Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Italia ne merkato, ja levizjet e fundit

Publikuar me : 26.11.2011 Ne : Sport - 73 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Xhek Preçetaj

Një panoramë e gjithë lëvizjeve më të rëndësishme që pritet të bëhen në merkaton e janarit prej klubeve të mëdha në Itali. Juve do të japë e marrë lojtarë, ndërsa Milani pritet të gjejë zëvendësues për Kasanon. Më poshtë, ajo çfarë përflitet këto ditë.

 

Juventus

Marota, administratori i klubit bardhezi premton përforcime për ekipin në merkaton e dimrit dhe në shënjestër nuk janë shpallur ende emra të mëdhenj, siç ndodhi në merkaton e verës. Në merkaton e janarit, sipas medieve italiane, klubi torinez do të kërkojë përfocime për repartin e mbrojtjes dhe mesfushës. Një nga emrat në qarkullim është ai i Mats Hamels, 22 vjeç, qendërmbrojtës i Borusia Dortmundit. Ndërkohë, zëra nga Spanja tregojnë për një interes të fortë për mesfushorin e Vijarealit, Borja Valero. Agjenti i 26-vjeçarit shprehet: “Nuk ka ndonjë kontakt me Juventusin, por nuk përjashtohet mundësia për një largim të Borjas në Itali. Sa për Juventusin, është një skuadër shumë e fortë”. Ndërkohë në kampin bardhezi është zyrtarizuar “divorci” midis mesfushorit serb Krasiç dhe ekipit. Kërkesat për të janë të shumta, sidomos ato që vijnë nga Anglia (ekipi i Çelsit dhe Mançesterit). Megjithëse Millosh Krasiç ishte shprehur se nuk do të largohej nga Juventusi, orët e fundit ky largim po konkretizohet akoma dhe më shumë. Bardhezinjtë kanë shtuar kontaktet për Tim Kahillin, 32-vjeçarin mesfushor të Evertonit dhe qendërmbrojtësin më të ri të kombëtares angleze, Gary Kahill. Duke qëndruar në largimet nga klubi, Amauri pak ditë më parë ishte shprehur se po numëronte ditët deri kur të afrohet merkatoja e janarit për t’u larguar nga Juventusi dhe drejtimi mund të jetë ish-klubi i tij Palermo. Duke qëndruar tek Palermo, Josip Iliçiç, është përfolur nga media italiane për një kalim të mundshëm në janar tek Juventusi. Por në mesfushë nuk janë vetëm këto emrat e përfolur, një tjetër zë nga Gjermania tregon një interes të Juventusit për mesfushorin e Shtutgartit, Kuzmanoviç, por në të njëjtën kohë ka interes edhe për Montolivon, mesfushori i Fiorentinës dhe kombëtares italiane. Tema më e nxehtë tek Juventusi ngelet kapiteni i skuadres Alesandro Del Piero, i cili mendohet që në fund të sezonit do largohet nga ekipi në drejtim të Anglisë ose Amerikës.

 

Milan

Pas dëmtimit të Kasanos dhe qëndrimit të tij larg fushave për një kohë të gjatë, 3 janë emrat zëvendësues: Maksi Lopez, sulmuesi i Katanias, dhe sulmuesit e Çelsit, Drogba dhe Anelka. Ky i fundit ishte shprehur se në janar do largohej nga Çelsi. Për sa i përket Drogbasë, flitet se po interesohet edhe Los Anxhelos Galaksi, e cila në janar me shumë mundësi privohet nga shërbimet e yllit të saj Bekam. Ndeshja mes Milanit dhe Barcelonës nuk u luajt vetëm në fushë, por edhe në debatin midis drejtuesve të ekipit, pasi Milan kërkon që të siguroj shërbimet e mbrojtësve të Barcelonës, Maksuell dhe Abidal, si dhe mesfushorit Keita. Por këto lëvizje do kenë një kosto ndoshta të lartë për Milanin, pasi prej kohësh dihet interesimi që klubi katalanas ka për qendërmbrojtësin Tiago Silva. Duke qëndruar tek mbrojtësit, Milani po mendon për edhe shitje. Një ndër lojtarët që në merkaton e janarit do të largohet do jetë Taivo, mbrojtës që erdhi nga Marseija në merkaton e verës pa pagesë. Ndërkohë, një nga talentet e padiskutueshme të Mançester Junaitedit, Pogba, është në shënjestrën e kuqezinjve dhe mendohet që është bërë gati edhe oferta. Ajo çka do të ishte një goditje e merkatos nga ana e Milanit është blerja e sulmuesi argjentinas Karlos Teves. Çmimi i tij sipas Sitit është 5 milionë parapagim dhe 20 milionë pas mbarimit të sezonit.

