Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Jemi favoritet kryesore per kampionatin

Publikuar me : 28.11.2011 Ne : Sport - 56 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Masimiliano Alegri


Nga Xhek Preçetaj

Në ndeshjen e sotme trajneri i Milanit duhet ta nxjerrë skuadrën e tij në fushë kundër Kievos pa Nestën dhe, me shumë mundësi, pa Tiago Silvën. Masimiliano Alegri shprehet: “Do të luajë Jepes dhe ndoshta Bonera në qendër. Tiago Silva është mirë për momentin, por megjithatë duhet të rikuperohet plotësisht nga dëmtimi që mori në sfidën ndaj Barcelonës. Do të vlerësohet prania e tij në fushë deri në minutën e fundit. Duhet pasur shumë kujdes kundër Kievos, pasi është një ekip i cili i ka hapur probleme shumë klubeve të tjera”, shprehet Alegri. “Objektivi im dhe i skuadrës është që të marrim sa më shumë pikë përpara datës 21 dhejtor, në mënyrë që të jemi të parët ose, të paktën, të jemi një pikë larg përpara mbylljes së pjesës së parë të kampionatit.” Ndërkohë, për sa i përket skuadrave të tjera, “Udineze po vazhdon punën e filluar vitin e kaluar. Lacio po arrin të konfirmohet. Juventusi ka bërë një merkato shumë të mirë dhe rezultatet që ka arritur të marrë deri tani në kampionat, tregojnë qartë që është një nga favoritet për të fituar kampionatin. Ndërkohë ne paraqitemi me të njëjtin status, pasi jemi kampionët në fuqi, ndaj dhe jemi favoritët kryesorë. Për sa i përket sfidës së humbur ndaj Barcelonës, ajo nuk është asgjë për ne, madje na jep kurajë për të vazhduar më tej dhe për të bërë një paraqitje të mirë në sfidat në vijim. Luajtëm mirë ndaj tyre”.

Për sa i përket pyetjes ngacmuese për merkaton e janarit që lidhet me argjentinasin e Mançester Sitit, Alegri shprehet: “Nuk dua të flas për lojtarët e skuadrave të tjera, pasi nuk është korrekte. Në janar do të shohim gjithçka”. Kjo pyetje mori nismë nga deklaratat e agjentit të argjentinasit, i cili ishte shprehur se ekipi primar për transferimin e lojtarit, është Milani. Megjithatë, edhe Juventusi ka një ofertë e cila e kalon atë të Milanit dhe që shkon në 4 milionë euro deri në qershor dhe 27 milionë të tjera të cilat do të paguhen për 3 vitet në vazhdim. Me shumë gjasa, klubi anglez do ta pranojë këtë ofertë.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesore

Publikuar me : 24.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 60 here.
Kombetarja e femrave, paraqitje kampionesh ne miqesoreKombetarja Edmond Sufaj Skuadra kombëtare e femrave të Shqipërisë, do të marrë pjesë në ndeshjet eliminatore në kompeticionet europiane dhe botërore. Pas paraqitjeve mbresëlënëse në tre takimet e fundit miqësore, pritet zyrtarizimi i pjesëmarrjes së saj në ndeshjet eliminatore në fund të vitit. “Në fund të vitit presim që të marrim konfirmimin zyrtar nga FIFA dhe UEFA për pjesëmarrjen e kombëtares së femrave në ndeshjet zyrtare”, tha sekretari i përgjithshëm i...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid
» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit