Publikuar me : 29.12.2011 Ne :
Kronike - 94 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Policia e Janinës ka rënë në gjurmët e një sasie tepër të madhe lënde narkotike, e cila transportohej nga dy shtetas shqiptarë.
Sipas policisë, bëhet fjalë për 80 kg hashash të cilat kanë qënë të paketuara në 4 çanta, të vendosura në makinën e dy transportuesve.
Ende nuk bëhet i ditur indetiteti i tyre, kjo për arsye hetimi.
Trafikantët shqiptarë janë arrestuar, ndërsa janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasia e drogës, të cilën e posedonin dy të rinjtë 28 dhe 29 vjeç.