Publikuar me : 05.12.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 71 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri i ri italian, Mario Monti, do të prezantoj sot paketën që përfshinë rreth 30-miliardë euro masa shtrënguese me qëllim, rritjen e financave të Italisë. Në një konferencë për shtyp për mediat italiane Monti tha se paketa përfshin ngritjen e taksave dhe rritjen e moshës për pension. “Këto masa janë shumë të dhimbshme por gjithashtu janë të domosdoshme”, deklaroi Monti.
Të gjitha palët politike në Itali kanë rënë dakord në lidhje me paketën pavarësisht se do të jetë shumë e vështirë për sindikalistët që të pranojnë masat ekstreme të qeverisë. Kabineti qeveritarë italian do të mblidhet sot për të miratuar paketën e kursimeve me shpresën se do të ndihmojë në zgjidhjen e krizës së borxhit.
Pas fondeve të shpëtimit që janë hapur nga komuniteti evropian për Greqinë, Portugalinë dhe Spanjën, tashmë frika më e madhe për Evropën është se Italia si fuqia e tretë ekonomike në kontinent të ketë nevojë për ndihmë.