Publikuar me : 13.08.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një ndër masat e shpejta që do të marrë Italia për të arritur kërkesat e Bankës Qendrore Evropiane është shkurtimi prej 6 miliardë eurosh i fondit të ministrive. Kryeministri italian Silvio Berluskoni theksoi se nuk do të rriten taksat, thjesht do të ulen shpenzimet e ministrive, bashkive dhe komunave.
“Sulm ndaj shpenzimeve të politikës me 14- 15 masa. Do të ketë një shkurtim fondesh prej 6 miliardë eurosh në 2012-n dhe prej 2.5 miliardë eurosh në vitin 2013”, tha Berluskoni.
Sipas Kryeministrit italian, objektivi është që të arrihet një shkurtim prej 20 miliardë eurosh në vitin 2012 dhe 25 miliardësh në vitin 2013.