Publikuar me : 13.10.2011 Ne :
Kronike - 40 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një 33-vjeçar, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Itali. Kastriot Dervishi, nga Berati, i cili në momentin e arrestimit është paraqitur me identitet të rremë, ishte dënuar nga gjykata e këtij rrethi me 25 vjet burg për vrasjen e dy personave, babë e bir.
Në vitin 1997, Dervishi kishte vrarë Ali D. dhe të birin, Ardian D, pasi ata e pengonin martesën e tij me vajzën dhe motrën e tyre, duke menduar se ai do ta trafikonte për ta shfrytëzuar për prostitucion.
Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Beratit, Dervishi ka apeluar në Gjykatën e Apelit në Vlorë, e cila ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm.