Publikuar me : 05.09.2011 Ne :
Rajoni - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ish-kryeministri i Islandës Geir Haarde do të akuzohet “për dështim në përgjegjësinë ekzekutive” në përballimin e krizës financiare në vitin 2008. Në atë vit në Islandë falimentuan tre bankat kryesore në vend. Ende nuk është zgjidhur çështja e depozitave të qytetarëve të Britanisë dhe Holandës të cilët humbën të ardhurat të ruajtura në Bankën Icebank.
60-vjeçari e ka cilësuar akuzën një farsë dhe ka kërkuar që gjykata ta rrëzoi atë. Gjithashtu ai thotë se çështja është një hakmarrje politike nga koalicioni qeveritar. Nëse akuza vërtetohet, Haarde rrezikon një dënim deri në 2 vite burg.
Për gjykatën Landsdomur, gjykatë speciale për gjykimin e ministrave, kjo është çështja e parë që dëgjon.
Opinioni publik është i ndarë nga një anë mendohet se Haarde po bëhet “kurban” ndërsa nga ana tjetër llogaridhënia dhe përgjegjësia publike pas kolapsit financiar është i domosdoshëm.