Publikuar me : 15.12.2011 Ne :
Kronike - 61 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Autoritetet e Barit në Itali kanë vënë ne pranga një shqiptar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 760 kg marijuanë, e cila vinte nga Shqipëria.
Droga u gjet e fshehur në një kamion, të drejtuar nga shtetasi shqiptar, e cila u konfiskua gjatë një operacioni antidrogë të policisë italiane.
Mësohet se lënda narkotike ishte e ndarë në pako. 39-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur për arsye hetimi, ka rënë në prangat e policisë.