Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ish-deputetet Kursi, ne ’92, nuk provon lidhje me ish-Sigurimin

Publikuar me : 07.10.2011 Ne : Politike - 34 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 



“Kursi i kriminalistikës ka qenë i vitit 1992, pra nuk është provë që kemi qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit”. Ky është në thelb reagimi i ish-deputetëve Gjovalin Prenga dhe Safet Sula, sot në detyra të tjera shtetërore, lidhur me botimin e faksimiles së një dokumenti të përcjellë për media nga kreu i Aluiznit Shaban Memia. Ky i fundit, në listën e dokumentave me të cilat shoqëronte motivacionin e shkarkimit nga detyra të kreut të ALUIZNIT për Tiranën Ferdinand Shehu dërgoi në redaksitë e mediave edhe një dokument me siglën Sekret e datës 13 prill 1992, (dokumenti ne fotot ne hapje dhe ne brendesi te ketij shenimi) ku “rekomandohej marrja në punë e 13 kuadrove” dhe kryerja e një kursi për kriminalistikën. Veç emrit të kreut të Aluiznit Tiranë Ferdinand Shehu, në listë ndodheshin mes të tjerëve edhe emrat e ish-deputetëve Prenga e Sula.

Të pyetur dje nga redaksia për këtë dokument, ata kanë dhënë reagimet e mëposhtme. Duke i falënderuar për sensibilitetin që dëshmon përgjegjësi publike, duam tu rikujtojmë se Shekulli gjithashtu nuk mendon se një dokument i vetëm është provë e mjaftueshme për ti quajtur z.Shehu dhe 12 personat e tjerë të listës, ish-anëtarë të Sigurimit të Shtetit. Ne as e mendojmë dhe as e kemi në plan të gërmojmë për këtë,  -  sic shprehet z.Sula. Përdorimi i fjalës “spiunë” në titull jo rastësisht është vënë në thonjëza dhe në kontekst ironik. Ai nuk shpreh një qëndrim apo besim tonin, por i është mbivendosur interpretimit që ALUIZNI ka bërë për rastin Shehu.

 

 

Reagimi i z.Prenga:

 

“…Nuk ka rendesi per mua fakti se z.Memia paraqet tek ju një shkresë që është sekret – ky eshte problemi i zotit Memia e jo imi. Së dyti, te dhenat qe paraqet shkresa nuk jane aspak qe me cenojne privacine – kursi i kriminalistikes ka qene legal, i publikuar edhe prej meje ne CV time. Per dijeni ju them se ekspertiza kriminalistike eshte nje veprimtari ne funksion te gjykates dhe produktet e saj depozitohen ne gjykate.

Sa i takon angazhimit tim në atë kurs dua t’ju nënvizoj një fakt që ju kasten e keni lënë në harresë – kjo ka ndodhur në vitin 1992, në kohën kur nuk ishte më Ministri e Brendshme, por Ministri e Rendit dhe Sigurimi i Shtetit (për të cilin punonin spiunet si ti ke mirësinë te na etikosh) nuk ishte pjesë e asaj strukture. Dhe une ne ate kurs kam ardhur me miratim te PD Mirdite, përpos konkurimit. Pra ka nje ndryshim me precedentin të cilit i referohesh.

 

Me shpresen qe te mos i keqpërdorni duke i deformuar.

Gjovalin Prenga

 

 

Reagimi i z.Sula:

 

“…Personalisht do doja të hapej çdo dokument  i çfaredo klasifikimi të jetë ai, sekret apo teper sekret dhe të bëhej publik dhe me kete rast do ftoja gazetes tuaj qe te germoje ne jeten time dhe te beje publike çfaredo dokumenti qe te gjeje ose fakt te vertete qe ka te beje me jeten dhe punen time. Une kam qene Kryetari i Bashkise se Kukesit dhe me pas Deputet i Kamzes, por edhe ne punet e tjera qe une kam bere ju ftoj, bejeni.

Une pasi kam mbaruar studimet e larta ne vitin 1987 jam emeruar si Pedagog ne Institutin e Larte Pedagogjik ne Shkoder me vone Univesiteti i Shkodres si Pedagog i Fizikes dhe kam punuar aty deri ne vitin 1992. Ne vitin 1992 kam kerkuar te marre pjese ne kursin e ekpsertizes kriminalistike me idene qe te punoj ne ekspertizat shkencore te kriminalistikes pasi profisioni i fizikantit ma jepte kete mundesi. Por nuk mora pjese asnjehere ne kete kurs. Keshtu per te sqaruar qarte per publikun kerkesa ime per te marre pjese ne kete kurs behet pas ardhjes se demokracise dhe une nuk arrita asnjehere te  isha pjese e strukturave te Ministrise se Brendshme. Ju mbetet juve te sqaroni publikun shqiptar se si une paskam qene spiun, pse ne vitin 1992 kam kerkuar te bej nje kurs ekspertize. kriminalistike prane Ministrise se Rendit. Se fundi ju bej edhe njehere thirrje qe  te kerkoni sa te mundni, duke filluar nga koha e komunizmit por edhe ne ditet e demokracise dhe  bejini ato publike edhe nese jane te dhena personale. Une kam qene njeri pubik aktiviteti im ka qene i hapur dhe publik dhe nuk kam  asgje per te fshehur…”

 

Safet Sula 

Drejtor i Pergjithshem i Patentave dhe Markave.

 

 

 

 

 

 

Memia zbulon dhe “spiunët” pranë kryeministrit Berisha

Lindita Çela

 

Dokumentet e derguara  nga kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia për të shoqëruar shkarkimin e Ferdinand Shehut kanë nxjerrë në dritë jo vetëm “spiunin Shehu” por edhe disa “spiunë” të tjerë që mbahen në punë nga kryeministri Berisha. Shehu u largua nga posti i kreut të ALUIZNI-t për Tiranën me motivacionin se ishte rekrutuar nga Ministria e Brendshme në kohën e komunizmit dhe si i tillë nuk mund të punojë në administratë. Por dokumenti zyrtar i Memisë përmbante edhe disa emra të tjerë për të bërë kursin një vjeçar per te cilin u akuzua Shehu. Në total dokumenti përmban 13 emra. “Shekulli” është përpjekur të ndjekë se çfarë ka ndodhur më pas me këta persona dhe nga verifikimi rezulton se dy prej tyre kanë qenë deputetë dhe sot anëtar të stafit të kryeministrit. Gjovalin Mark Prenga dhe Safet Hazir Sulaj kanë qenë deputetë të Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe sot punojnë ne administrate pa cenuar integritetin moral, sic Memia shprehej ne shkresen perm Shehun.

Dokumenti sekret i Ministrisë së Brendshme nuk është gjë tjetër veçse lista e pjesëmarrjes në një kurs 1-vjeçar në laboratorin kriminalistik. Në listën me 13 emra ndodhen edhe Prenga e Sulaj. “Gjovalin Mark Prenga, propozuar nga DRP-Rrëshen, me arsim të lartë, fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Kimi, me punë në kabinetin e kimisë së rrethit Mirditë. Safet Hazir Sulaj, propozuar nga DRP-Kukës, me arsim të lartë, fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega Fizikë, me punë pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik Shkodër”, – thuhet në shkresën sekrete të Ministrisë së Brendshme. Por vite më vonë, të dy deputetët e kësaj force politike nuk kanë shënuar në CV e tyre bashkëpunimin në strukturat e Ministrisë së Brendshme, fakt ky për të cilin Fredinand Shehu u shkarkua nga detyra.

 

 

 

Ambasada USA: Kur e përdor ish-sekretari Berisha kartën e antikomunizmit

Në një kabllogram që mban datën nëntë janar 2009, Ambasada Amerikane në Tiranë i raportin Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me situatën në Shqipëri duke u fokusuar tek fushata antikomunizëm e kryeministrit Berisha. Madje ambasada parashikoi që kjo do të ishte “guri më i fortë” i Berishën në fushatën për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009. Por, përveç kësaj, ambasada ka parashikuar se Berisha do e përdorë këtë fushatë për të larguar nga puna njerëzit që nuk i pëlqejnë. Më poshtë kabllogrami i plotë.

“Kryeministri Berisha njoftoi në 7 janar një projektligj për ngritjen e një instituti antikomunist, i cili do të studiojë krimet e komunizmit dhe do të edukojë brezat e rinj mbi të këqijat e atij sistemi. Ai gjithashtu njoftoi ngritjen e një obelisku masiv në nder të viktimave të komunizmit, si dhe hapjen e një muzeu për të dokumentuar krimet e asaj periudhe. Javën e kaluar qeveria vendosi të japë një shumë prej 20 milionë dollarësh për ish të përndjekurit politikë si kompensim për periudhën që ata kanë kaluar në burg gjatë regjimit komunist. Këto masa vijnë pas miratimit të ligjit të diskutueshëm të lustracionit.

Fushata e fundit antikomuniste po zë dalë nga pozitat e tij në pushtet. Kjo është hera e dytë në vitet e fundit në Shqipëri që zoti Berisha po i bën ndjenjat antikomuniste si pjesë e fushatës së tij parazgjedhore. Në vitin 1995, rreth pesë vjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri, Berisha miratoi ligjin e parë të lustracionit dhe sajoi ato që ai i quajti gjyqet për gjenocidin, me të cilat dënoi një numër ish anëtarët të byrosë komuniste dhe zyrtarë të tjerë të regjimit me vdekje ose burgime të gjata.

Këto gjyqe të padrejta (anglisht: kangaroo trials sh.r) ishin inskenuar keq dhe nuk sollën ndonjë provë konkrete kundër atyre që akuzoheshin. Ato kishin mangësi në punën hetimore. Gjykata e lartë rrëzoi pjesën më të madhe të këtyre vendimeve dhe të dënuarit u kompensuan për kohën e kaluar në burg. Ajo që perceptohet gjerësisht vetëm si një manovër politike, manipuloi me sukses shtresën politike të të përndjekurve dhe i dha Berishës një vegël për të eliminuar një numër kundërshtarësh politikë.

Në shtesë të kësaj, propaganda e qeverisë, e mbështetur edhe nga mungesa e shtypit të lirë, e ka vendosur Partinë Socialiste, si trashëgimtarin të bazës komuniste, në një pozicion të dobët. Sipas komentuesve, ka tre arsye përse kryeministri po i rikthehet antikomunizmin për herë të dytë në 18 vjet. Prezantimi i një fushate të tillë ndihmon kryeministrin të arrijë qëllimin e vërtetë të ligjit për lustracionin, eliminimin e prokurorëve dhe gjykatësve që po hetojnë skandalet e korrupsionit. Propaganda antikomuniste do të ndihmojë Berishën të mbushë vakuumin e krijuar nga diskreditimi i strategjisë antikorrupsion.

Në një kohë kur dy anëtarë të qeverisë së tij janë nën hetim për korrupsion dhe qyteti është plotë me fjalë për pazaret e dy fëmijëve të tij, antikorrupsioni ka humbur shumë nga shkëlqimi që ka pasur. Kjo iniciativë do të ndihmojë Berishën të forcojë mbështetjen e tij mes shtresës politike të të përndjekurve, të cilët kanë qenë gjithmonë një bazë e fortë për të. Nga ana tjetër, me këtë gjë Berisha do të marrë disa vota nga rivali i tij potencial, Presidenti Topi, i cili i konsideron ish viktimat e komunizmit mes mbështetësve të tij”.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

KE Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 34 here.
KE  Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhoreStefan Fule / Foto arkiv Komisioni Evropian ka bërë thirrje për konsolidimin e dialogut politik në Shqipëri, që arrihet duke konkretizuar paktin e nëntorit të 2011-s për reforma konsensuale. Një zëdhënës i KE-së është shprehur se Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule nuk vendosi kusht për përfundimin e reformave brenda 24 majit, por kjo ishte një datë e vendosur nga lidershipi shqiptar. “E kemi theksuar shumë  herë se marrëveshja politike e nëntorit duhet zbatuar...Lexo te gjithe artikullin »


» Berisha Pengese per numerimin elektronik, temperatura dhe energjia elektrike
» Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se
» Berisha Numerimi elektronik, pengese temperatura dhe energjia elektrike
» Berisha Numerimi elektronik mund te deshtoje per shkak te temperatures dhe energjise elektrike
» Uollfarth Drafti i Kodit Zgjedhor, nje pune e shkelqyer qe duhet finalizuar
» Zgjedhja e presidentit, raundi i pare ne 30 maj
» Shqiperia heq vizat per kater shtete
» Ruci Po votoni kunder statusit. Patozi Ju kane kapur ethet presidenciale
» 1 muaj pa drita, banoret e Babrruse bllokojne rrugen
» Uollfarth, takim me Ramen ne seline roze

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit