Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ish-zv.ministri i METE, Pajtim Bello Qeveria, koka e trafikut te naftes virxhin

Publikuar me : 14.03.2011 Ne : Kuriozitete - 191 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Peshkaqenet e medhenj e te eger nuk jane prekur dhe kur themi se ne keto afera jane vete anetaret e qeverise kemi te drejte. Pjesemarrja e anetareve te qeverise ne aferat korruptive nuk eshte nje perceptim publik apo gazetaresk. Eshte nje realitet i provuar me shume se nje here, ashtu si edhe ne rastin ne fjale.


Pajtim Bello, ish-zv.minister i METE-s thote ne nje interviste per gazeten Shekulli se koka e trafikut te karberanteve eshte ne zyrat e qeverise shqiptare, sic edhe ka ndodhur ne skandale te tjera korruptive.


ARMO si ish-kompani me kapital shteteror nuk mund te kryente kete veprimtari pa u vene re nga pronari shtet qe perfaqesohej nga Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes? Pergjigja eshte kategorike nje JO e madhe. Qe kjo nuk mund te ndodhte pa dijenine dhe mbrojtjen e ketij ministri, e provoi ish-ministri Dritan Prifti, i cili qe ne nisje te detyres se vet e konstatoi dhe e denoncoi kete megskandal-thote z. Bello.


Ju si ish-zv/minister i METE-s, si do ta komentonit skandalin me naften e paperpunuar?

Afera dhjetra miliona eurosh, e quajtur Nafta Virxhin, ngjan me nje cunam korruptiv me permasa gjigande dhe me goditje shumeplaneshe ndaj shoqerise shqiptare, ndaj institucioneve te vendit, ndaj komunitetit te biznesit dhe ndaj te gjithe qytetareve. U desh te vershonte ky cunam, qe mbas terheqjes se ujrave te nxirrte para shqiptareve lakuriqesine e babezise, faqen e zeze te paturpesise dhe mbi te gjitha nderveprimin institucional e politik te strukturave shteterore, te bizneseve e bisnesmeneve te bere njesh me politiken dhe mbi te tera tu provonte edhe njehere shqiptareve se korrupsioni eshte i forte, eshte kthyer ne superinstitucion qe ka per partner strukturat me te larta shteterore dhe me se pari Qeverine Shqiptare.

Pse akuzoni qeverine, kur per kete kontrabande jane arrestuar biznesmene apo nepunes te shtetit?

Ne emrat e te arrestuarve te deritanishem per aferen Nafta virxhin jane emra biznesmenesh qe njihen si militante te shquar te Partise Demokratike, sponsorizues te fushatave zgjedhore te saj dhe miq te politikaneve te larte te kesaj partie. Keshtu ka ndodhur edhe ne raste te tjera, por emrat nuk jane bere publike per lloj-lloj arsyesh. Nje gje duhet te kuptojme ne shqiptaret, qe keta biznesmene i kane bere sponsorizimet me parate qe na kane vjedhur neve, i kane korruptuar strukturat qeveritare po me leket tona, kane luajtur ping-pong me parate qe na kane grabitur neve, natyrisht ne bashkepunim me strukturat shteterore.


Kur them ne bashkepunim me strukturat shteterore nuk e kam fjalen per nepunesit e rangut te ulet te cilet arrestohen rendom ne keto raste. Padyshim se peshkaqenet e medhenj e te eger nuk jane prekur dhe kur themi se ne keto afera jane vete anetaret e qeverise kemi te drejte. Pjesemarrja e anetareve te qeverise ne aferat korruptive nuk eshte nje perceptim publik apo gazetaresk. Eshte nje realitet i provuar me shume se nje here, ashtu si edhe ne rastin ne fjale.


Si funksionon skema e bashkepunimit korruptiv mes qeverise dhe biznesmeneve?

Une do te pyesja, si mund te koordinojne ne menyre kaq perfekte disa insitucione shteterore te rendesishme dhe te kryejne kete megaskandal ne tre vjet rrjesht, pa pasur bekimin dhe mbrojtjen e titullareve me te larte te institucioneve te tyre? ARMO si ish-kompani me kapital shteteror nuk mund te kryente kete veprimtari pa u vene re nga pronari shtet qe perfaqesohej nga Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes? Pergjigja eshte kategorike nje JO e madhe. Qe kjo nuk mund te ndodhte pa dijenine dhe mbrojtjen e ketij ministri, e provoi ish-ministri Dritan Prifti, i cili qe ne nisje te detyres se vet e konstatoi dhe e denoncoi kete megaafere.


Po keshtu mund te shtrojme pyetjen logjike se a mund qe organi i tatimeve dhe i doganes te koordinonin se bashku nje veprimtari perfekte, duke falsifikuar praktika e shkresa ne nje numer te madh, pa dijenine e mbrojtjen ministrave te vete? Jo se jo! Eshte po kaq e kuptueshme se te tre institucionet e siperpermendur nuk mund ti shpetonin syrit dhe kontrollit te Ministrise se Rendit, pra sic duket kjo ministri eshte ne taven e qelbur te ketij korrupsioni. Kete e denoncoi ish-ministri Prifti dhe arsyetimi te con se kjo ministri duhet te kete pjesen e luanit ne kete vjedhje te madhe qe i eshte bere buxhetit te shtetit dhe shqiptareve vec e vec.


Qe te gjitha keto ministri kane kryer nje veprimtari korruptive te bashkerenduar duket qarte per kedo, por edhe vete ministrite na i provuan nje gje te tille. Kur u denoncua skandali, ministrat, permes zedhenesve te tyre, mohuan gjithcka, bile pati edhe nepunes te larte si Drejtori i Pergjithshem i Doganave qe deklaroi se pas nje kontrolli administrativ nuk rezultonte te ishin kryer praktika te tilla korruptive!..E pra titullaret nxituan te mohojne gjithcka dhe si struci futen koken ne rere, duke u fshehur per disa muaj.

Eshte shume e rende per nje qeveri, kur provohet se institucionet e saj jane koordinuar ne menyre perfekte ne nje megaskandal korruptiv. Duke qene se kjo nuk i ngjet per here te pare kesaj qeverie rendesa behet plumb dhe jo plumb pushke, por predhe atomike. Dhe tek ne kjo ka ndodhur. Institucionet kane nje koordinim perfekt ne kryerjen e veprimtarise korruptive. Ky koordinim manifestohet qe ne nisje te nje skandali korruptiv te caktuar dhe deri ne mbrojtjen e fajtoreve para drejtesise dhe popullit. Kujtoni sa mire ishte bashkerenduar veprimtaria ne goditjen vdekjeprurese qe shteti i dha ish-kompanise ajrore Albatros, ku ne mbrojtje te paudhesive antiligjore doli vete Kryeministri.


Kete mund te themi per megaskandalin ne Rrugen e Kombit, ku kryeministri me nje shpure ministrash e deputetesh mbrojten veprimtarine korruptive qe groposi qindra milione euro te buxhetit te shtetit dhe te xhepave te shqiptareve. Eshte e rende te kujtosh se si institucionet, ministrat dhe deputetet shtrenguan radhet rreth kryeministrit per te mohuar cdo lloj pergjegjesie per ngjarjen e Gerdecit dhe sot kjo ceshtje gati po shuhet. Nje pergjegjes kryesor per Gerdecin eshte minister dhe te tjere presin te gradohen se shpejti! Keshtu ka ndodhur e po ndodh ne disa praktika te tenderave per koncensionet ne burimet energjetike, ne tenderat per fonde e pasuri publike, por per te mos u zgjatur kthemi tek mega afera korruptive Nafta Virgin.


Mbasi plasi bomba, ministrat dhe kryeministri po bejne te pa diturin. Ata po heshtin duke dashur te na thone se kjo eshte nje afere e bere nga ca nepunes te nivelit te ulet. Ne nuk kemi perse te cuditemi kur keta shtetare ti kerkojne ligjit qe te mos fale askend!..I kemi degjuar te flasin keshtu edhe here te tjera. Qetesia e tyre tani dhe dalja neper ekrane eshte vrastare, eshte shkaterruese per shoqerine dhe shtetin shqiptar.


Kjo lloj sjellje e stilit mafioz nuk duhet te tolerohet me nga populli dhe me sa duket nje fund po pervijohet. Ky fund do te pastroje politiken dhe administraten nga kjo fare e keqe, nga ky llum qe po na mbulon e po na mbyt te tereve. Te presim e te shpresojme dhe te mos lodhemi duke u perballur me kete front korrupsioni qe ka marre permasa gjigande. Shpetimin do ta sjellim vete ne dhe te mos e presim nga askush. Me shume vendosmeri, me shume qytetari, me shume kurajo civile dhe me siguri do ta fitojme betejen.

Desha te kalojme te nje pike tjeter e nxehte, per xhepat e shqiptareve, qe ka lidhje edhe me temen e mesiperme, sic eshte rritja e pandalshme e cmimeve, jo vetem te karburanteve. Per ju si ish-zevendesminister, rritja e cmimeve eshte spekulim apo e bazuar ne zhvillimet ekonomike ne bote?

Kam mendimin se rritja e cmimeve nuk lidhet vetem me zhvillimet ekonomike boterore. Me se pari lidhet me zhvillimin ekonomik te vete vendit tone, nga shkalla e plotesimit te kerkeses me mallrat e prodhuara ne vend dhe ato nga importi, ku mund te themi se ne jemi te dominuar nga mallrat e importit. Ne kete aspekt duket sikur zhvillimet boterore ushtrojne ndikim te madh dhe te pashmangshem.


Kjo i vjen per shtat institucioneve shteterore, qe shpesh deklarojne se ne ekonomine e tregut cmimet jane peng i kerkese-ofertes dhe i referohen vetem zhvillimeve ekonomike boterore. Nuk duhet te harrojme se ne oferte ndikojne nje sere faktoresh si niveli i prodhimit ne vend, situata monopol ne treg per disa mallra baze, monitorimi i tregut, kontrolli mbi abuzimet ne cmimet e mallrave, niveli i varferise ne vend, fuqia blerese qe ka te beje me kerkesen etj., probleme qe jane jashte vemendjes se Qeverise apo institucioneve te tjera shteterore.

Pse ne Shqiperi reflektohet vetem rritja, por jo ulja e cmimeve, sic po ndodh prej vitesh si me karburantet?

Ekonomia e cdo vendi ka nje sistem imuniteti, shkalla e veprimit te te cilit varet nga natyra dhe fuqia e sistemit ekonomik te ketij vendi. Modeli ekonomik qe ne kemi ndertuar ne keto vite tranzicioni nuk ka asnje fare imuniteti per tregun dhe kjo per sa i perket konsumatorit. Konsumatori tek ne eshte ne meshiren e fatit. Kjo vjen per disa arsye po une do te nenvizoja mungesen e prodhimit te mallrave ne vend, mungesen e vezhgimit te tregut nga institucionet shteterore, abuzivizmin e perbashket shtet dhe shoqeri tregtare ne kurriz te konsumatorit etj..


Pikerisht per keto arsye dhe te tjera ndodh qe ne vendin tone cmimet zene here pas here nivele te larta dhe nuk njohin terheqje mbrapa, sidomos kjo ne disa mallra si energjia elektrike, karburantet, buka, mielli dhe nenproduktet e tij, sheqeri, vaji, orizi etj.. mallra qe krijojne listen baze te konsumit per popullaten.

Sa ndikon te rritja e cmimeve monopoli i krijuar per disa mallra te konsumit te perditshem?

Problemi i monopoleve eshte shume prezent, eshte veprues ne disa fusha te tregut dhe vjen duke e shtrire gjithandej duke pushtuar te gjithe tregun e mallrave. Kjo duket ne sherbimet e telefonise ku edhe pse eshte thyer monopoli shteteror eshte krijuar monopoli privat i kompanive qe operojne ne treg. Situata monopol verehet ne furnizimin me energji elektrike ku shteti monopolin e transferoi nga duart e veta ne nje kompani private.


