Publikuar me : 26.11.2011 Ne :
Rajoni - 26 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe 38 kanë mbetur të plagosur në një seri shpërthimesh në Bagdad dhe në afërsi të ABu Graib, në qendër të Irakut.
Lajmin e bën të ditur televizioni Al Xhazira. Një autobus i vogël ka shpërthyer në afërsi të Abu Graibit, duke lënë të vdekur të paktën 8 veta dhe të plagosur 13 të tjerë. Katër të vdekur të tjerë janë regjistruar në tre shpërthime në sheshin Tahrir në Bagdad, ku ka pasur edhe 25 të plagosur.