Publikuar me : 29.08.2011 Ne :
Rajoni - 99 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ministri japonez i Financave, Yoshihiko Noda, ka fituar garën për kreun e Partisë Demokratike Japoneze, me shumë gjasa edhe postin e kryeministrit. Noda doli fitues në balotazhin me ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Banri Kaieda.
Noda vjen në krye të Partisë Demokratike Japoneze pas dorëheqjes së liderit të saj, njëkohësisht dhe kryeministër, Naoto Kan. Kan dha dorëheqjen nga të dy postet një javë më parë.