E njejta situate monopol po vepron edhe ne tregun e karburanteve, ku cmimet kane njohur rritje shume te madhe. Monopoli eshte shtrire ne tregun e mallrave baze si ne furnizimin me grure, me miell, me sheqer, oriz, fruta perime etj. Situata monopol ne treg eshte prezent kudo dhe vjen duke u fuqizuar, sepse monopolet jane nen mbrojtjen e politikes qeveritare.

***************
TIRANE - Ka torte fitimesh kolosale, po ka edhe qershi mbi torte. Dy kompanite e tregtimit te hidrokarbureve Euroil sh.a. dhe Fisheku sh.a. dhe qe kishin ekskluzivitetin e shitjes se mbetjeve te naftes se perpunuar e njohur si Vergine jashte Shqiperise, pervec se e perzienin dhe shisnin ne pika te ndryshme te karburanteve si nafte te cilesise se mire, duke fituar nepermjet mashtrimit, perfitonin nga ana tjeter edhe rimbursim nga TVSH-ja per eksportin fiktiv te saj.
Hetimi pesemujor i Task-Forces ka zbuluar se dy kompanite e te arrestuarve Hajri Elezaj dhe Iliaz Fisheku nga mbetja Vergine kishin perfitim te dyfishte. Nga nje ane, pwrfitimi nga perzierja e kesaj mbetjeje me naften cilesore dhe shitjen e saj me cmim tregu ne pika te ndryshme te karburanteve dhe nga ana tjeter perfitimi nga rimbursimi i TVSH-se, pasi sasia e Vergine-s qe nxirrej nga rafinerite e Armos, ne letra figuronte e eksportuar jashte Shqiperise.
Sipas te dhenave te grupit hetimor, mesohet se rreth 50 mije tone mbetje te naftes me emrin Verigne jane shitur ne tregun e brendshem me cmimin e naftes se cilesise se mire. Por keto fitime me mashtrim nuk paskan mjaftuar. Nga ana tjeter, dy kompanite private jane rimbursuar nga shteti me mbi 1 milion euro TVSH per eksportin e llumit, pra Vergine-s, eksport i cili ne fakt nuk eshte kryer kurre.
Nga hetimet e kryera dhe raporti i eksperteve, rezulton se mbi 50 mije tone mbetje Vergine eshte tregtuar brenda territorit te Shqiperise, ne kundershtim me ligjin dhe ne dem te konsumatoreve, duke e paraqitur ate si benzine te paster per konsum. Por jo vetem kaq. Pas dokumentacioneve fiktive per gjoja eksport te Vergine-s, qe plotesoheshin ne pikat doganore te Vlores, Durresit dhe Tiranes kompanite Euroil sh.a. dhe Fisheku sh.a. pajiseshin me nje vertetim. Kete vertetim ku thuhej se X sasi eshte eksportuar jashte bashke me dokumentacione te tjera false, perfaqesuesit e dy kompanive e dorezonin ne Drejtorine e Tatim Paguesve te Medhenj, te cilet e rimbursonin me 20 perqind te vleres se mallit te eksportuar.
Vetem nga keto rimbursime, sipas akt-ekspertimit kontabel dy kompanite Euroil dhe Fisheku kane perfituar, sipas burimeve te prokurorise, nje shume mbi 1 milion euro, vec fitimeve te medha nga mashtrimi ne kurriz te qytetareve. Madje, kjo sasi parash, nga tatimet i eshte kthyer ne para kesh ne dore dhe jo sic ndodh rendom qe ti konsiderohet takse e paguar per periudhen pasardhese, - thuhet nga prokuroria.
Sipas te dhenave te hetimeve, zbulimi i sasise se mbetjes Vergine qe eshte nxjerre nga rafinerite e ARMO-s eshte identifikuar nga shkresat e marra ne kete kompani nga hetuesit e ceshtjes. Nga verifikimi i tyre me dokumentacionet dhe vertetimet ne pikat e doganes, rezultonte se sasia e marre nga ARMO nuk eksportohej e gjitha, por nje pjese fare e vogel e saj. Nderkaq, nga ana tjeter rezulton se perzierja e mbetjes Vergine me naften cilesore behej ne magazinat e kompanive Euroil dhe Fisheku me qender ne Golem te Durresit dhe ne Fier, nga ku me pas niseshin botet me nafte dhe shperndaheshin ne pika karburantesh per tregtime me pakice, ku furnizohen qytetaret shqiptare.


