Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Itali, kercenime dhe 14 ndeshje te trukuara

Publikuar me : 11.02.2012 Ne : Sport - 58 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Marrë nga gazeta “La Republica”

 

“Kampionati i vjetshëm i Serisë A ka qenë i parregullt”, është shprehur prokurori Roberto Di Martino, prokurori i Kremonës në Itali. Hetimet e fundit kanë treguar se historia e trukimit të ndeshjeve, e bërë publike prej muajsh, nuk ishte thjesht një histori e katër personave që ishin të dhënë mbas basteve. Përkundrazi, sipas hetimeve, ka një sistem i cili është organizuar nga një bandë ndërkombëtare që në shumicën e rasteve ka pasur sukses. Shembulli i sfidës Lacio-Xhenova, përgjimet telefonike, takimet dhe materialet e tjera tregojnë që në vorbullën e skandalit, përfshihet i gjithë kampionati i vitit të kaluar të Serisë A. “Disa skuadra kanë trukuar sfidat në ndeshjet e vlefshme për mbijetesë. Disa të tjera sfidat që lidheshin me kualifikimin në Evropa Lig. Por edhe të tjera sfida të veçanta. Duke vendosur bashkë numrin e sfidave të trukuara, shihet se i gjithë sezoni është i kompromentuar”, shprehet Di Martino. Me fjalë të tjera, një kampionat prej “kartoni”.

 

Faktet e mëparshme

Për muaj është prezantuar një histori e cila lidhej me katër persona të dëshpëruar për para. Katër vetë që orvateshin gjithë ditën nëpër lokalet e basteve dhe që flisnin një gjuhë të ndryshme, atë të “over”, të lojtarëve me koeficient “dy e gjysmë  ” apo “tre e gjysmë”. Të ndihmuar nga drejtues ekipesh apo dhe futbollistë në fundin e karrierës. Individë të cilët bënin pjesë në ekipet e kampionateve të serisë B, C apo D, por që kishin një rëndësi në botën e basteve. Një album me karikatura ku nuk mungonin historitë me ilaçe gjumi të hedhura në çaj, me lavdinë e vjetër të Sinjorit, portieri i paqëndrueshëm (Paoloni), kapiteni prej majmuni (Doni), duhanpirësi dhe mjeku i fshatit të cilët nuk rrinin kurrë pa folur (Erodiani dhe Pirani). Një botë e vogël e cila nuk tregonte gjë tjetër veçse gjendja ishte shumë dramatike. Por nuk mendohej se ishte më e zgjeruar.

 

Metoda Ilievski

Në këtë histori një person ka më shumë rëndësi se të gjithë. Pasi është ura lidhëse e të gjithë historisë. I kanë vendosur nofkën “Cigani”. Sipas informacioneve të datës 16 janar, këtë person policia ia dorëzon Prokurorisë së Kremonës. Emri i tij është Hristian Ilievski dhe ka kaluar komplet sezonin e kaluar, 2010-2011 xhiro nëpër stadiume, grumbullime të ekipeve, duke “blerë” lojtarë dhe ndeshje.

 

Ilievski është i shëmtuar

Ka një shenjë të madhe në fytyrë dhe nuk udhëton kurrë i vetëm. Çdokush që flet për të e paraqet si një “Njeri të zi”. Vitorio Mikoluci, ish-mbrojtës i kombëtares së të rinjve, i cili u transferua atë sezon tek Askoli në Serinë B tregon: “Ishte natë. Një ish-koleg më tha se ishin dy tipa që donin të më takonin. U takuam në një parking. Erdhën me një makinë me targa të huaja. Makinën e ngiste një i huaj që bënte edhe rolin e përkthyesit te një tjetër që kishte një shenjë në fytyrë. Ata të dy më thanë se ishin të gatshëm të paguanin vetëm që të ndryshonin rezultatin e ndeshjes. Donin mbi të gjitha rezultatet me koeficient mbi 2,5 dhe 3,5. Por në disa raste donin edhe rezultatin e saktë të ndeshjes. Ofronin para kesh. Shumë dhe paradhënie. Nëse rezultati ishte ai për të cilin kishim rënë dakord, unë mund të mbaja paratë. Në të kundërt duhet t’ia ktheja”, tregon Mikoluçi. Metoda Ilievski duket e pagabueshme. Por është zbatuar ndonjëherë? Dhe mbi të gjitha çfarë përfitimesh siguron?

 

Milaneto dhe Daineli

Për të gjetur përgjigjen për pyetjen e parë, mjafton të kujtosh historinë e sfidës Lacio-Xhenova. E cila u luajt më 14 maj 2011 dhe mbaroi me rezultatin “over”, 4-2 për Lacion. Sipas hetimeve del se ditën që do të luhej sfida, Ilievski shkon në fushën e stërvitjes së Lacios. Në Formelo, pikën ku grumbullohet ekip kryeqytetas dhe ku kryhen stërvitjet para ndeshjeve. Së bashku me të janë edhe shoqëruesit e tij dhe ish0futbollisti Alesandro Xamperini (një mik i mirë për shumë lojtarë të serisë A). Ilievski në xhep ka një telefon më një numër të regjistruar në emrin e dikujt që nuk ekziston, Viktor Kondik. Pas analizimit të telefonatave të kryera nga ai numër del me siguri që Ilievski ishte në Formelo në orën 12:10, kur autobusi i ekipit nuk ishte nisur ende. Lojtarët janë ende brenda në kompleksin sportiv. Në Fornelo Ilievski qëndron rreth një orë. Në orën 12:42, telefoni i tij fillon të kontaktojë numrin e Tan Set Eng, kryetari i organizatës së basteve në Singapor, një tip që adhuron hotelet me 5 yje dhe luksin. Por mbi të gjitha një tip që, sipas të penduarit Perumal (anëtar i organizatës aziatike, i arrestuar në Finlandë): “Është i aftë të spostojë një milion euro në një sfidë të serisë A në vetëm tre minuta dhe 15 minuta për një sfidë të Serisë B”.

Pas kontaktit me Xamperinin, Ilievski spostohet në zonën ku qëndron ekipi i Xhenovas. Në këtë zonë ai takon Oskar Milaneto. Lideri i ekipit kuqe e blu. “Tratativa” mbyllet me sukses, sipas prokurorit, pasi sfida mbyllet me një rezultat të çuditshëm 4-2 për Lacion. Por mbi të gjithë me një rezultat perfekt për pjesën e parë 1-1. Këtë e shpjegon edhe një lojtar i penduar, Karlo Xhervazoni: “Marrëveshja ishte që rezultati i pjesës së parë të mbyllej me një “over” (të paktën nga një gol për të dyja skuadrat në pjesën e parë dhe me tre gola të tjerë në pjesën e dytë). Rezultat i cili arrin të dalë”. Është një fakt (i arritur nëpërmjet analizimit të telefonatave dhe të regjistrimeve nëpër hotele), që po në atë ditë, në mbrëmje, në orën 19:19, Ilievski është në Milano, në Hotel Tosk, ku takon edhe Ballavistën (ish-kapitenin e ekipit të barit që bën pjesë në organizimin e basteve dhe është në kontakt me mafien bareze). Gjithashtu me datë 15 (të nesërmen), ata të dy takohen në orën 20:33, edhe me dy lojtarët e Xhenovas, Milaneto dhe Daineli. “Me siguri – shkruan në raport prokurori Di Martino – bëhet fjalë për një takim përmbledhës për të dorëzuar paratë tek lojtarët. Pasi sfida kishte dhënë edhe rezultatin e programuar”.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 60 here.
Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesoreKombetarja Edmond Sufaj Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë, do të marrë pjesë në ndeshjet eliminatore në kompeticionet europiane dhe botërore. Pas paraqitjeve mbresëlënëse në tre takimet e fundit miqësore, pritet zyrtarizimi i pjesëmarrjes së saj në ndeshjet eliminatore në fund të vitit. “Në fund të vitit presim që të marrim konfirmimin zyrtar nga FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e kombëtares së femrave në ndeshjet zyrtare”, tha sekretari i përgjithshëm i...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit