Batler - Urgjentisht te nise dialogu
Sot ne Tirane mberrin Natasha Batler, zedhenesja e komisionerit te Bashkimit Europian,
Shtefan Fyle. Vizita e Batler eshte e lidhur drejtpersedrejti me krizen aktuale mes partive
politike te medha ne vendin tone.
Pas seances se fundit plenare, e cila degjeneroi ne
grushta e ne sharje, kriza eshte transferuar edhe ne parlament, e me sa duket po thellohet.
Per kete arsye pritet qe BE te marre nje rol me aktiv ne ndermjetesimin mes paleve, e
ne vendosjen e urave te kontaktit.
Puna dhe diskutimet ne Parlament duhet te jene ne
harmoni me aspiratat europiane te popullit shqiptar. Eshte pergjegjesia e autoriteteve
politike shqiptare qe te vendosin nje dialog demokratik mes tyre ne menyre urgjente, -
drejtoi apelin partive politike Natasha Batler, zedhenese e komisionerit Stefan Fyle.
Ashton - Pas Tunizise, menjehere ne Tirane
Thellimi i krizes politike ne Shqiperi do te pasoje nje seri vizitash te nderkombetareve per
te ulur tensionin midis partive politike dhe per te negociuar mbi situaten.
Pas raportimit te Miroslav Lajcak duket se do ti vije radha baroneshes Kethrin Ashton te nderhyje me autoritetin e vet per te zbutur qendrimet ekstreme te paleve. Ashton ka lajmeruar se do
te vije se shpejti ne Shqiperi ne nje vizite zyrtare.
Gjate kesaj vizite pritet te takohet me kreret me te larte te vendit, me drejtuesit e mazhorances dhe opozites per te diskutuar krizen politike qe ka perfshire vendin. Vizita e saj eshte lajmeruar nga Batler, e cila ben te ditur se Ashton do te vizitoje Shqiperine menjehere pas kthimit te saj nga misioni Tunizi qe parashikohet per javen tjeter.
Lajcak - Ta zgjidhin vete!
Raportuesi i Parlamentit Europian, Mirosllav Lajcak ka qene vizitori i fundit ne Tiranen
e nxehur nga konflikti politik. Pas nje serie takimesh koke me koke me presidentin,
lideret e partive dhe disa drejtues institucionesh Lajcak ka dale me qendrimin publik
se Krizen duhet ta zgjidhin vete palet politike shqiptare.
Lajcak mesohet se ka mbajtur
te njejtin qendrim edhe kur ka prezantuar raportin ne asamblene e Parlamentit Europian.
Bindja e tij eshte se Bashkimi Europian dhe institucionet e tjera duhet te jene prezente
ne formen e monitoruesve dhe facilituesve te debatit, por nuk duhet te nderhyjne per te
marre qendrime eksplicite ne favor te njeres apo tjetres zgjidhje. Sipas Lajcak, zgjidhja
duhet te rezultoje nga negociatat mes mazhorances dhe opozites.
Ato qe nuk thone kurre ne deklarimet publike. Zbardhet biseda mes Lajcak, Svoboda, Kukan, Boshtinaru etj, pasi i derguari ne Tirane, u tregon per bisedat konfidenciale me Berishen dhe Ramen
Nuk ka shqiptare qe nuk e ka bere se paku njehere me ze te larte kete pyetje Ore cfare mendojne vertet keta nderkombetaret, si e kane hallin qe flasin me arra ne goje?
Dhe nje pergjigje mund ta merrni nga zbardhja e kesaj bisede mes zyrtaresh te larte te BE-se te angazhuar per te zgjidhur krizen ne Shqiperi. Ne kete komunikim te lirshem midis tyre, ata jane shume me pask zyrtar se ne deklarimet publike.
Miroslav Lajcak, drejtori menaxhues i BE-se per krizat ne Ballkan
Situata ne pergjithesi eshte me e qete se perpara, por kriza politike po thellohet. Ata mendojne se nuk mund ta zgjidhin kete krize dhe presin ndihmen tone. Nderkohe qe ata nuk jane ende gati per te bere pjesen e tyre te punes.
Ata besojne se Bashkimi Europian do te zgjidhe problemin ne vend te Rames e Berishes, cfare nuk eshte normale. U mundova te tregohem i qarte me ta se BE nuk ndermjeteson. Aty ka disa hapa pozitive. Se pari, sic e dime, Z. Berisha hoqi dore nga protesta dhe u lejua qe te merret ne pyetje Garda e Republikes.
Ne anen tjeter, pas demonstrates se pare, te tjerat kane qene shume te qeta e te paqshme, Rama potencialisht i ka kontrolluar ato. Tani, mesazhi im, me i rendesishem, ndaj z. Berisha, ishte qe te ulej pershkallezimi i situates. Pata nje diskutim te ashper mbi faktin pse organi i komisionit hetimor parlamentar nuk eshte i duhur, pse eshte i gabuar e se i duhet dhene fund retorikave.
Ai u mundua qe ta kuptonte. Kryeministri tha se do te ishte mbeshtetes e se ai po kerkon qe situata te stabilizohet. Ai u demonstrua shume konstruktiv e me tha Vetem me thuaj cte bej tani. Dhe une i thashe atij, se ishte pergjegjesia e tij qe te kujdesej per gjithe kete histori.
Ata kane shume frike se mos humbasin liberalizimin e vizave dhe luten qe kjo te mos ndodhe. Ju fola per zgjedhjet lokale e qe te ndjekin axhenden europiane, cfare mbetet ende per tu bere ne menyre qe te permbushet lista e kerkuar. Te dy palet po e konsiderojne mundesine e dialogut. Rama nuk do te njohe rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe qendrimin e Komisionit se Shqiperia eshte vend parlamentar funksional.
Rama do te donte qe ne te shpreheshim per zgjedhjet e parakohshme dhe ai na fajeson pse BE nuk shpreh nje mesazh te qarte mbi kete. Ne pergjithesi vizita ishte e dobishme. U shpjegova atyre se, nese do te duhej qe te vinim per te treten here, duhet te kishim, pertej qendrimeve, edhe dicka konkrete. Jam i shqetesuar mbi zgjedhjet lokale, pasi socialistet po bojkotojne emerimet ne komisionet zgjedhore.
Rama me tha se ai do te preferonte qe te shtynte zgjedhjet lokale, me qellim qe kjo periudhe te perdorej per te punuar mbi ligjin elektoral. Une jam gati te shkoj atje perseri dhe mezi pres qe te kete dicka konkrete. U kam thene se kjo nuk eshte e mire per vendin e per popullin.
Pas rrefimit te Lajcak per ate qe kishte pare dhe degjuar ne Shqiperi, komentet e eurodeputeteve per qendrimet e Berishes dhe te Rames kane shkaktuar te qeshura ne salle, por u kerkua dhe nje plan B nga ana e BE-se per rrugedalje nga situata.
Hannes Seoboda, zevendeskryetar S&D ne PE
Besoj se me te gjithe koleget biem dakord se atje duhet te mbahen zgjedhjet sic duhen. Nevojitet qe zgjedhjet lokale te jene te ndershme, demokratike dhe transparente.
Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit per Ballkanin ne PE
Kur ju niset te flisnit, u bera optimist per pak kohe. Ju thate se Sali Berisha, kryeministri i vendit ju kishte thene na thoni cte bejme, dhe ne do ta bejme. E pabesueshme, Berisha pranon se ka bere gabim, kjo me beri te isha optimist.
Por, pastaj, ju me kthyet ne realitet. Eshte e rendesishme, nese ata seriozisht duan te bisedojne me njeri-tjetrin, por ju treguat sesi ata jane skeptik mbi kete dialog. Duhet te ecim me tutje. Seriozisht, mund te themi cte duam per kryeministrin dhe shefin e opozites, por Rama refuzon legjitimitetin e zgjedhjeve te kaluara, nuk njeh qeverine si legjitime.
Bie dakord me ty se zgjedhjet lokale jane te rendesishme. Nese shtyhen per hir te dialogut mire, por nuk jam i sigurt, nese do te arrihej dialogu nderkohe. Jam skeptik qe dy apo tre jave kane per te sjelle dialogun mes Rames e Berishes, nese shtyhen zgjedhjet lokale pertej 8 majit. Ndaj, shko atje prape e bej dicka.
Vicktor Bostinaru, zevendeskryetar i delegacionit per Ballkanin, PE
Prape i njejti muhabet. Jane gati ata per dialog? Nese eshte keshtu une do te isha partizan, por ne vezhgimin tim, e me informacionet qe te gjithe ne kemi, Parlamenti Europian u propozoi nje marreveshje, nje draft me disa pika.
Dhe ata erdhen, Berisha tha Kurre! e askush nuk i tha boll veprove keshtu e madje disa prej tyre, perserisin kengen e Berishes. Se dyti, ceshtja e korrupsionit mes ish-zevendeskryeministrit e ish-ministrit te Ekonomise. A dini ju, nese qeveria ka marre ndonje mase? Eshte e lehte te fajesohet vec njera pale, ti kerkohen veprime demokratike e kushtetuese.
Komisioni Europian perseriste kerkesen per dialog e ja ku jemi me krizen qe, sipas Berishes, ishte puc ndaj shtetit organizuar nga Edi Rama, e papritmas na doli se edhe Presidenti Republikes, Bamir Topi, ishte pjesemarres, por edhe Prokurorja e Pergjithshme, Rama, nuk e di si eshte emri i saj.
Edhe shefi i SHISH qe nuk paska dhene informacione mbi kete grusht shteti. Kush mund te besoje tani per gatishmerine dhe objektivitetin e z. Berisha per ti dhene fund krizes politike me ane te dialogut. Kur ai hedh poshte edhe njerezit qe i ka emeruar vete. Asnje prej ketyre nuk ishte i opozites, te gjithe u zgjodhen nga partia e tij. Une nuk besoj per vete. Ndaj pyetja ime eshte kush eshte Plani B?
Jelko Kacin, eurodeputet, grupi liberal
Une mendoj se Rama nuk do qe te emeroje njerezit ne komisionet zgjedhore, sepse ka frike te tregoje emrat e komisionereve te tij, pasi ata do te ekspozoheshin keshtu ndaj korrupsionit e mund te kercenoheshin.
Miroslav Lajcak, drejtori menaxhues i BE-se per krizat ne Ballkan
E rendesishme eshte qe te nxitet mbajtja e zgjedhjeve te ndershme ne Shqiperi. Ata nuk duan te paguajne asnje cmim per cfare po bejne. Ne nuk mbajme ane. Rama do te ishte me i besueshem, nese do te kritikonte funksionimin e institucioneve nga brenda Parlamentit. Nese ai nuk beson tek anetaret e vet se nuk do te korruptohen ne komisionet zgjedhore, atehere nuk ka me shprese. Per Berishen, nese atij nuk i pelqejne njerezit, mire, por nuk duhet kurre qe ai te sulmoje institucionet. Ne duhet te vezhgojme mire zgjedhjet lokale.