Publikuar me : 12.12.2011 Ne :
Kronike - 81 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

E mbanin të dënuar për orë të tëra, të mbyllur në ballkonin e shtëpisë të veshur vetëm me rrobat e brendshme, pasi e rrihnin. Ky është tmerri që ka jetuar një vajzë 12 vjeçare me babanë shqiptarë dhe nënën ekuadoriane.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA çifti është akuzuar për rrëmbim dhe kthim në skllavëri. Sipas dëshmisë vajza ishte e detyruar të bënte të gjitha punët e shtëpisë dhe për të ngrënë i jepnin vetëm mbeturinat që mbeteshin nga vaktet e çiftit.
E vetmja fjalë që vajza dinte të thoshte ishte “urdhërim”. Këtë fjalë pas shumë mundimesh dhe në bashkëpunim me psikologen e ka nxjerr policia e provincës së Rapelos që bëri dhe zbulimin e rastit që po bënë bujë në mediat italiane.