Ambasadori ne largim i OSBE-se ne Shqiperi Robert Bosch, ne nje interviste per Zerin e Amerikes shprehet se vonesat ne realizimin e reformes zgjedhore rrezikojne rikthimin ne situaten e zgjedhjeve te meparshme vendore te cilat u cilesuan si nje shans i humbur. Sa i perket mosmarreveshjeve per hetimin e zgjedhjeve te qershorit te 2009 ambasadori i OSBE-se thote se vullneti politik do te sillte edhe zgjidhjet ligjore te ngercit, ndersa shprehet kunder idese se asgjesimit te fleteve te votimit nga ana e Komisionit qendror te Zgjedhjeve.
Me ambasadorin Bosch bisedoi korrespondenti i Zerit te Amerikes ne Tirane, Armand Mero.
Zoti Ambasador, se pari ju falenderoj per kete interviste perpara largimit tuaj nga Shqiperia. Do te doja te nisja nga temat qe ju keni trajtuar ne raportin tuaj te mbajtur ne Vjene diten e enjte. Ju aty i kushtoni vemendje te vecante situates politike, ndonese duket sikur u shmangeni komenteve rreth kesaj situate. Ajo qe une doja te dija, eshte se kjo krize e gjate, kjo perplasje e gjate mes shumices dhe opozites per me shume se nje viti tashme ka sipas jush nje baze politike apo juridike?
Kjo eshte nje pyetje shume e rendesishme dhe e veshtire ne te njejten kohe. Se pari, sigurisht qe eshte politike, por, qeveria perdor si pretekst edhe aspektin gjyqesor. Sigurisht, qe ka nje aspekt juridik, por sic e kam thene shume here me pare, kur ka vullnet politik, ka edhe zgjidhje, madje edhe zgjidhje ligjore. Ka gjithmone nje rrugezgjidhje, kur ekziston deshira e mire. Kjo, sigurisht, vlen per te dyja palet, pa vecuar asnjeren prej tyre. Nese ka vullnet politik, edhe ceshtjet juridike mund te zgjidhen.
Zoti Ambasadori, duke mbetur te ngerci politik i krijuar per shkak te ceshtjes qe lidhet me hetimin e zgjedhjeve, tashme qe eshte caktuar edhe data e zgjedhjeve lokale, kemi nje deklarim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve per asgjesimin e fleteve te votimit, e cila, sipas opozites, konsiderohet dicka e papranueshme qe do te mbyllte urat e komunikimit. Sa te komplikuar e shihni kete situate?
Keto dite kam qene ne Vjene, sic e dini dhe nuk jam njohur me nje deklarate te tille te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ndoshta eshte nje deklarate vetem e kryetarit dhe jo deklarate e Komisionit. Gjithsesi, nga nje pikepamje politike, do ta konsideroja veprim jo te mencur djegien e fleteve te votimit, shto ketu faktin qe kjo nuk do te ishte korrekte nga ana juridike, sepse, sipas nje ligji tjeter, jo Kodit Zgjedhor, nese ngrihen padi, prokuroria ka dy vjet kohe ne dispozicion. Prandaj, fletet duhet te ruhen, te pakten, edhe per nje gjysme viti, le te themi deri me 28 qershorin e vitit te ardhshem, ne menyre qe drejtesia te kete mundesi te hetoje, nese do te jete e nevojshme. Nese fletet digjen, atehere ska se cfare te hetohet. Argumenti se nevojiten kutite e votimit, sigurisht qe qendron, por besoj se mund te blihen kuti te reja, pa e renduar shume buxhetin. Nuk mendoj se buxheti do te corientohej nese do te bliheshin ca kuti me shume, per te mos asgjesuar ato qe keni.
Ne raport ju shpreheni gati me tone shqetesuese per sa i perket ceshtjes se reformes zgjedhore. Eshte e vertete qe koha e mbetur ne dispozicion eshte e paket. Sa mendoni ju se rrezikohen standardet apo cilesia e procesit te ardhshem zgjedhor me keto vonesa?
Rrezikohen deri ne ate mase sa mund te rikthehemi, edhe njehere, ne situaten e meparshme, e cila u kritikua ashper edhe nga ODIHR-i, qe i quajti zgjedhjet e fundit vendore si nje tjeter mundesi e humbur. Tashme kemi nje kod te ri zgjedhor, i cili ka nevoje te permiresohet, ne zbatim te rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it, Keshillit te Evropes, misionit te NATO-s ne Shqiperi dhe te vete Prezences. Sigurisht qe mbetet shume per te bere dhe ne po perpiqemi te bejme maksimumin, ne menyre qe te shmangim perseritjen e situatave te meparshme. Prandaj, reforma zgjedhore eshte kaq e rendesishme, sidomos duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme vendore.
Shqiperia e ka kodin zgjedhor. Propozimet e ODIHR-it sa peshe kane ne menyre qe procesi i ardhshem zgjedhor ti arrije dhe ti plotesoje standardet e kerkuara nga nderkombetaret?
Besoj se kane peshe te konsiderueshme. E rendesishme eshte, gjithashtu, edhe cfare ka thene Gjykata juaj Kushtetuese, per shembull, per Kodin Zgjedhor. Ka sigurisht shume gjera qe duhen permiresuar ne Kodin Zgjedhor dhe te tjera si, per shembull, ky ngerc politik, te cilat nuk ishin parashikuar dhe qe tashme mbeten ne doren e vullnetit politik per tu zgjidhur. Prandaj dhe perdoren tashme argumente ligjore per moszgjidhjen e kesaj situate, pikerisht per shkak te mosparashikimit te rrethanave te tilla ne Kod. Pra, ketu lind edhe urgjenca per te bere ndryshime dhe shtesa ne Kod, per te garantuar parashikimin e cdo situate te mundshme. Ashtu sic thote edhe qeveria juaj, eshte luftuar per me te miren dhe zgjedhjet e fundit ishin me te mirat deri me sot, sic i ka cilesuar edhe ODIHR-i ne raportin e tij. Gjithsesi, standardet nuk u arriten 100 perqind dhe, nese doni ti arrini plotesisht, perpiquni te zbatoni ndryshimet dhe permiresimet e propozuara. Keto si thote vetem ODIHR-i, por i keni vene ne dukje edhe vete ju, si per shembull, Gjykata Kushtetuese. Nese Kodi do te ishte formuluar me mire, ndoshta sdo te kishim pasur ngerc politik.
Nje fushe, se ciles OSBE-ja i ka kushtuar vemendje eshte ajo e sistemit te drejtesise. Ju trajtoni ne raportin tuaj vecanerisht problemet ne sistemin gjyqesor. Po te kthehemi nje veshtrimi me te gjate, duket se sistemi gjyqesor ka ardhur duke u perkeqesuar, te pakten edhe nga sondazhet e opinionit publik, besimi i publikut te ky sistem ka ardhur gjithmone ne renie. Çfare e ka provokuar kete situate?
Kjo eshte nje pyetje shume e mire dhe e kam te veshtire te pergjigjem. Ju thate nje fakt ekziston, nje mosbesim i madh i publikut te gjyqesori. Besoj se kjo vjen ngaqe njerezit nuk jane te kenaqur me ate cka po behet. Ne, sigurisht, kemi projektin tone te monitorimit te seancave gjyqesore. Ne kuader te ketij projekti, kemi nxjerre edhe shume raporte, ku themi se gjykatat, ne shume raste, nuk funksionojne sic duhet, ne kuptimin qe ceshtjet mbyllen edhe atehere kur nuk ka prova te qendrueshme per te justifikuar mbylljen e tyre; behen gjykime te bazuara shpesh ne prova jo te mjaftueshme dhe, shpesh here, shihen kontakte te drejtperdrejta mes avokateve mbrojtes dhe gjyqtareve. Pra, ka shume ka nga keto gjera, ne dukje te vogla, por shume te rendesishme, te cilat, ne syte e njerezve, nese mblidhen, behen problematike. Dicka tjeter qe nuk funksionon sic duhet eshte qe gjyqet shtyhen ne rastin e mosparaqitjes se nje avokati mbrojtes apo te nje te padituri, pa u pasuar nga asnje ndeshkim, duke penguar sistemin. Shpesh here, ne kete menyre, nje gjyq mund te shtyhet ligjerisht per nje kohe te gjate. Njerezit qe e shohin kete gje, sigurisht qe nuk u pelqen, keshtu qe kjo eshte dicka qe duhet adresuar, ne menyre qe njerezve tu kthehet besimi, sepse sistemi gjyqesor funksionues dhe i besueshem eshte ne themel te demokracise. Une nuk kam qene personalisht i perfshire ne ndonje ceshtje gjyqesore, por nga ajo cka perceptohet nga njerezit dhe nga raportet tona, nevojitet te behet dicka.
Zoti Ambasador, edhe nje pyetje te fundit. Korrupsioni eshte nje teme mjaft e debatuar ne Shqiperi. Kemi, nga njera ane, qeverine qe thote se ka realizuar hapa shume te suksesshme perpara; nga ana tjeter, opozita jep nje tablo te permbysur. Megjithate, ne raportet nderkombetare ceshtja e korrupsionit trajtohet si nje fenomen i perhapur dhe nje problem shume serioz. Edhe ju, ne raportin tuaj, permendni, per shembull, faktin qe perpjekjet per te denuar zyrtaret e larte jane modeste. Cili do te ishte vleresimi juaj per kete fenomen ne Shqiperi?
Kjo deklarate bazohet tek ajo cka ka thene Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Ata kane fajesuar prokurorine qe nuk heton akuzat ndaj zyrtareve te larte. Une thjesht kam perseritur ate qe kane thene institucionet tuaja, me te cilat, meqe ra fjala, kemi nje bashkepunim shume te mire ne projektet tona. Nuk mjafton te kapen vetem peshqit e vegjel, por duhen kapur edhe peshqit e medhenj.
Ne fakt, une do te doja nje veshtrim me te pergjithshem tuaj mbi kete fenomen.
E kam te veshtire te bej nje deklarate pergjithesuese, por sipas sondazheve publike, per shumicen e njerezve, problemi me i rendesishem, pas ekonomise, eshte korrupsioni, me te cilin ata ende perballen. Une personalisht nuk e kam ndeshur, por, me sa duket, per njerezit eshte nje problem shume i madh. Ska dyshim qe qeveria ka bere shume, per shembull per komunitetin e biznesit me ngritjen e one-stop shop. Ky eshte nje permiresim i ndjeshem, pasi njerezve nuk u duhet te shkojne nga njera zyre ne tjetren per te marre licenca. Ky eshte nje hap i rendesishem perpara drejt ndalimit te korrupsionit, por, me sa duket, nga ajo qe thote shoqeria, mbetet ende per te bere.
Zoti Ambasador, ju faleminderit dhe suksese per detyren tuaj te re ne Kosove.
Faleminderit shume. Do te doja te shtoja edhe dicka. Une kam punuar ne Shqiperi per tre vjet. Ka qene nje kenaqesi per mua te jem ketu. Megjithese tani po flasim per korrupsionin, shqiptaret shpesh here, nuk kane reputacionin qe meritojne. Ne te vertete, shqiptaret jane njerez shume pozitive, shume punetore dhe jam me se i bindur se, nese vazhdoni te punoni keshtu dhe te ruani kete fryme, do te afroheni me shume me BE-ne dhe do te permiresoni demokracine. Shqiptaret jane njerez shume te mire dhe une jam shume i lumtur edhe per faktin qe nuk do te largohem plotesisht nga kjo zone e qe do te vazhdoj te kem mundesine te gezoj miqesine dhe mikpritjen shqiptare.
*******************************
Ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi, Robert Bosch, ne raportin vjetor paraqitur Keshillit te Perhershem te organizates per ecurine e pranise se OSBE-se ne vend. Zeri i Amerikes ka bere publike permbajtjen dhe ceshtjet qe jane trajtuar ne kete raport, qe nga problemet me sistemin gjyqesor, mungesen e transparences dhe krizen politike ne vend qe perben rrezik per integrimin.
Ne kete raport Ambasadori Bosch shpreh mirenjohjen per bashkepunin e Shqiperise me pranine e Organizates per Sigurimin dhe Bashkepunimin ne Evrope ne rrugen e realizmit te perparesive te vendit. Ai shpreh vecanerisht mirenjohjen per kontributin e Ministrise se Jashtme per mbeshtetjen dhe konsulencen qe i ka ofruar prezences se OSBE-se si dhe per kontributin e institucioneve qendrore dhe lokale.
Megjithate, ambasadori Bosch ve ne dukje se klima e tensionuar politike ne Shqiperi per shkak te zgjedhjeve te vitit te kaluar dhe pikerisht perplasja politike mes qeverise dhe Partise Socialiste te opozites dhe bojkotimi prej kesaj te fundit i parlamentit per gjashte muaj, ndikuan negativisht ne disa aspekte te punes se legjislativit. Megjithese rendi i punimeve te parlamentit u ruajt, thote ambasadori Bosch, ne aspekte te tilla teper te rendesishme si procesi i liberalizimit te vizave, lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, reforma ekonomike dhe e gjyqesorit, mungesa e dialogut e pengoi organin ligjvenes te miratonte ligjet e nevojshme per te avancuar axhenden e integrimit.
Per sa i perket shtetit ligjor, ve ne dukje ambasadori Bosch, pavaresia e gjyqesorit mbetet sfide me vete. Gjyqesori ka qene shpesh nen presionin e nderhyrjeve nga jashte dhe megjithe deklaratat publike per perzgjedhjen e gjykatesve me te mire te mundshem, emerimeve dhe transferimeve u ka munguar transparenca. Lufta kunder korrupsionit mbetet nje nga perparesite kryesore ne shkalle kombetare dhe ne kete aspekt jane bere permiresime ne ligjet anti-korrupsion, ve ne dukje ambasadori Bosch. Edhe ne fushen e te drejtave te njeriut, ve ne dukje ai ne raportin e tij, vitin e fundit jane vene re disa zhvillime shume pozitive si miratimi ne parlament i Ligjit per Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe fillimi zyrtarisht nga puna i komisionerit per mbrojtjen nga dikriminimi.
Me tej ne raport, ambasadori Bocsh ve ne dukje lidhur me reformen per pronesine se investimet private dhe publike, si dhe huate do te vazhdojne te pengohen deri sa te garantohet prona private. Nje tjeter shqetesim ne kete kuader eshte moszgjidhja e kerkesave te ish pronareve per kompensimin ose kthimin e pronave te konfiskuara nga regjimi komunist. Organizatat qe perfaqesojne ish pronaret kane vene here pas here ne dukje se shume pak prej tyre i kane marre pronat apo jane kompensuar. Ekzistojne shqetesime, thuhet ne raport, se kjo ceshtje nuk do te zgjidhet deri sa qeveria te mos kete percaktuar strategjine e reformes per pronesine dhe te mos kete identifikuar pengesat qe sjellin zvarritjen e kthimit te prones.
Per decentralizimin ne raport thuhet se duhet zhvilluar nje dialog me pak i politizuar mes qeverise dhe organeve lokale qeverisese, ne menyre qe komunikimi te jete me i qarte. Ne fushen e mjedisit, abasadori Bosch ve ne duke se eshte bere nje pune shume e mire qe sherben si baze per suksese te metejshme nga ana e qeverise.
Lidhur me gjendjen e medias, raporti eshte perseri kritik. Burimet financiare dhe transparenca ne tregun mediatik mbeten probleme shqetesuese. Duket se mediat me me influence po perqendrohen gjithnje e me shume ne nje numer me te vogel pronaresh. Ne Shqiperi nuk ka ligje qe te kufizojne pjesen e tregut qe i perket nje organi apo grupi me qellim qe te mbrohet pluralizmi.
Per sa i perket barazise gjinore, thuhet ne raport, Shqiperia eshte duke punuar ne drejtim te mundesive te barabarta, por ende mbetet mjaft per tu bere. Lidhur me shoqerine civile, ve ne dukje ambasadori i OSBE-se ne Shqiperi, Robert Bosch, qeveria meriton te lavderohet per miratimin e Statutit te Shoqerise Civile me te cilin njeh rolin e saj ne demokraci.
Me tej ne raport pershkruhet me hollesi asistenca e metejshme e prezences se OSBE-se ne Shqiperi, ne te gjitha fushat qe vendi ka nevoje te avancoje per te plotesuar kushtet e integrimit ne perputhje me udhezimet e shteteve pjesemarrese dhe Sekretariatit te organizates.