Dy te arrestuarit e djeshem shoferet Gazmend Serjani dhe Fadil Abdurrahmani, nje person shpallet ne kerkim

Policia e kryeqytetit, ka arrestuar ne oret e hershme te mengjesit te djeshem edhe dy persona per llogari te hetimeve per skandalin e nenproduktit te naftes te njohur me emrin Vergine, ndersa nje tjeter eshte shpallur ne kerkim. Dy te arrestuarit quhen Gazmend Serjani dhe Fadil Abdurrahmani dhe jane shofere botesh. Edhe per dy te arrestuarit dhe te tretin qe eshte shpallur ne kerkim, Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet, dy dite me pare me kerkese te Prokurorise ka vendosur ne mungese masen e sigurise arrest me burg ndaj tyre, si te perfshire ne skandalin e naftes Vergine.
Sipas prokurorise, ne ditet ne vazhdim pritet edhe arrestime te tjere per kete skandal, pasi rrjeti i personave qe kishin dijeni dhe kane perfituar nga ky mashtrim eshte me i gjere.


Elezaj, takime te shpeshta ne zyren e Kulicit

Hajri Elezaj, biznesmeni kuksian i arrestuar parmbreme me urdher te Prokurorise, eshte mik i familjes se Berishes dhe i nendrejtorit te policise Agron Kulicit. Ka sponsorizuar PD-ne qe prej 2005-s, ndersa bashkeshortja e tij eshte pare ne fushate me Topallin. Ka fituar tenderin per furnizimin me nafte te gjithe institucioneve shteterore, nderkohe qe uji i tij Lajthiza gjendet mbi tavolinen e ministrave gjate mbledhjeve te qeverise.
Me kerkese te dy prokuroreve te ceshtjes, gjyqtari i gatshem i masave prane Gjykates se Shkalles se Pare ka caktuar qe paraditen e se enjtes ne mungese masat e sigurise arrest me burg per te dyshuarit, dhe pas kesaj, vendimet jane ekzekutuar nga Policia.
Skema e kontrabandes shteterore e naftes e denoncuar nga ish-ministri i Ekonomise, Dritan Prifti, ka sjelle edhe krisjen e pare te tij me S. Berishen. Kur Prifti kerkoi takim me Berishen dhe nisi ti fliste per kontrabanden e naftes kryeministri ka kerkuar qe i pranishem te ishte edhe ministri i Financave, Ritvan Bode. Ne bisede ish-ministri i Ekonomise i ka thene kryeministrit se ne kontrabanden e naftes ishte implikuar Agron Kulici, nendrejtor i Policise se Shtetit. Pas kesaj, Berisha i ka kerkuar ministrit te Financave, Ritvan Bode qe kete ceshtje ta shikonte me prioritet te madh. Me kete fjali eshte mbyllur edhe takimi mes Berishes, Bodes dhe Priftit. Por kane qene vetem llafe. Sepse pas kesaj bisede, cdo gje ka vijuar si me pare, asgje nuk ka ndryshuar.
Kur Prifti nisi te denonconte publikisht, fillimisht Berisha ka mohuar biseden me Priftin dhe Boden per kontrabanden e naftes, por pas publikimit te dokumenteve, nuk ka pasur me asnje reagim.
Burime te Drejtorise se Pergjithshme te Policise pohojne se z. Elezaj ishte nje vizitor i shpeshte ne zyren e z. Kulici, ne kete drejtori, madje trau i postbllokut ngrihej pa kontroll dhe me pershendetje ushtarake, kur duhej te kalonte makina e tij. Takimi i fundit mes tyre ne zyren e Kulicit eshte zhvilluar vetem tri dite para se Prokuroria te leshonte urdher-arrestet.

TE ARRESTUARIT E DERITANISHEM

11 te arrestuar pardje

Hajri Hajredin Elezaj
pronari i kompanise Euro-oil sh.a., njekohesisht dhe anetar i konsorciumit US Balkan Capital Fund Inc., Euroil sh.a. and NSF Partners & Vitol Group si dhe pronari i stabilimentit te ujit Lajthiza me qender ne Qafe Mali te Kukesit.
Ilias Isa Fisheku administrator i kompanise Fisheku sh.a.
Martin Ilias Fisheku, (djali i Ilias) ndihmes administrator i kompanise Fisheku sh.a.
Bajram Isa Fisheku, (vellai i Ilias) ndihmes administratori i kompanise Fisheku sh.a
Dashamir Veiz Kasaj, specialiste dhe kontrollor i tatimpaguesve te medhenjte te TVSH-se prane Tatimeve
Edmond Kaso Ferraj, doganier vleresues dhe fizik ne doganen e Vlores
Flamur Rexhep Merkaj administrator i nje pike karburanti
Vladimir Kilo Koteci shofer
Gani Llazar Prence shofer
Reshat Hamza Aleksi magazinier
Kadri Rakip Hajredini magazinier

2 te arrestuar dje

Gazmend Serjani, shofer
Fadil Abdurrahmani, shofer

Ne kerkim
1 person


SHKURT AFERA

Lidhjet politike
Te dy kompanite kane perdorur lidhjet politike per tu favorizuar dhe per te arritur ne kete nivel te trafikut te naftes brenda vendit. Kompania e pare Euroil sh.a eshte themeluar nga Arian Tartari, burri i Albana Vokshit dhe Hajri Elezi, nje biznesmen qe njihet edhe si prodhues i ujit Lajthiza me fitoren e PD ai u fut dhe ne tregun e naftes, kryesisht ne shitje-blerjen e naftes vergine nga ARMO, ne ate kohe prone shteterore. Eshte interesant fakti se Tartari bashkejetues me Vokshin, ka qendruar pronar i kesaj kompanie deri ne vitin 2007, nderkohe qe kunata e tij Mimoza Vokshi ka qene ne ate kohe Presidente e Bordit te ARMO, pra i bie qe ti kete shitur kunatit te vet naten vergine. Me 2007-en, Tartari largohet, pasi lidhet me kanadezet e Stream Oil dhe ia shet aksionet nje qytetari nga Durresi.


Mbesa e Berishes
Detaji i dyte qe afron kete kompani me pushtetin eshte studioja e ekspertes kontabel qe eshte serish Shpresa Brecani, mbesa e kryeministrit Berisha, emri i se ciles shfaqet ne gjithe kompanite e privilegjuara nga pushteti. Nuk kemi ende ndonje te dhene mbi cilesine e auditit te ketyre kompanive, por, sic veprohet rendom, emra te tille perdoren si imunitet ndaj kontrolleve tatimore dhe gjobave qe tatimet vene mbi bizneset. Fisheku eshte nje kompani e njohur me baze ne Fier. Kane qene te lidhur me te majten ne Fier dhe kryesisht zyrtare socialiste. Pas vitit 2005 jane afruar me njerez te Berishes, kryesisht me nje botues te nje gazete te vogel proqeveritare, i cili ka sherbyer shpesh si negociator per te zbutur probleme te tyre. Epersia e tyre ne treg eshte rritur ndjeshem vitin e fundit.


Reagimi i Doganes
Kur skandali i naftes vergine, u denoncua nga Dritan Prifti vjeshten e shkuar, Drejtori i Pergjithshem i Doganave, Flamur Gjymyshka, hodhi poshte akuzat duke deklaruar se nga hetimi ne dogana nuk rezulton te kete pas trafik me naften vergine. Gjymyshka tha se nuk ka asnje prove qe te vertetoje akuzat e ish-ministrit te Ekonomise, Dritan Prifti, bere ndaj zv.drejtorit te Pergjithshem te Policise, Agron Kulicaj, per kontrabanden e naftes vergine. Kreu i Doganave e beri kete deklarate ne takimin nderkombetar te Task Forces qe perfshin policite dhe doganat e 13 vendeve te Europes Juglindore. Ju siguroj se per periudhen, ne te cilen behet fjale ne materialet e servirura nga nje deputet nuk eshte periudha qe perkon. Behet fjale per nje periudhe tjeter, - na ka siguruar drejtori i Doganave.

