Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ish-te perndjekurit,Topalli sulmon Presidentin Bamir Topi

Publikuar me : 02.06.2011 Ne : Politike - 223 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

TIRANE- Ferkimet midis mazhorances dhe Presidentit Republikes arrijne ne nje tjeter stad, duke kaluar ne akuza direkte. Kryeparlamentarja, Jozefina Topalli dhe kreu i shtetit, Bamir Topit, jane perplasur diten e djeshme dhe kane replikuar ne distance per dhenien e dekorimeve per ish te perndjekurit politike dhe zyrtaret shteterorore te kohes se diktatures. Perplasja midis dy zyrtareve te larte ka ndodhur ne mjediset e Institutit te Integrimit te Perndjekurve Politike ne Tirane.


Ne ambientet e ketij te fundit jane kryer gjate paradites se djeshme homazhet qe u mbajten ne nderim te dy martireve te demokracise Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja. Trupat e dy martireve jane gjetur disa dite me pare nga familjaret prane lumit Kir ne Shkoder, pasi ishin pushkatuar pa gjyq nga regjimi komunist ne maj te vitit 1984, gjate revoltes ne burgun famekeq te Qaf-Barit.


Akuza


Disa minuta para mesdites, pasi kreu homazhet ne mjediset e Institutit te Integrimit te Perndjekurve Politike, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, akuzoi Presidentin si hipokrit. Eshte nje moment per te ftuar kedo qe ka nje pozicion te caktuar, pervec te tjereve, per ti thene fort qe, te mos guxoni me te dekoroni ata qe, kane vrare ne menyren me barbare, si keta dy djem te rinj Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja, ashtu dhe me mijera e mijera te tjere.


Ajo eshte fyerja me e madhe qe mund tu behet vetes se tyre, familjeve te tyre, edhe ne si komb,- deklaroi Topalli per mediat. E pyetur nese ka emra konkrete per kete akuze te sajen, ajo iu drejtuar gazetareve duke thene se E dini vete. Por nuk mund te rri pa u thene se ato qe dekorojne vrasesit e tyre, jane me teper se hipokrite. Kjo akuze e Topallit nxjerr hapur krisjen e marredhenieve qe ajo ka me nje prej ish-drejtuesve te Partise Demokratike, qe tashme ushtron nje prej funksioneve me te rendesishme ne vend.


Replika


Pas disa minutash ishte kryetari i shtetit ai qe doli nga rituali i kryerjes se homazheve. Interesit te medias per te marre nje qendrim te tijin mbi akuzat e kryetares se Kuvendit, Bamir Topi i eshte pergjigjur duke i cilesuar si nje melodi te vjeter. Une do i kujtoja gjithsecilit qe nuk eshte momenti per te luajtur nje melodi te vjeter.


Shqiptaret kane nevoje qe te bashkepunojne midis tyre, ne radhe te pare, ata qe jane ne pozicionet ku kane mundesi qe te rikuperojne sadopak demet qe i jane shkaktuar ketyre familjeve,- replikoi Topi. Sot, sipas tij, ne vitin 2011-te, minimalisht duhej te kishte perfunduar historia e rikuperimit dhe e kompensimit material te ketyre familjeve. Pastaj, tha ai, nderi qe i behet nga shoqeria eshte nderi qe i vjen ne radhe te pare nga sensitiviteti individual, personal.


Presidenti shprehu besimin qe cdo adresim per elemente te tille, qe nuk e di se ku drejtohen, por pavaresisht nese kane nje nentekst, jane te gabuara. Duke iu referuar ketyre akuzave, kreu i shtetit sqaroi se institucioni i Presidentit ka bere me shume se cdo institucion tjeter, ka hapur dyert e institucionet dhe besoj se duhet ta dini se asnjehere Institucioni i Presidentit nuk ben dekorime me iniciativa personale, ato vijne si propozime nga institucionet.


Ditet e fundit, kreu i presidences eshte vene nen akuzat e Partise Demokratike edhe per presion ndaj Kolegjit Zgjedhor. Per keto akuza, ai tha se vazhdon e njejta melodi, por me instrumente te ndryshem. Presidenti i Republikes eshte njeriu qe me shume se kushdo tjeter eshte mbi palet, eshte midis paleve, eshte njeri i ligjit dhe cdo lloj paragjykimi besoj se shoqeron ate lloj malicioziteti qe ekziston tek individe te vecante,- deklaroi Bamir Topi.


Topalli


Eshte nje moment ku secili prej nesh kujtojme me mijera te pushkatuar, te burgosur te internuar, te perndjekur. Po ne te njejten kohe ne shohim sesa ka ecur Shqiperia gjate kesaj periudhe, sesa e rendesishme eshte liria, sesa e rendesishme eshte te mendojme se, liria nuk duhet konsideruar si grant, por eshte nje vlere, per te cilen duhet te luftojme dhe te punojme cdo dite, cdo ore dhe cdo minute.


Berisha


Nderimin me te madh qe mund tu bejme ne martireve te lirise dhe demokracise eshte konsolidimi i vlerave te lirise, i votes se lire, i fjales se lire. Kur ata burra kane votuar jane paraqitur para dy kutive njera ishte kutia e frontit, e barbarise, ndersa tjera quhej kutia e armikut. Kjo me eshte kujtuar kur ka nga ata qe voten e hedhur ne nje kuti tjeter duan ta konsiderojne si vote te ekzekutuar, si vote te paqene.


Topi


Eshte vertet nje moment qe ben te reflektoje qe kjo shoqeri nuk duhet te heqe nga memoria ato vite te tmerrshme te izolimit per ta vleresuar me shume demokracine, per te vleresuar me shume institucionet dhe per te vleresuar pikerisht ate pike referimi, qe ne kemi te gjithe, qe eshte Evropa, sepse vetem atje ne do te arrime te kapim ato standarde per te cilat kane luftuar me vetedije te plote Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja.


Pse sulmohet Presidenti


Qendrimi i Presidentit te Republikes, Bamir Topi, i cili ka kerkuar ne menyre te perseritur qe Kolegji Zgjedhor te jape drejtesi duke zbatuar ligjin dhe te mos mbaje krahe partiake ka bere qe ai te vendoset ne qender te sulmeve te mazhorances. Duke nisur nga kryeministri Berisha e kryeparlamentarja Topalli e deri tek KQZ, e cila sajoi nje seance farse duke aluduar se Presidenti i Republikes ka hedhur voten ne kuti te gabuar dhe ajo vote ishte per Edi Ramen. Çdo dalje e Presidentit ku kerkohet dhenia e drejtesise nga Kolegji shoqerohet me nje sulm nga ana e mazhorances.

'
Komente
nga : PlZWCRCkDPccswCnZ
Koment publikuar ne daten 15.08.2011
I was looknig everywhere and this popped up like nothing!

KE Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 34 here.
KE  Konsolidoni dialogun politik, mbyllni reformen zgjedhoreStefan Fule / Foto arkiv Komisioni Evropian ka bërë thirrje për konsolidimin e dialogut politik në Shqipëri, që arrihet duke konkretizuar paktin e nëntorit të 2011-s për reforma konsensuale. Një zëdhënës i KE-së është shprehur se Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule nuk vendosi kusht për përfundimin e reformave brenda 24 majit, por kjo ishte një datë e vendosur nga lidershipi shqiptar. “E kemi theksuar shumë  herë se marrëveshja politike e nëntorit duhet zbatuar...Lexo te gjithe artikullin »


» Berisha Pengese per numerimin elektronik, temperatura dhe energjia elektrike
» Deshton Reforma Zgjedhore, skadon dhe afati i BE-se
» Berisha Numerimi elektronik, pengese temperatura dhe energjia elektrike
» Berisha Numerimi elektronik mund te deshtoje per shkak te temperatures dhe energjise elektrike
» Uollfarth Drafti i Kodit Zgjedhor, nje pune e shkelqyer qe duhet finalizuar
» Zgjedhja e presidentit, raundi i pare ne 30 maj
» Shqiperia heq vizat per kater shtete
» Ruci Po votoni kunder statusit. Patozi Ju kane kapur ethet presidenciale
» 1 muaj pa drita, banoret e Babrruse bllokojne rrugen
» Uollfarth, takim me Ramen ne seline roze

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit