Publikuar me : 10.10.2011 Ne :
Kronike - 59 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Sot në Gjykatën e krimeve të rënda u dha vendimi për antarët e nbandës së Durrësit. Seanca gjyqësore zgjati 6 orë gjatë së cilës është lexuar vendimi me 282 faqet e konkluzione të prokurorisë për 16 të pandehurit.
Prokurori Anton Martini ka dhënë burgim të përjetshëm për drejtuesin e bandës së Durrësit Lulzim Berishën. Me burgim të përjetshëm janë dënuar dhe Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, si dhe Endrit Dokle.
I pandehuri Adriatik Coli mori gjithashtu masën e dënimit me burgim të përjetshëm, por dënimi i tij është ulur me 10 vite burg për shkak të bashkëpunimit me prokurorin. Me 25 vjet burg kërkoi prokurori për Sardian Sulejmanin, Kujtim Bunën, Altin Ollonin, Elvin Hoxhosmanin, Alban Nelin, Selman Hetin dhe Spartak Kalthin.
20 vjet burg u kërkuan për anëtarët e tjerë të bandës së Durrësit Altin Nikollën dhe Kristian Begun, ndërsa për Ahmet Ajetin dhe Osman Karpozi me 21 vjet heqje lirie. Sipas prokurorit vrasjet e kësaj bande kanë pasur karakteristika të njëjta dhe ky grup ka qëndruar i bashkuar 4 vite me radhë dhe më pas është ndarë.
Avokati mbrojtjes kërkoi një muaj kohë për të përgatitur mbrojtjen e tyre. Kërkesa është hedhur poshtë nga gjykata e cila vendosi datën 13 tetor ora 9.00 zhvillimin e seancës ku avokatët do të japin konkluzionet e tyre.