Publikuar me : 02.02.2012 Ne :
Kronike - 32 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vendngjarja
Një 31-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali në një aksident me motor. Sipas mediave italiane, Rrapo Hoxhaj, 31 vjeç, ka qenë duke udhëtuar me motorin e tij në Sanremo, rreth orës 05:30 të mëngjesit. Mendohet se si pasojë e shpejtësisë së lartë, Hoxhaj ka humbur kontrollin e mjetit, një motor i fuqishëm i tipit Honda 100.

Viktima Rrapo Hoxhaj
Si pasojë e përplasjes përtokë, 31-vjeçari ka këputur shtyllën kurrizore, në pjesën e qafës. Sipas ekspertëve, edhe pas përplasjes përtokë të Hoxhajt, motori ka vazhduar ecjen edhe për 30 metër.
Ndërhyrja e menjëhershme e ekipit mjekësor dhe policisë nuk ka mundur t’i shpëtojë jetën 31-vjeçarit nga Shqipëria.