Publikuar me : 11.11.2011 Ne :
Rajoni - 33 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Agjencia e lajmeve ANSA bënë të ditur se Irani nuk do të heqë dorë kurrë nga programi bërthamor, por do të vazhdojë bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA).”
Kjo deklaratë është bërë nga ambasadori i Iranit pranë ANEAS. Deklarata e ambasadorit ishte kundërpërgjigje për raportin e publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare, sipas të cilit Irani po punon për bombën atomike.
Në këtë raport, i cili është cilësuar nga analistët si më i ashpri për Iranin, flitet për modele kompjuterash që mund të përdoren vetëm për bombën atomike, por asnjëherë nuk përmendet shprehimisht se Teherani po e ndërton atë.
Pas publikimit të raportit, SHBA zyrtarisht deklaroi se do të informohet përpara se të mbaj një qëndrim zyrtar.