Eksportet false
Sasia e nenproduktit te naftes te quajtur vergine eshte blere nga shoqeria e perpunimit te naftes ARMO sh.a dhe ne menyre fiktive eshte pasqyruar me dokumentacion si e eksportuar jashte shtetit per tu perpunuar. Por ne fakt, ajo eshte shitur ne tregun e brendshem duke mashtruar konsumatorin shqiptar. Llumi vergine faturohej sikur do te shkonte ne Itali apo Libi per eksport dhe perzihej ne nje depozite ne Fier me nafte tjeter duke na u shitur per makinat tona. Kjo rriste ne menyre kolosale fitimet tek biznesmenet qe kane bere kete krim, ndersa kane shkaterruar jo vetem konkurrentet e tyre, por dhe qytetaret e zakonshem shqiptare. Burri i deputetes se PD Albana Vokshi ka qene themelues i njeres prej kompanive, ndersa mbesa e kryeministrit Sali Berisha, eksperte kontabel e saj.


Prifti, akuza Kulicit
Nga analiza ime kam evidentuar nje kontrabande te madhe nafte qe kryhet nga vete shteti. nje person ne kete mes quhet Agron Kuliqi, ish-truproja Sali Berishes, qe sot eshte nendrejtor i pergjithshem i Policise se Shtetit. Une ne momente te caktuara kam informuar edhe kryeministrin per kontrabanden e naftes, ne te cilen jane perfshire edhe policia e shtetit, doganat e tatimet. Beheshin dokumente eksporti false dhe ajo shitej ne tregun shqiptar. Kryeministri ka thene qe i ka dhene porosi ministrit te Financave, por edhe sot nuk ka asnje rezultat, - ka thene Dritan Prifti ne nje interviste per Shekulli-n. Agron Kuliqi ka qene per shume vite truproja personale e Berishes dhe ne vitin 2005 u rikthye ne radhet e policise, sot ka postin e nendrejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit

Shkon shume lart

Ka shume zyrtare te tjere te perfshire, qe nga ish-drejtues te ARMO-s shteterore, qe nga drejtues lokale te policise se shtetit deri ne drejtues e punonjes doganash. Rrjeti i ketij aktiviteti kriminal eshte shume i madh. Ata kane punuar me shume kujdes dhe eshte shume veshtire ta zbulosh kete krim qe i ka sjelle shtetit miliona euro dem ekonomik dhe evazion fiskal, - ka thene Prifti, duke shtuar Shkon shume lart, deri ne nivel ministrash. Nje aktivitet kaq i madh kriminal ku kane marre pjese qindra shofere, dhjetera police, dhjetera punonjes doganash e tatimesh, eshte e pamundur te behet nen hunden e shtetit dhe askush mos te dije asgje. Njerezit e thjeshte kane folur dhe flasin, kurse qeveria hesht. Heshtja tregon bashkefajesi. Une per pjesen time kam folur me anetare te qeverise dhe po flas publikisht. Duhet te flasin dhe te tjeret.


MINI - ANALIZE

Keto jane eksportet e rritura ?!

Eksportet jane deshmi te pastra mbi progresin e paster industrial qe po perjeton vendi, - keshtu ka pohuar kryeministri Berisha gjate mbledhjes se qeverise pak dite me pare, duke pohuar se rritja me 424 tone e eksporteve shqiptare, tregon me se miri edhe rritjen e punesimit, si shkak i rritjes se prodhimit. Rritja e eksporteve vertitet nga 7.9 ne 19.9 miliarde leke dhe eshte deshmi e reformave te ecurise se madhe ekonomike dhe luftes se suksesshme kunder korrupsionit, tha ai.
E ka fjalen edhe per eksportet si keto te naftes vergine? Te cilat jo vetem nuk egzistojen realisht, por ne na duhet edhe te paguajme per rimbursimin e tyre? Mashtrimi dhe grabitja e qytetareve eshte e dyfishte. Paguajme nga xhepi shume shtrenjte nje nafte qe nuk eshte nafte dhe me pas paguajme nga taksat, edhe rimbursimin e mashtruesve. Kurse shifrat ne letra sherbejne per te na genjyer nga salla e mbledhjeve te qeverise


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit