Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Sport - 50 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Inter duket se nuk është aq në formë për këtë kampionatë dhe këtë e tregon dhe klasifikimi zi-kaltërve. Fitorja e Leçe-s në Cesena dhe shtyrja e ndeshjes Genoa-Inter për shkak të përmbytjeve masive në Xhenova bënë që Interi t`i kalojë këto dy javë pushimesh në zonën e rënies në Serinë B.
Inter ndodhet në vendin e tretë nga fundi, me pikë të barabarta me Leçe-n: 8. Kjo gjendje do të vazhdojë të mbesë e tillë edhe për dy javët në vazhdim ku nuk do të luhet asnjë ndeshje në kampionatin italian të futbollit.
2 fitore, 2 barazime dhe plot 5 humbje në këtë fillim të sezonit që është karakterizuar nga shumë dëmtime dhe nga ndërrimi i trajnerit.