Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ish Ekspozita, Shalsi publikon kontraten Del Tartari dhe Selmanllari

Publikuar me : 15.09.2010 Ne : Kuriozitete - 135 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

UPDATE- Deputeti Eduart Shalsi ka publikuar sot dokumente qe nxjerrin emrin e Arian Tartarit, partnerit te deputetes se PD-se, Albana Vokshi, ne kontraten e privatizimit te ish Ekspozites

Zoterojme nje kontrate te marsit te vitit 2008, disa muaj perpara se ministri Ruli te bente privatizimin, mes pronareve te nje pjese te truallit dhe Arian Tartarit. Pikerisht ky person dhe nje tjeter emer i perfolur si ai i Rahman Selmanllarit, do te kryejne privatizimin e ish-Ekspozites, do te prishin kontratat ekzistuese dhe do te diktojne cmimin e shitjes se truallit, tha Shalsi.


Shikoni ne Galeri Foto

Ne dokumentin 1 - data e lidhjes se kontrates
Ne dokumentin 2- neni 2 i kontrates, ku tregohet sipermarresi
Ne dokumentin 3- neni 5 i kontrates, ku sipermarresi angazhohet per privatizimin



Dje Partia Socialiste vuri theksin edhe njehere tek heshtja e ministrit Ruli, ne lidhje me pyetjet publike drejtuar ketij te fundit nga PS, mbi privatizimn e ish Ekspozites. PS nepermjet deputetit Eduard Shalsi ka bere me dije se neser do publikohet nje dokument i cili sipas PS nxjerr lakuriq, ministrin dhe kryeministrin.


Neser ju do te viheni perballe nje dokumenti rrenqethes, i cili tregon nje te vertete qe e nxjerr lakuriq ministrin, kryeministrin dhe te gjithe kete qeveri ne lidhje me kete privatizim-u shpreh Shalsi

Nderkaq ne nje tjeter prononcim per shtyp Partia Socialiste nepermjet deputetes Shega Ligori, i ka quajtur shpifje akuzat e bere nga deputeti i PD-se Eduard Halimi, per korrupsion me lejet e ndertimit ne Bashkine e Tiranes, ndersa i ka drejtuar atij nje pyetje publike.
A keni ju lidhje me nje kompani bixhozi prane qeverise?, eshte pyetja qe PS i drejtoi sot publikisht deputetit Eduard Halimi




***************************

Partia Socialiste ka publikuar dokumente qe sipas saj provojne aferen korruptive gjate procesit te privatizimit te zones se njohur si ish Ekspozita Shqiperia Sot, ne Tirane.


Ne nje komunikim per mediat, deputeti i PS-se, Eduard Shalsi ka treguar vendimin e 26 nentorit te vitit 2008, me te cilin Sali Berisha dhe qeveria e tij kane miratuar cmimet e trojeve qe ndodhen ne bashkite e vendit, perfshire ketu Bashkine e Tiranes.


Ky vendim per zonen ku ndodhet ish Ekspozita Shqiperia Sot ka percaktuar nje cmim prej 426 000 lekesh per meter katror. Por shikoni cndodh, vetem pak metra me tutje, ne anen tjeter te Lanes po ky Sali Berishe ne te njejten dite me te njejtin vendim, ka percaktuar nje cmim tjeter, prej 1 200 000 lekesh per meter katror, pra tre here me te larte- tha Shalsi.


Sipas tij, vetem pak metra me tutje, ne zonen e pallateve te Aviacionit cmimi eshte po 1 200 000 leke per meter katror dhe tek rruga Myslym Shyri, vetem pak metra prapa ish Eskpozites po 1 200 000 leke per meter katror.


Duke lexuar raportin qe vlereson kete prone, perpiluar nga nje komision i ngritur nga ministri Ruli, Shalsi kerkon sqarime prej ministrit per logjiken e perdorur ne nje rast te tille.


Cila eshte logjika qe eshte perdorur ? Le te dale z. Ruli tu shpjegoje shqiptareve pse kjo zone eshte me e lire dhe jo pak por 3 here me lire! A ka njeri qe nuk kupton logjiken mbi te cilen eshte ngritur politika e cmimeve te trojeve nga kjo qeveri?-pyet ai.


Ne fund, Shalsi premton se ne vijim opozita do te zbardhe elemente te tjere te kesaj afere qe perben proven e radhes se kapjes se shtetit nga pushtetaret dhe familjaret e pushtetareve.

(NE GALERI FOTO Faximile e relacionit te pubokuar sot nga Shalsi)


______



Disa dite me pare opozita kerkoi nga deputetja e PD-se, Rajmonda Bulku te pergjigjej nese bashkeshorti i saj kishte fitur koncensionin e nje HEC-i dhe menyren e perfitimit.



Pyetjet e PS per Bulkun

1 A eshte e vertete se bashkeshorti juaj ka marre koncesion per ndertimin e nje hidrocentrali? A jeni ju ne dijeni?

2.A dini te na thoni, nese ky fakt eshte i vertete, cilat jane arsyet qe e kane nxjerre bashkeshortin tuaj fitues ne gare?

3 A ka pasur gare ne fakt ne dhenien e ketij koncensioni, dhe cfare lidhje ka burri juaj me sektorin e energjise? Po burimet tuaja financiare per ndertimin e hidrocentralit cilat jane?


Me tej ajo ka kerkuar nga Bujku reagim lidhur me pyetjet, ndryshe nga koleget e denoncuara me pare, qe genjyen jo vetem opinionin, por zhgenjyen edhe zgjedhesit.


_________


Rama 10 vjet qe flitet per leje ndertimi dhe asgje e re nga ai front

TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama i eshte pergjigjur sot interesit te gazetareve ne lidhje me akuzat per afera per dhenien e lejeve te ndertimit. Rama tha se nuk mund te flitet per qindra, miliona euro ryshfete per leje qe nuk ekzistojne.


Flitet per leje ndertimit, ka 10 vjet, nuk ka asgje te re nga ai front. 10 vjet qe flitet dhe perflitet, nderkohe qe sot ne jemi duke ngritur perpara shqiptareve probleme qe e vendosin ne dileme te ardhmen ekonomike te ketij vendi- theksoi Rama


Rama tha se kjo eshte loja qe i mban peng shqiptaret dhe se kjo do te marre fund pasi ne do te vazhdojme te ekspozojme prova dhe fakte.


Ne jemi te gatshem te ballafaqojme, jo pikepamjet subjektive, por analizat tona me analizat tuaja. Ashtu sikunder jemi te gatshem te ballafaqohemi per gjithcka po themi ne cdo instance, te nje sistemi drejtesie qe duhet te ishte futur ne veprim i alarmuar- tha Rama




'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit