Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ivan u kerkon ndjese italianeve. Sulmi kunder federates serbe

Publikuar me : 14.10.2010 Ne : Kuriozitete - 131 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

ITALI- Ivan Bogdanov, protestoi kunder Federates serbe te Futbollit dhe jo ndaj italianeve. I kerkoj ndjese Italise dhe italianeve,- u shpreh sot Bogdanov nepermjet avokatit te tij. Asnjehere, tha perfaqesuesi ligjor i Bogdanov, nuk kemi menduar te shkaktojme trazira ne itali pasi ky eshte nje vend qe e dua shume. Une asnjehere nuk kam qene ketu me pare, por eshte nje vend shume i bukur- eshte shprehur Ivan Bogdanov


Ivan dhe shtate te arrestuarit e tjere tifoze te skuadres beogradase Ylli I kuq po qendrojne ne burgun e Pontedicimos, qe nga e marta.


Bogdanov, shtoi gjithashtu se zemerimi i tifozeve i drejtohej portierit te kombetares Vladimir Stojkovic, i cili kishte pak kohe qe kishte tradhetuar skuadren e tyre, duke kaluar ne nje tjeter ekip.



***


Pas pezullimit te ndeshjes Itali-Serbi, shoqeruar me djegien e flamurit shqiptar nga ultrasit serbe, policia ka vene ne pranga 17 persona, mes tyre edhe kapon e ngjarjes se turpshme.


ANSA ka publikuar sot foton e serbit qe preu rrjeten ne stadium, duke nxitur tifozet e tjere te hidhnin fishekzjarre ne fushe, duke u ndalur ne pamjen e tij dhe trupin me tatuazhe.


Agjensia raporton sot se mbreme perleshjet u transferuan jashte stadiumit Marassi deri rreth ores 2 pas mesnates dhe numerohen 35 huligane te denoncuar, nderkohe qe 138 jane te identifikuar.


Mes 16 te plagosurve, ndodhen edhe dy karabiniere italiane. Nderkohe, televizioni publik serb e denoi sjelljen e ultrasve. Ky eshte nje turp i vertete per Serbine dhe nje turp per futbollin tone, u shpreh komentatori gjate momenteve kur ndeshja u nderpre.

Serbia, ndjese Italise
Serbia i ka kerkuar ndjese Italise per incidentin gjate ndeshjes, te cilin mediat serbe e kane cilesuar te turpshem dhe cnderim.
Keta ekstremiste nuk perfaqesojne ndjenjat e popullit serb, tha ambasadorja serbe ne Rome, Sanda Raskovic-Ivic, duke shtuat se ajo qe ndodhi ishte fatkeqesi dhe shume e shemtuar.


Une dhe te gjithe serbet jemi te turperuar. Gjej rastin per te kerkuar ndjese ne emer te ambasades, qeverise dhe gjithe popullit serb, tha Raskovic-Ivic.



Ndersa Ministri i Jashtem italian, Franco Fratini, ne nje njoftim zyrtar ne faqen e tij ne internet, tha se nga kontaktet qe ka pasur me homologun e tij serb Vuk Jeremic, ka marre gjithe garancine, se po punohet per identifikimin e pergjegjesve dhe se ata do te marrin denimin e merituar.

Ngjarja
Ultrasit e kombetares serbe te ndodhur ne Itali per te ndjekur perballjen mes vendit te tyre dhe Italise kane kthyer skenat guerrilase ne stadiumet italiane. Pak para se te fillonte ndeshja tifozet serb jane perleshur me tifozet italian ndersa kane shfaqur edhe njehere urrrejtjen qe kane per shqiptaret duke djegur nje flamur shqiptar. Sipas mediave italiane, sherri mes tifozeve kishte filluar perpara ndeshjes, ndersa policia kishte bere disa arrestime. Ndersa te dy ekipet perfaqeseuese perpara se te interpretoheshin himnet kombetare u eshte dashur te kthehen ne dhomat e zhveshjes per shkak te kaosit dhe perleshjeve mes tifozeve ne stadium. Ndeshja mes Italise dhe Serbise e vlefshme per Euro 2012 eshte anulluar.


Nderkaq nje komentator i Rai Unos pasi u ka bere thirrje tifozeve te qetesohen, ka vene re se lojtaret e perfaqesueses serbe ishin duke pershendetur tifozet e tyre me nje gjest nacionalist. Me saktesisht kamera ka kapur Stankovic, i cili pershendeste tifozet me nje gjest nacionalist serb, me origjine te lashte ( qe perfaqeson kryqin ortodoks serb) por qe eshte perdorur gjeresisht edhe gjate luftes

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kamikazet e drejtesise perballe vellezerve Deda

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 55 here.
Fatos Mahmutaj Zabit Deda, vëllai i Hekuran Dedës të vrarit më 21 janar, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, pasi akuzoi publikisht kryeministrin Sali Berisha, se i kishte dërguar njerëz në shtëpi me foton e vrasësit të vëllait. Kushti ishte që të pranonin Berishën në shtëpi. Më kot u mundua Berisha të blinte gjakun e dibranit fisnik Hekuran Deda duke trokitur ditën e mortit në shtëpinë e tij. Madje jo ditën sipas traditës së mirë shqiptare, por natën...Lexo te gjithe artikullin »


» Si e njoha Niko Agon
» Amnistimi i Serbise
» Bashkemoshatareve te mia
» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit