Publikuar me : 29.11.2011 Ne :
Kronike - 60 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Foto ilustruese
Një aksident tragjik ndodhi sot në rrugët e Italisë, ku një 26-vjeçare shqiptare ka humbur jetën, ndërsa ka shpëtuar fëmija i saj 4 muajsh.
Lajmi ëhstë bërë i ditur nga agjencia ANSA, sipas së cilës viktima është identifikuar si Silvana Mullisi dhe ka gjetur vdekjen pas përplasjes së automjetit të saj tip “Fiat” me një kamion që vinte nga Zvicra.
Aksidenti ndodhi pranë Domodossoles. Nga hetimet e para policore dyshohet se nënën e re mund ta ketë zënë gjumi në timon dhe kjo ka shkaktuar devijimin e automjetit të saj në korsinë e kundërt dhe për pasojë përplasjen me kamionin.