Publikuar me : 02.01.2012 Ne :
Rajoni - 23 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Irani do t’i dërgojë një letër përfaqësueses së lartë të politikës së jashtme në BE, Catherine Ashton, në të cilën kërkohet rinisja e bisedimeve për çështjet bërthamore.
Lajmin e ka dhënë fillimisht agjencia gjysmëzyrtare Mehr, e cila citon ambasadorin iranian në Gjermani.
Sipas këtij të fundit, negociatori iranian Saeed Jalili, “do t’i dërgojë një letër baroneshës Ashton në lidhje me formatin e bisedimeve që duhet të rinisin me shtetet e mëdha sa i takon potencialit bërthamor”.