Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Institucionet jane Ekonomia

Publikuar me : 31.01.2012 Ne : Kuriozitete - 73 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Endrit Avdullari

Institucionet ligjore përcaktojnë nëse një vend është i pasur apo i varfër. Mendoni  Evropën Lindore dhe atë Perëndimore, Korenë e Jugut dhe atë të Veriut. Të njëjtat kultura dhe njerëz, dallohen vetëm nga rregullat ligjore nën të cilat ndodhet aktiviteti ekonomik.
Studimet janë të qarta, investitorët do të hyjnë vetëm në ato shtete ku garantohet sundimi i ligjit, të drejtat e pronësisë dhe liria ekonomike. Askush nuk do të hyjë në një treg ku çdo veprim është subjekt gjobash dhe konfiskimi, ku vendimet janë arbitrare, gjykatat dhe/ose zyrtarët të korruptuar apo burokratë.
Kombet e varfra janë të tilla sepse institucionet ligjore nuk funksiojnë si duhet për të mbështetur ekonominë e tregut. Taksat e ulëta, amnistitë fiskale dhe subvencionet kanë zero efekt kur mjedisi ekonomik dhe ai politik janë të papërshtatshëm. N.q.s. ligjvënësit janë peng të interesave të ngushta dhe sistemi gjyqësor është i varur nga grupe interesi atëherë reformat janë të pamundura. Megjithatë ka një zgjidhje për këtë që nuk përfshin puçin e shtetit: zonat e lira ekonomike. Tajvani, Meksika, Irlanda, Kina dhe Koreja e Jugut janë vetëm disa nga shtetet që e kanë zbatuar me sukses këtë teknikë.
Shfrytëzuesit e pronave të patundshme kanë aftësi t’a trefishojnë vlerën e një toke në kohë rekord duke e transferuar nga zonë rezidenciale (apo të shkretuar) në zonë tregtare. Shenzhen është një qytet kinez në kufi me Hong-Kongun vlera e të cilat është rritur 18.000 perqind brenda tre viteve! I vetmi shembull i afërt në Shqipëri është mbase komuna e Kasharit me rigjallërimin e jetës së biznesit përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.
Disa vende kanë shkuar përtej dhënies së avantazheve në taksa duke aplikuar një paketë ligjesh të vendeve të zhvilluara për një territor të veçantë. Kështu p.sh. Qendra Financiare Ndërkombëtare e Dubait ka deklaruar që në këtë sipërfaqe prej 110 hektarësh zbatohet ligji britanik duke e kthyer këtë qytet në një magnet investimesh të huaja. Honduras gjithashtu ka ndjekur këtë rrugë suksesshëm.
Taksa e sheshtë në Shqipërinë joligjore ndihmon realisht vetëm 5-10 perqind të shqiptarëve. Por n.q.s. ajo do zbatohej vetëm në një qytet të afërt me një port dhe një aeroport (p.sh Lezhë, Laç, Milot apo Fushë-Krujë) dhe të deklarohej se të gjitha konfliktet do zgjidheshin prej njërës nga gjykatat evropiane, kjo do i jepte imazhit të Shqipërisë një shtytje domethënëse në arenën ndërkombëtare dhe zonës avantazhe të pakrahasueshme nga të cilat do mund të përfitonte i gjithë vendi.
Ndërkohë individidët që bëhen shumë të pasur, shumë shpejt (dhe në mënyrë shumë të dyshimtë) duhet të përjashtohen nga taksa e sheshtë dhe të taksohen progresivisht duke kontribuar kështu në mirëqenien e atyre ‘më pak fatlumëve’ që jetojnë nën minimumin (e pashpallur) jetik.  Kështu do kishim rritje ekonomike, rend ligjor dhe nuk do linte nevoja për t`a shitur Shqipërinë me një euro (ju kujtohet?) e as të prishet ndonje pasuri natyrore si pylli i Sodës.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit