Politikani Sabri Godo shpreh skepticizmin e tij ndaj zgjidhjes se krizes politike nga vete palet, pasi sic thote ai, vetem me nderhyrjen e SHBA-ve do te kete nje rrugedalje
TIRANE - Politikani i njohur shqiptar, Sabri Godo, ne nje analize te krizes politike ne Shqiperi e sheh zgjidhjen vetem nga faktore te jashtem, sic jane SHBA-te, ne pamundesi te zgjidhjes brenda vete klases politike.
Ne nje interviste te dhene dje per gazeten Shekulli, nje nga bashkehartuesit e Kushtetutes shpreh dhe shqetesimin per zgjedhjet e ardhshme vendore, qe, sic thote ai, do te zhvillohen sipas Kodit te vjeter Zgjedhor.
Zoti Godo, ndodhemi ne nje vit te ri politik. Axhenda politike do te nise me date 7 janar kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do te filloje djegien e fleteve te votimit.
Si e shikoni kete hap qe hidhet dhe sa ndikon kjo ne krizen politike qe vijon te trashegohet nga viti i kaluar?
Zjarri gjithnje kulminon konfliktin. Vete ideja e zjarrit shkakton nje turbullim. Mendimi im eshte ky. Kutite dhe fletet e votimit nuk duhet te digjen dhe nuk duhet te hapen. Kete kam thene qe kur ka nisur ky debat, qe ne fillim.
Sa ndikon djegia e fleteve ne mosgjetjen e nje zgjidhje politike, duke qene se mosmarreveshje midis paleve qendron pikerisht ne hetimin e ketyre fleteve... ?!
Fletet nuk duhet te hapen dhe nuk duhet te digjen deri ne nje zgjidhje te ketij konflikti qe dikur do ta kete nje zgjidhje per mire apo per keq.
Cila do te ishte kjo zgjidhje ne kete situate ku ne jemi, per me shume se nje vit e gjysme krize politike?
Une nuk shoh ndonje rrugedalje duke pare ngurtesimin e pozicionit te paleve. Berisha thote se nuk mund te cedoje me tej nga ajo qe ka bere deri tani. Opozita eshte krejt e pakenaqur dhe do te vazhdoje me mjete te tjera rrugen e saj te protestes.
Nuk mund te shpresojme nga ndonje nderhyrje nga Europa, kjo pasi Europa e beri proven e saj, vuri tere prestigjin politik te institucioneve te veta qe te arrinte nje zgjidhje, formuloi edhe disa propozime nga ana e saj, te gjitha rane. Mund te them se Europa eshte terhequr e zhgenjyer.
Une mendova dhe e shfaqa kete mendim dite me pare, se ndoshta nje ndermjetesim i Shteteve te Bashkuara te Amerikes do te ishte me efekt. Qe nje gje e rastit, te nesermen u be nje deklarate nga zv.ndihmes sekretari Amerikan i Shtetit, Contryman, i cili tha se nuk duhet te shpresonim ne nje ndihme te jashtme dhe Shqiperia nuk eshte protektorat.
Por, ne rastin e nje ndermjetesimi miqesor te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, perjashtohet teresisht ideja e protektoratit. SHBA-te nuk kane protektorate ne asnje vend te botes, por megjithate shpesh japin ndihmen e tyre per zgjidhjen e konflikteve. Sipas meje, vetem autoriteti i SHBA-ve do te conte ne nje zgjidhje.
Mbase kjo do te vije me zhvillimin e ngjarjeve, gjate vitit do te duket se nuk kemi ne mend per mire, nuk do te bejme reforme zgjedhore, nuk do te miratohen ne Parlament ligjet qe kane mbetur pezull dhe qe jane te nje rendesie themelore per zhvillimin e jetes se vendit.
Kur te shihet e gjitha kjo se ne te vertete nuk do te jemi te afte per ta zgjidhur kete problem, atehere ndofta do te binden SHBA-te, Departamenti Amerikan i Shtetit, apo Kongresi, te japin ndihmen e tyre per zgjidhjen e ketij problemi. Nuk shoh rrugedalje tjeter.
Nga ana tjeter opozita ka paralajmeruar fillimin e protestave. Sa ndikojne keto protesta ne zgjidhjen e krizes politike?
