisabeta Gjonit |
Anëtar
|
Kuvendi
|
Nr.155, datë
4.2. 2008
Nr.148, datë 7.10.2004 |
7.10.2011
7.10.2011 |
| 6. |
Adrian Civici
Në mandatin e
Andis Harasanit |
Anëtar
|
Kuvendi
|
Nr.182, datë 21.4.2005
Nr.148, datë 7.10.2004 |
7.10.2011
7.10.2011 |
| 7. |
Arjan Kadare |
Anëtar
|
Kuvendi
|
Nr.67, datë 11.12.2006 |
11.12.2013 |
| 8. |
Halit Xhafa |
Anëtar
|
Kuvendi
|
Nr.67, datë 11.12.2006 |
11.12.2013 |
| 9. |
Limos Malaj |
Anëtar
|
Këshilli Mbikëqyrës i BSH
|
Nr. 159, datë 18.11.2004 |
18.11.2011 |