Publikuar me : 15.12.2011 Ne :
Rajoni - 67 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ish-presidenti Shirak me presidentin aktual Sarkozi
Një gjykatë në Francë ka shpallur fajtor ish-Presidentin e Francës Zhak Shirak për shpërdorim të fondeve publike dhe abuzim me besimin publik. Për këtë gjykata ka dhënë një dënim me dy vite burg.
79-vjeçari Shirak, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit gjatë dhënies së vendim për shkak të gjendjes shëndetësore aspak të mirë.
Ai mbajti postin e presidentit nga vitit 1995 deri në 2007 ndërsa gjyqi ka të bëjë me detyrën e tij të mëparshme si kryetar i Bashkisë Paris.
Gjatë ushtrimit të detyrës si kryebashkiak, ai akuzohej se ka paguar anëtar të partisë së tij për detyrën e ushtruar si punonjës të bashkisë në një kohë kur ato detyra nuk ekzistonin.
Në vitin 2004 gjatë kohës që Shirak ishte president, disa figura të politikës franceze përfshirë ministrin aktual të Jashtëm Alain Juppe u shpallën fajtor pasi ishin të lidhur me këtë çështje. Juppe u dënuar me 14 muaj pezullim.
Shirak është i pari ish-kryetar i shtetit që dënohet që pas Marshal Filip Petain, i cili u shpall fajtor në vitin 1945 pasi bashkëpunoi me nazistët.