Asgje, vetem sa do ta acarojne me teper. Me duket vertete nje gje fare e papeshuar qe opozita te mendoje sic deklarojne disa nga zedhenesit e saj se do te rrezojne qeverine me anen e protestave. Do te bejne protesta, do te lodhen dhe do te kthehen prape ne shtepite e tyre, sepse nuk e besoj kurrsesi qe thote ndonjeri ne vrull e siper se do te perdorin edhe dhunen.
Ai qe perdor dhunen, ai bie nen pranga. Ne jemi shtet, kemi ligje tonat qe funksionojme dhe brenda ketij kuadri duhet te zhvillohet dhe demokracia. Po te dalin jashte ketyre parametrave, atehere do te hyje ne fuqi ligji. Keshtu qe, une besoj se kjo opozita eshte e sigurt qe do te nise protestat, por besoj se ai do ti permbahet rruges qe ka ndjekur me pare.
Ka qene me te vertete nje ide e bukur ajo qe te mos thyejme asnje dege peme, te mos thyejme asnje xham, te mos demtohet asgje nga prona publike. Jemi nje vend i lire, mund te behen protesta, mund te organizohen demonstrata, nuk ka asnje gje te keqe. Perkundrazi, mund ti quaj si nje zhvillim te metejshem te demokracise.
Zoti Godo, vendi ndodhet vetem pak muaj perpara zgjedhjeve. Si e shikoni ju zhvillimin e tyre ne nje kohe kur nuk eshte bere asgje per permiresimin e Kodit Zgjedhor?
Kjo eshte shume keq. Tani koha ka kaluar per te ndryshuar Kodin Zgjedhor. Sipas Kushtetutes ndryshimet mund te behen gjashte muaj perpara dates se zgjedhjeve. Tani jemi pothuajse ne mesin e janarit, nuk ka me kohe per te nderhyre ne Kodin Zgjedhor. Duket se ne zgjedhje do te vemi per fat te keq, me Kodin qe eshte ne fuqi.
Sa besim keni se keto zgjedhje do te zhvillohen sipas standardeve me te larta nderkombetare dhe te jene te pakontestueshme?
Per Berishen ka rendesi jetike ajo qe te behen zgjedhje te lira dhe korrekte, dhe te mos kete me kontestime. Por, une nuk besoj se do te jete keshtu. Kjo pasi palet jane mesuar te bejne presion mbi votuesit, jane mesuar gjithashtu qe te bejne edhe ndonje kapercim gjate kohes se numerimit te votave.
Me kete proces merren gati 50 mije njerez, komisionere te ndryshem, eshte e veshtire te kontrollohen te gjithe, sepse tek nje pjese e tyre qe ia kane marre kesaj pune prej 20 vitesh eshte fiksuar mendimi se keshtu bejne pune patriotike duke manipuluar votat e kundershtarit, pastaj ferkojne duart dhe nga kenaqesia shkojne dhe pine ndonje birre, pasi kane vene dore ne votat qe eshte gjeja me e rende qe mund te behet. Kjo eshte me e rende se sa te behet nje vjedhje e nje dyqani, eshte te vjedhesh lirine e tjetrit, ti heqesh te drejten qe te perdore voten si e deshiron ai.
Per keta ka vetem nje rruge. Ne rast se do te ndiqet kjo, atehere ka nje garanci, qe te ndeshkohet aty per aty, te paralajmerohet qe me pare se do te kete penalizime te renda dhe keto te vihen ne zbatim qe ne konstatimin me te pare. Vetem atehere mund te thuhet se ka nje shprese qe zgjedhjet me ne fund te behen me te vertete te lira dhe korrekte.
Nese zgjedhjet qe do te vijne do te kene problemet e zgjedhjeve te tjera, sa do ti kushtoje kjo vendit ne integrimin europian?
Shume keq. Do te pengonte seriozisht integrimin e Shqiperise. Integrimi i Shqiperise po pengohet per shkak te gjendjes politike qe perjetojme sot. Ne rast se kesaj do ti shtohen dhe zgjedhjet e parregullta, atehere do te shtohen dyshimet dhe rezervat e Europes ndaj nesh.
Ne nje eventualitet te tille fatkeq eshte e sigurt qe nuk do te kemi negociata per dhenien e statusit te vendit kandidat per kete vit. Ky eshte demi me i madh qe mund ti behet ketij vendi, te mbetet pezull ne kryqezimin e rrugeve.
Axhenda politike per vendin tone parashikon qe ne muajin nentor te jepet statusi i vendit kandidat per Shqiperine. Nese do te deshtonim serish per shkak te politikes, cfare do te sillte.
Cila eshte keshilla juaj per politiken shqiptare mbi kete gje?
Duhet te mblidhen Kongreset e partise dhe te mendojne mbi ate cfare duhet te bejne. Eshte e palejueshme qe per shkak te grindjeve politike te pengohet vendi ne rrugen e integrimit dhe ne zhvillimin e brendshem, sepse gjerat ecin paralel. Ne rast se nuk do te kemi perspektive te nje integrimi te shpejte, doemos edhe punet ketu brenda do te mbeten te bllokuara, do te kete shume pak investime te brendshme dhe ndofta nuk do te kete fare investime te jashtme.
Ai qe investon, do te kete me perpara disa siguri qe shkon te beje dicka ne nje vend ku sundon ligji, ku ka stabilitet politik dhe nje varg kushtesh te tjera si infrastruktura etj., vetem atehere mund te kete siguri per te bere investime.
Se shpejti pritet te nise dhe jeta normale parlamentare. Vitin e shkuar, Parlamenti u mbyll me nje seance te jashtezakonshme ku palet deshtuan ne arritjen e nje kompromisi.
Si e shikoni ju marredhenien pozite - opozite ne Parlament?
Palet duhet te kishin kuptuar prej kohesh se Parlamenti demton imazhin e vendit, nuk e perfaqeson denjesisht Shqiperine perpara qytetareve dhe sidomos perpara botes se jashtme. Duhet te kuptojme se ne dialog duhet te vendoset nje kulture tjeter komunikimi. Parlamenti nuk duhet te jete arena ku te behen denoncime qe jane kryesisht te nje natyre personale.
Ai qe ka per te bere denoncime le te trokase ne deren e prokurorise dhe jo te fliten lloj-lloj gjerash atje qe per familjet dhe individet kane kaluar ne ekstrem, dhe qe eshte me te vertete nje gje e turpshme.
Se fundmi, kete vit pritet te zgjidhet dhe ceshtja e kufirit ujor midis Shqiperise dhe Greqise, pas gabimeve qe kishte ne marreveshjen e nenshkruar me pare midis dy vendeve.
A mendoni se kete radhe gjithcka do te jete korrekte dhe se nuk do te penalizohet toka shqiptare?
Perseritja per te dyten here e te njejtit gabim do te ishte e pafalshme. Keta qe bejne negociata duhet te kene pelqimin dhe autorizimin e Presidentit qe te jete cdo gje kushtetuese, dhe negociatat duhet te jene transparente.
Diplomacia ka rruget e saj qe negocion, por duhet te vije momenti qe te thote se ku ka shkuar dhe cfare ben. Pasi, ketu nuk eshte me ceshtje e nje partie apo qeverie, eshte nje ceshtje qe u perket te gjithe shqiptareve dhe eshte ne te drejten e plote te tyre te dine se cfare behet.
Rrugedalja
Sipas meje, vetem autoriteti i SHBA-ve do te conte ne nje zgjidhje. Kur te shihet se ne te vertete nuk do te jemi te afte per ta zgjidhur kete problem, atehere ndofta do te binden SHBA-te, Departamenti Amerikan i Shtetit, apo Kongresi, te japin ndihmen e tyre per zgjidhjen e ketij problemi. Nuk shoh rrugedalje tjeter.
Fletet
Zjarri gjithnje kulminon konfliktin. Vete ideja e zjarrit shkakton nje turbullim. Mendimi im eshte ky. Kutite dhe fletet e votimit nuk duhet te digjen dhe nuk duhet te hapen. Kete kam thene qe kur ka nisur ky debat, qe ne fillim. Fletet nuk duhet te hapen dhe nuk duhet te digjen deri ne nje zgjidhje te ketij konflikti qe dikur do ta kete nje zgjidhje per mire apo keq.
Zgjedhjet
Tani koha ka kaluar per te ndryshuar Kodin Zgjedhor. Sipas Kushtetutes ndryshimet mund te behen gjashte muaj perpara dates se zgjedhjeve. Tani jemi pothuajse ne mesin e janarit, nuk ka me kohe per te nderhyre ne Kodin Zgjedhor. Duket se ne zgjedhje do te vemi per fat te keq, me Kodin qe eshte ne fuqi.