 

Interi

Megjithëse në skuadër nuk mungojnë mbrojtësit e krahut, Interi nuk përjashton mundësinë për një blerje në merkaton e janarit të një mbrojtësi të krahut. Emrat që qarkullojnë janë ato të Cisokos të Lionit, Matju të Valencias dhe Sanja të Arsenalit. Por emri më konkret ngelet ai i Luka Antonelit, mbrojtësit të Xhenovas. Kartoni i tij kushton rreth 7 milion euro. Ndërkohë Shnajder ngelet ende një enigmë për presidentin Morati. Ende përflitet një largim i tij drejt Mançester Junaitedit në janar. Mesfushori holandez në verën e këtij viti ishte shumë pranë kalimit në Angli, por u bllokua nga presidenti pas shitjes së Etosë tek Anzhi. Ndërkohë Baloteli, ish-lojtar i Interit, përflitet se do largohet me shumë mundësi nga Mançester Siti, por jo në drejtim të zikaltërve, por tek Milani. Milito, një tjetër temë e nxehtë për zikaltrit, u shpreh se nuk do largohet nga Interi dhe se është e vështirë që kjo skuadër të rigjejë formën që kishte në vitin kur fitoi gjithçka apo, siç njihet ndryshe, viti i tripletave.

 

 

Napoli

ka shfaqur interes për talentin e Kremonezes, Alesandro Favali. Por duhet theksuar fakti që për këtë lojtaë është konkurrenca e Juventusit dhe Fiorentinës, të cilët kanë dërguar vëzhgues. Ndërkohë në shënjestrën e Napolit është edhe mesfushori i Borusia Mynçenglenbahut, Herman. 21-vjeçari kushton 3.5 milionë euro dhe Delaurentis mendon t’i paguaj para ekipit londinez të Arsenalit që e ndjek prej muajsh.

 

Roma

ka shfaqur interes për mbrojtësin e Borusia Dortmundit, Subotiç. Por sipas agjentit të lojtarit, Subotiç nuk do të largohet nga Borusia në këtë merkato: “Neven tek Roma? Nuk di asgjë, janë të gjitha shpifje të medias italiane. Ai është një lojtar i Borusias dhe do qëndrojë i tillë deri në fund të sezonit, pasi ndihet mirë këtu”. Roma pas dëmtimit të Burdizos po kërkon një qendërmbrojtës për të zëvendësuar mungesën e gjatë të argjentinasit. Por në objektiv janë edhe Garain dhe Silvestren. Ndërkohë për sa i përket mesfushorit të kombëtares De Rosi, ky i fundit është pranë largimit nga Roma për shkak se nuk e ka rinovuar ende kontratën.

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 60 here.
Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesoreKombetarja Edmond Sufaj Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë, do të marrë pjesë në ndeshjet eliminatore në kompeticionet europiane dhe botërore. Pas paraqitjeve mbresëlënëse në tre takimet e fundit miqësore, pritet zyrtarizimi i pjesëmarrjes së saj në ndeshjet eliminatore në fund të vitit. “Në fund të vitit presim që të marrim konfirmimin zyrtar nga FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e kombëtares së femrave në ndeshjet zyrtare”, tha sekretari i përgjithshëm i...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit