Publikuar me : 01.08.2011 Ne :
Rajoni - 83 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Pamje nga ngjarjet e sotshme ne Bari, Itali
Bari është zgjuar në mëngjes mes protestave të grupeve të ndryshme të emigrantëve, të cilët kërkojnë përshpejtimin e procedurave për lejet e qëndrimeve. Në këtë protestë emigrantët ishin të armatosur dhe janë përleshur me forcat e policisë.
Sipas të përditshmes italiane “La Stampa” deri në këto momente ka 20 policë dhe 15 emigrantë të plagosur . Në vendngjarje kanë mbërritur shumë forca të policisë italiane të cilët po mundohen që të qetësojnë turmat e emigrantëve. Ende nuk bëhet e ditur kombësia e tyre. Dihet që në Itali një pjesë e madhe e emigrantëve janë shqiptarë.
Pritet që të jepen detaje të tjera në lidhje me zhvillimin e ngjarjeve ndërkohë që situata në Bari të Italisë paraqitet shumë e tensionuar.